Lëkura, sytë dhe hunda tek I Posaliduri

braziljania

Anëtar i Nderuar
Skuqja e lëkurës. Tek i porsalinduri, por edhe më tej, shpesh vërejmë skuqje të lëkurës të së ndenjurave, të rrëzës së kofshëve, të organeve genitale, të qafës, të sqetullave, pra në të gjithë ato vende ku lëkura formon pala.

Përgjithësisht, shkaku i kësaj skuqjeje është, higjena e mangët, aciditeti më i lartë i urinës dhe i të dalave jashtë dhe shpesh herë vihet re edhe kur, për lehtësi, fëmija pastrohet vetëm me letra të lagura.

Lëkura duket e skuqur, më pak apo më shumë e ndonjëherë ajo të jep përshtypjen e lëkurës së djegur. Vende vende ajo është e zhvoshkur, e rrjepur, në formë luspash të vogla. Në gjëndje më të avancuara vërehet edhe lëngëzim i saj. ا’duhet të bëjmë?

Rëndësinë kryesore, në të gjithë veprimet që duhet të bëjmë, e ka LARJA. Ajo, duhet të bëhet me fërkim paksa të fortë me shtupë, në mënyrë që të eleminojmë të gjitha mbeturinat që mund të kemi. Madje edhe luspat e lëkurës!

Pas larjes, fëmija futet në një legen, kovë apo govatë, ku kemi përzier ujë me permaganat në mënyrë të tillë që ngjyra e përzierjes të jetë rozë e çelët dhe futim në të fëmijën, të cilin, e mbajmë për rreth 5 minuta. Pas kësaj, bëjmë lyerjen e zonës së sëmurë me Pomadë Borike 3% e cila prodhohet nga shumë prej farmacive tona.

Kujdes, lyerja duhet të jetë e imët, sikurse gratë lyhen kur bëjnë tualetin, e jo trashë, sikur po lyejmë bukën me gjalpë. Kjo procedurë bëhet shpesh. Mos e lini fëmijën të qëndrojë në urinën dhe feçen e tij për kohë të gjatë qoftëedhe pse mund të përdorimpampers! ثshtë e këshillueshme dhe e rekomandueshme të mos përdorim pudra në këto pjesë të lëkurës!

Pastrimi dhe mjekimi i syve. Pastrimi është një proces i domosdoshëm dhe i përditshëm, që realizohet me përdorimin: E ujit të vluar dhe të vakur apo tretësirës së kripës së gjëllës në ujë ( solucion fiziollogjik) të cilin mund ta gjejmë në çdo farmaci. Mjekimi: Në situata të ndryshme, për shkak të pluhurave, përdorimit të peshqirëve apo të pecetave të pa pastërta, apo sëmundjeve të ndryshme, sytë e fëmijëve të porsalindur, por edhe më të rritur, mund të infektohen. Në këto raste vërejmë skuqje të mukozës së nën kapakëe të syve e prej tyre rrjedhin sekrecione me qelb (sklepat).


Fëmijët kanë dhimbje e djegie të syve dhe janë të shqetësuar. Në këto raste para se të kontaktoni mjekun mund të veproni vetë duke përdorur: çaj kamomili apo solucion Acidi Borik 3 %. Teknika e veprimit: Në të dy rastet, si për larjen ashtu edhe për mjekimin, teknika është e njëjtë ndryshon vetëm lëngu, solucioni që përdorim. Lahen mirë duart para se tëveprojmë me fëmijën.

Njomet një copë pambuk i bollshëm që të kapet mirë me katër gishtrinj. Vendoset dora mbi cepin e jashtëm të syrit dhe tërhiqet drejt cepit të brëndshëm duke e shtypur nga pak në mënyrë që lëngu të futet brenda kapakëve të syrit dhe të marrë me vete të gjitha papstërtitë. Ky veprim bëhet 4-5 herë. Po kështu vepohet edhe me syrin tjetër.

Kujdesi për hundët. Tek të porsalindurit, (për shkak të ndërtimit anatomik të tyre, kanalet e kalimit të ajrit janë shumë të ngushta) hundët mund të bllokohen fare kollaj. Ato mund të mbufaten, të zihen nga rrjedhja e sekrecione të lëngshme e të tejdukshme apo nga korriçka të vogla që formohen nga tharja e këtyre sekrecioneve.
 
