braziljania
Anëtar i Nderuar
Skuqja e lëkurës. Tek i porsalinduri, por edhe më tej, shpesh vërejmë skuqje të lëkurës të së ndenjurave, të rrëzës së kofshëve, të organeve genitale, të qafës, të sqetullave, pra në të gjithë ato vende ku lëkura formon pala.
Përgjithësisht, shkaku i kësaj skuqjeje është, higjena e mangët, aciditeti më i lartë i urinës dhe i të dalave jashtë dhe shpesh herë vihet re edhe kur, për lehtësi, fëmija pastrohet vetëm me letra të lagura.
Lëkura duket e skuqur, më pak apo më shumë e ndonjëherë ajo të jep përshtypjen e lëkurës së djegur. Vende vende ajo është e zhvoshkur, e rrjepur, në formë luspash të vogla. Në gjëndje më të avancuara vërehet edhe lëngëzim i saj. ا’duhet të bëjmë?
Rëndësinë kryesore, në të gjithë veprimet që duhet të bëjmë, e ka LARJA. Ajo, duhet të bëhet me fërkim paksa të fortë me shtupë, në mënyrë që të eleminojmë të gjitha mbeturinat që mund të kemi. Madje edhe luspat e lëkurës!
Pas larjes, fëmija futet në një legen, kovë apo govatë, ku kemi përzier ujë me permaganat në mënyrë të tillë që ngjyra e përzierjes të jetë rozë e çelët dhe futim në të fëmijën, të cilin, e mbajmë për rreth 5 minuta. Pas kësaj, bëjmë lyerjen e zonës së sëmurë me Pomadë Borike 3% e cila prodhohet nga shumë prej farmacive tona.
Kujdes, lyerja duhet të jetë e imët, sikurse gratë lyhen kur bëjnë tualetin, e jo trashë, sikur po lyejmë bukën me gjalpë. Kjo procedurë bëhet shpesh. Mos e lini fëmijën të qëndrojë në urinën dhe feçen e tij për kohë të gjatë qoftëedhe pse mund të përdorimpampers! ثshtë e këshillueshme dhe e rekomandueshme të mos përdorim pudra në këto pjesë të lëkurës!
Pastrimi dhe mjekimi i syve. Pastrimi është një proces i domosdoshëm dhe i përditshëm, që realizohet me përdorimin: E ujit të vluar dhe të vakur apo tretësirës së kripës së gjëllës në ujë ( solucion fiziollogjik) të cilin mund ta gjejmë në çdo farmaci. Mjekimi: Në situata të ndryshme, për shkak të pluhurave, përdorimit të peshqirëve apo të pecetave të pa pastërta, apo sëmundjeve të ndryshme, sytë e fëmijëve të porsalindur, por edhe më të rritur, mund të infektohen. Në këto raste vërejmë skuqje të mukozës së nën kapakëe të syve e prej tyre rrjedhin sekrecione me qelb (sklepat).
Fëmijët kanë dhimbje e djegie të syve dhe janë të shqetësuar. Në këto raste para se të kontaktoni mjekun mund të veproni vetë duke përdorur: çaj kamomili apo solucion Acidi Borik 3 %. Teknika e veprimit: Në të dy rastet, si për larjen ashtu edhe për mjekimin, teknika është e njëjtë ndryshon vetëm lëngu, solucioni që përdorim. Lahen mirë duart para se tëveprojmë me fëmijën.
Njomet një copë pambuk i bollshëm që të kapet mirë me katër gishtrinj. Vendoset dora mbi cepin e jashtëm të syrit dhe tërhiqet drejt cepit të brëndshëm duke e shtypur nga pak në mënyrë që lëngu të futet brenda kapakëve të syrit dhe të marrë me vete të gjitha papstërtitë. Ky veprim bëhet 4-5 herë. Po kështu vepohet edhe me syrin tjetër.
Kujdesi për hundët. Tek të porsalindurit, (për shkak të ndërtimit anatomik të tyre, kanalet e kalimit të ajrit janë shumë të ngushta) hundët mund të bllokohen fare kollaj. Ato mund të mbufaten, të zihen nga rrjedhja e sekrecione të lëngshme e të tejdukshme apo nga korriçka të vogla që formohen nga tharja e këtyre sekrecioneve.