Legjenda të ndryshme urbane

Aver

.
V.I.P
Legjendat urbane kryesisht jane tregime apo histori te trilluara dhe te pavertetuara shkencerisht nese kane ndodhur me te vertete apo jo. Ne kete teme mund te postojne legjenda urbane te ndryshme.


10 legjenda urbane të Mesjetës


10. Incubus dhe Sucubus

Incubus-i është një demon në formën mashkullore, që mendohet se qëndron mbi njerëzit që janë duke fjetur, sidomos te femrat, me qëllim që të kryejë marrëdhënie seksuale me to, sipas një numri traditash mitologjike dhe legjendare.
Në versionin femëror quhet sucubus.
Një incubus mund të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua për të lindur një fëmijë, si në rastin e legjendës së Merlin. Tradita fetare thotë se marrëdhëniet e përsëritura me një incubus apo sucubus mund të rezultojnë në përkeqësim të shëndetit apo deri në vdekje. Janë ofruar një numër shpjegimesh laikë për origjinën e legjendave të incubus. Ato përfshijnë shqetësimin mesjetar për mëkatin, sidomos mëkatet seksuale të grave. Viktimat mund të kenë përjetuar makthe ose paraliza gjatë gjumit.


9. Fiset e humbura

Dhjetë Fiset e Humbura të Izraelit i referohen Fiseve të lashtë të Izraelit, që u zhdukën nga rrëfimet biblikë pas shkatërrimit të Mbretërisë së Izraelit, të skllavëruar dhe të dëbuar në mërgim nga Asiria e lashtë. Shumë grupe hebrejsh kanë doktrina që kanë të bëjnë me ekzistencën e vazhdueshme të fshehur apo rikthimin publik të këtyre fiseve.
Kjo është një temë, e cila bazohet në mënyrë të pjesshme në fakte historikë të dokumentuar dhe autentikë, pjesërisht në traditën e shkruar fetare dhe pjesërisht mbi spekullime. Ka një sasi shumë të madhe literature mbi Fiset e Humbur dhe nuk mund të mbështetemi tek asnjë burim i veçantë për një përgjigje të plotë. Disa shkencëtarë kanë kryer studime në lidhje me këtë temë dhe herë pas here kanë nxjerrë pretendime për prova empirike mbi ekzistencën e Dhjetë Fiseve të Humbur.
Megjithatë, burimet fetare dhe biblike mbeten burimet kryesorë të besimit se Dhjetë Fiset e Humbur kanë një identitet të fshehur, diku. Duhet vënë re se Libri i Mormonëve thotë që amerikanët vendas e kanë origjinën nga dy prej dhjetë fiseve të humbur.


8. BURIMI I RINISث

Burimi i Rinisë është një burim legjendar që supozohet se u kthen menjëherë rininë atyre që pijnë ujin e tij.
Thuhet shpeshherë se Florida mund të jetë vendndodhja e këtij burimi dhe historitë e burimit janë disa prej atyre që lidhen më së shumti me këtë shtet. Rinia e përjetshme është një dhunti, që gjithmonë është kërkuar nëpër mite dhe legjenda, dhe histori për gjëra të tilla si guri filozofik, ilaçi universal për të gjithë të këqijat dhe eliksiri i jetës janë të zakonshme në të gjithë Eurazinë dhe përtej.
Fatkeqësisht, versione të mëhershëm të legjendës (që nga koha kur Bota e Vjetër u bë e tillë) nuk njihen jashtë asaj që kronikanët spanjollë arritën të ruajnë dhe që është e sigurtë që ka qenë një traditë shumë e pasur.


