Lejohen vetëm lojëra që lidhen me profesionin

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Përdorimi

Në një nga pikat e rregullores thuhet qartë se ndalohet përdorimi i lojërave online, pasi shkaktojnë pengesa në zhvillimin normal të punës. Por qeveria ka bërë përjashtime të atyre lojërave që kanë lidhje me profesionin. Nisur nga ky fakt, punonjësit e Ministrisë së Financave mund të luajnë shumë mirë online bursën, duke blerë dhe shitur virtualisht valutë. Ndërsa punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë mund të aplikojnë lojën “Farmville”, në “Facebook”, e cila të ndihmon në zhvillimin dhe kultivimin e produkteve bujqësore. Duke vijuar më tej, punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, sipas rregullores, mund të luajnë pa problem “Poker-Texas”, kurse në Ministrinë e Mbrojtjes nuk e ndalon askush që të argëtohet duke luajtur “Counter strike”.
•shqip•
 
Back
Top