Këto gjëndje janë shumë të bezdisshme për të porsalindurin por edhe përtej kësaj moshe. Vështierësia më e madhe vërehet në momentin kur foshnjet flenë apo ku pinë. Kjo vështirësi shpjegohet me papjekurinë e trurit për të komanduar frymëmarrjen me gojë gjatë gjumit dhe gjatë të pirit. Për foshnjet kjo është pothuajse e pamundur të realizohet pa u zgjuar apo pa u mbytur.
ا’duhet të bëjmë: Mjeti i vetëm, i domosdoshëm, i vlefshëm dhe i pa dëmshëm është tretësira në ujë e kripës së gjellës, (solucioni fiziollogjik 9%◦) për të gjitha veprimet që do të na duhet të bëjmë me hundën e fëmijës dhe që mund ta gjejmë në çdo farmaci me flakone të vegjël me pikatore apo në formë shishesh që sprucojnë solucionin: Në rast mbufatjeje apo rrjedhje sekrecionesh: hedhim nga dy pika solucion në secilën vrimë hunde në kohën para se ta vemë fëmijën në gjumë apo para se ta vemë në gji.

Veç këtyre momenteve, mund të hedhim edhe herë të tjera në rast se është e domosdoshme, kur shikojmë se frymëmarrja është e penguar. Mos kini frikë nga solucioni fiziollogjik. Në rast korriçkash: Fillimisht bëhet zbutja e tyreme 2-3 pika solucioni fiziollogjik dhe pastaj bëjmë heqjen e tyre me shkopinjza me pambuk në majë. Duhet bërë kujdes që gjatë kohës që punojmë, të jemi të ngadalshëm, të butë, të bisedojmë me të apo t’i këndojmë. Kjo për të vetmen arësye se të gjitha veprimet janë të bezdisëshme për foshnjën.

Kujdesi për veshët. Tek fëmijët e porsalindur, por edhe tek të gjithë fëmijët e vitit të parë të jetës, mund të kemi mjaft probleme me infeksionin e veshit të mesëm (otitin akut) Ashtu sikurse edhe tek hundët, kjo mundësi e shtuar për infeksionin e tyre, vjen si rezultat i ndërtimit të tyre anatomik.

Ju e dini, ose duhet ta dini, që veshi lidhet me gojën me një tub, në mënyrë që të sigurohet ajrosja e tij. Tek fëmijët e vitit të parë ky tub ka pozicion horizontal, e pas kësaj moshe ai merr pozicionin vertikal. Si rezultat i këtij pozicioni favorizohet kalimi i pështymës apo mbeturinave ushqimore nga goja në drejtim të veshit, sidomos pas kollitjeve apo tështitjeve.

Me kalimin e kohës këto mbeturina fillojnë të dekompozohen dhe të realizojnë infeksionin e veshit të mesëm. Nga ana tjetër pakujdesia gjatë banjave mund të shkaktojë infeksionin nga jashtë. Kujdes pra gjatë banjës ruani mosfutjen e ujit në vesh. اfarë paraqet një otit: Dhimbje të forta, të papritura, mjaft të bezdisëshme për fëmijën dhe prindërit.

Ato mund të jenë për kohë të gjatë, por edhe valë – valë. Shpesh mund të kemi edhe temperaturë. Infeksioni dallohet kollaj nëse shtypim lehtazi atë sektor që ne e quajmë tragusi i veshit. Para se të kontaktoni me mjekun, hidhini fëmijës tuaj 2-3 pika alkool borik 3%, mundësisht të vakët për ta qetësuar atë e pastaj kërkoni ndihmën mjekësore për të vazhduar më tej trajtimin e duhur.

Duke përfunduar kujdesin për këto tre organe të rëndësishme të shqisave do të këshilloja: Mbani në kutitë tuaja të urgjencës:Solucion fiziollogjik, tretësirë e kripës së gjellës (1-2 shishka plastike); Solucion Acid Borik 3%- 100 ml; Alkol Borik 3% - 1 shishkë plastike; një paket me bimën e kamomilit si dhe një pako me shkopinj të pambukëzuar.

Mos hidhni kurrë në sy, vesh apo hundë Qumësht gjiri! Për syrin dhe veshin, yndyra që përmban qumështi nuk do të bënte gjë tjetër veç se do të shtonte grumbullimin e pluhurave e si rezultat do të vështirësohej e do të zgjatej mjekimi.

Në rastin e hundës pasojat mund të ishin edhe më të rënda. Në teshtitjen e fëmijës, që fillimisht shoqërohet me një thithje të fortë e të thellë të ajrit, mundet që pikëzat e yndyrës së qumështit të ngelura në qimet e hundës, të thithen bashkë me ajrin e të përfundojnë në mushkëri.

Kjo do të sjellë me vete atë që ne e quajmë bronkopneumonia respiratore e, që do të na detyrojë të mjekojmë një sëmundje të pa llogaritur fare.


r,spekter*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top