Lehtësia e padurueshme e qenies

Nga: Milan Kundera
… Njeriu nuk mund ta dijë kurrë çfarë duhet të dojë, sepse ai ka vetëm një jetë dhe atë nuk mund as ta krahasojë me jetët e mëparshme as ta ndreqë në jetët e mëpasshme. Është më mirë të jetë me Terezën apo të rrijë vetëm?

Nuk ka asnjë mënyrë që ta provojë se cili është vendimi i duhur, ngaqë nuk ekziston asnjë krahasim.
Gjithçka jetohet menjëherë për herë të parë dhe pa parapërgatitje. Si një aktor që hyn në skenë pa bërë kurrë një provë.

Po ç’vlerë mund të ketë jeta, nëse prova e parë e jetës është jeta vetë?
Prandaj, jeta i ngjan gjithmonë një skice. Por, edhe “skicë” nuk është tamam fjala e duhur, sepse skica është gjithmonë dora e parë e diçkaje, përgatitja e një tabloje, ndërsa skica e jetës sonë është një skicë e asgjësë, bocet pa tablo.
Tomasi përsërit me vete proverbin gjerman: Einmal ist keinmal: një herë nuk quhet, një herë është si asnjëherë. Të jetosh vetëm një jetë është njësoj si të mos jetosh fare …


Express
 
një herë nuk quhet, një herë është si asnjëherë. Të jetosh vetëm një jetë është njësoj si të mos jetosh fare …
Sa bukur e ka thene
 
Nersa une e mendoj qe jeta qe na fali zoti eshte parajsa qe flitet gjithmone rreth saj…ne jete ka me shume te mira dhe te bukura sesa te keqija…dmth jeta e gjalle ka parajsen dhe ferrin….na ngelet neve ne dore qe gjate kohes qe frymojme te zgjedhim nese duam te luftojme dhe sakrifikojme qe te prekim parajsen para frymes se fundit apo te shkojme drejt ferrit pa mundime dhe sakrifica
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top