Leonardo da Vinçi shpiku veturën e parë

METi

-=EdoLorEli=-
Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si mjeshtri i Rilindjes për pikturën dhe shpikjve inxhinierike, megjithatë pak e patën menduar atë si shpikësi i veturës së tanishme.
Por në fillim të këtij muaji, Muzeumi i Historisë dhe Shkencës në Firence, zemra e Rilindjes Italiane, shfaqi të parën ngrehinë vetlëvizëse të ndërtuar duke u mbështetur mbi një seri skicash të gjetura ndërmjet shënimeve origjinale të Leonardo da Vinçit.
Ngrehina me pamje primitive përdor sustat në vend të lëndës djegëse dhe ndoshta ishte synuar të nxiste përshtypje të posaçme gjatë ceremonive të mirësjelljes. Megjithatë njohësit në këtë fushë thojnë se kjo ngrehinë është akoma e para veturë vetshtytëse e ndërtuar në botë. Shënimet e Leonardo da Vinçit përfshijnë gjithashtu edhe makina fluturuese te ngjashëm me helikopterët e sotëm, nëndetse, tanke ushtarakë dhe dyrrotakë.
I lindur në Firence më 1452, Leonardo da Vinçi gjykohet si Njeriu themelor i Rilindjes, duke qenë njeri me dhunti në pikturë, skulpturë, inxhinieri dhe muzikë. Kqyrja e shënimeve të Leonardo da Vinçit u bë vetmë tani edhe pse kishin kaluar 500 vjet nga koha kur ato u bënë. Modelet e ndërtuar dhe të vendshikuar në Muzeun e Firences mund të shikohen deri më 5 Qershor 2004 edhe ne faqen e internetit: Leonardo's Automobile

Përgatiti Saimir Lolja
Nën-Prof. Dr. PEng.
 
kam qene gjithmone e apasionuar pas veprave te leonardos................
dhe kjo shpikje shume interesante,njelloj si te tjerat(sa fiksim e kam kripteksin)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top