Nga muaji i ardhshëm në tregun kinez fillon shitja e celularit O1 të kompanisë Lenovo, i cili është inspiruar në iPhone, por i pajisur me sistemin operativ Android.
Operatori më i madh në botë, China Mobile, ka paralajmëruar për muajin e ardhshëm fillimin e shitjes së celularit O1 të gjeneratës së tretë (3G) nga kompania Lenovo, të cilin tanimë e thërrasin "OPhone" për shkak të ndikimit të dukshëm të dizajnit të iPhone në këtë pajisje.
Pajisja është e bazuar në sistemin operativ Google Android, derisa mbështet standardin kinez 3G TD-SCDMA të cilin tani për tani supozohet se e përdorin vetëm tre për qind e shfrytëzuesve kinezë. Do të duhej të ishte pikërisht ky celular i cili do të nxisë shfrytëzuesit që të pranojnë dhe përdorin komunikimet 3G.
Në stilin e Apple App Store, China Mobile ka për qëllim të nis dyqanin e vet online Mobile Market për aplikacione të celularit O1.
*telegrafi*