LEKSIONET E JETËS SIPAS BILL GATES, NË 11 RREGULLA: BOTËS NUK JA NDIEN PËR JU, TREGOJENI VETEN!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

LEKSIONET E JETËS SIPAS BILL GATES, NË 11 RREGULLA: BOTËS NUK JA NDIEN PËR JU, TREGOJENI VETEN!​

bill-gates-696x522.jpg


Pronari i Microsoft, autori, filantropi dhe adhuruesi i hamburgerëve – William Henry Gates III, i njohur si Bill Gates ka lënë gjurmë në histori.

Gates njihet si bashkëthemelues i kompanisë Microsoft.

Që në moshën 13 vjeçare Bill Gates shkroi programin e tij të parë softuerik dhe filloi të merrej me kodim.

Gates u bë miliarder në vitin 1986 dhe brenda një dekade pasuria e tij neto arriti në dhjetëra miliarda dollarë.

Në tetor të vitit 2022, Gates kishte një vlerë neto prej 107 miliardë dollarësh, duke e bërë atë njeriun e pestë më të pasur në botë.

Përveç Microsoft, Gates është i njohur edhe për punë bamirëse. Me ish gruan e tij, Melinda,
në vitin 1994 ai themeloi Fondacionin Bill & Melinda Gates. Përmes fondacionit, ata financuan programe globale shëndetësore, si dhe projekte në Paqësorin Veriperëndimor.

Një nga këshillat e tij është: Gjithmonë suksesi arrihet më e lehtë
kur punoni me një ekip se sa vetëm.

Në vazhdim ObserverKult ju sjellë disa leksione nga përvoja e jetës së tij:​

1: Jeta nuk është e drejtë, duhet të mësoheni me të.

2: Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.

3: Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, sa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në makinën tuaj. Ju do t’i fitoni me shumë mundim të dyja.

4: Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një shef në punë.

5: Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën “mundësi“ në vend të pagesës më pak se të takon.


6: Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.​


7: Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool“ dhe të zotët jeni.

8: Shkolla juaj mund t’ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!

9: Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t’ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.

10: Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë.

11: Silluni mirë me “budallenjtë”, sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre.

ObserverKult
 
Epo nese e thote Kill-Bill qe mban konferenca 1 here ne jave qe te ulet popullsia me va$$ina....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top