Lëngjet pa sheqer kundër mbipeshës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Të gjithë ata të cilët luftojnë me peshën e dinë se humbja e kilogramëve të tepërt është vetëm gjysma e punës, pasi që është vështirë të mbahet pesha e arritur trupore pas fazës së dobësimit.

Një studim i realizuar së fundmi, sugjeron se në këtë luftë ndihmesë të madhe ofron konsumimi i lëngjeve pa sheqer.

Ekspertët kanë analizuar sasinë e përgjithshme të kalorive të proteinave, yndyrave, karbohidrateve dhe lëngjeve te 300 persona të cilët kishin humbur kilogramët e tepërt.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer natyral, jo atyre me sheqer të rafinuar, është një strategji e rëndësishme në mbajtjen e peshës së arritur trupore.

Edhe pse ky studim pohon se lëngjet pa sheqer të rafinuar janë një metodë e mirë për mbajtjen e linjës trupore, autorët e studimit thonë se kjo nuk është një zgjidhje magjike, duke shtuar se duhet të ndryshohen edhe shprehitë tjera (ushqyese dhe të aktivitetit fizik) të cilat kanë sjellë deri te grumbullimi i kilogramëve.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top