7. HEBREU ENDACAK

Hebreu endacak është një figurë e folklorit krishtër mesjetar, legjenda e të cilit nisi të përhapet në Evropë në shekullin XIII dhe u shndërrua në një element të përhershëm të mitologjisë kristiane dhe më vonë, romanticizmit. Legjenda flet për një hebre që u tall me Jezu Krishtin kur ky ishte rrugës drejt kryqëzimit dhe më pas u mallkua që të endej nëpër Tokë deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit.
Ads by OffersWizard×Natyra e saktë e pamaturisë së Hebreut është e ndryshme në variante të ndryshëm të rrëfimit, ashtu si edhe aspektet e karakterit të tij; ndonjëherë thuhet se ai ka qenë një këpucëpunues apo tregtar, të tjerë thonë se ka qenë roja i derës në pronën e Ponc Pilatit. Origjina e legjendës është e debatueshme; ndoshta një element është historia e Gjenezës së Kainit, të cilit i jepet një ndëshkim i ngjashëm - që të bredhë përreth tokës, duke mos korrur kurrë më fryte, por vetëm duke rrëmuar nëpër plehëra.


6. PAPA JOANث

Papa Joanë (e quajtur gjithashtu La Papessa) është emri i Papës legjendare femër që mendohet se ka udhëhequr për më pak se tre vite në vitet 850, ndërmjet papatëve të Lei IV dhe Benedikt III (ndonëse vetëm dy muaj kaluan mes këtyre të dyve). Ajo njihet kryesisht nga një legjendë që qarkullonte në Mesjetë. Papa Joanë shihet nga shumica e historianëve modernë, si dhe studiuesve, si një personazh i sajuar, që ndoshta e ka origjinën në satirat antipapnore.
Historia e Papës Joanë njihet kryesisht nga kronikani i shekullit XIII, Martin i Opavës - që ka shkruajtur afro 500 vite pas Papës femër të supozuar. Shumica e studiuesve e injorojnë dhe e quajnë thjesht një legjendë mesjetare.
Fjalori i Oksfordit i papëve pranon se kjo legjendë është besuar gjerësisht për shekuj të tërë, edhe mes qarqeve katolike, por në të thuhet se, "nuk ka prova bashkëkohore për një papë femër në ndonjë prej datave që supozohen dhe më tej shton se, faktet e njohur të periudhave respektive e bëjnë të pamundur praninë e një pape femër".
Për ata që mendojnë se çfarë do të ndodhte nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë: asgjë; një femër nuk lejohet të bëhet priftëreshë dhe një Papë nuk mund të bëhet i tillë pa qenë prift.


5. ROBIN HOOD

Robin Hood është një figurë prototip në folklorin anglez, historia e të cilit e ka origjinën në Mesjetë, por që mbetet shumë i rëndësishëm në kulturën popullore, ku njihet si njeriu që "u grabiste të pasurve dhe ua jepte të varfërve" dhe që luftonte kundër padrejtësive dhe tiranisë. Banda e tij përfshin një grup njerëzish të kërkuar si shkelës të ligjeve, si Hereward i wake, Murgu Eustace, Fulk Fitz Warin dhe William Wallace.
Ka një numër teorish që bëjnë përpjekje të identifikojnë Robin Hood-in historik, por për arsye të ndryshme (si popullariteti i këtij emri në kohërat e Mesjetës), nuk ka shumë gjasa të arrihet në prova që të tregojnë se ai nuk është thjeshtë një legjendë.


4. GRALI I SHENJTث

Sipas mitologjisë së krishterë, Grali i Shenjtë ishte ena, pjata apo kupa që u përdor nga Jezusi në Darkën e Fundit e që mendohet se kishte fuqi të mrekullueshme. Lidhja e Jozefit të Arimatesë me legjendën e Gralit buron nga libri i Robert de Boron "Joseph d'Arimathie" (fundi i shekullit XII), në të cilin Jozefi e merr Gralin pas një shfaqjeje të Jezusit dhe ua dërgon atë ndjekësve të tij në Britaninë e Madhe.
Evoluimi i legjendës së Gralit është gjurmuar në detaje nga historianë kulturorë: Ajo është një legjendë që në fillim u shfaq në formën e romancave të shkruara, duke buruar ndoshta nga disa të dhëna të para folklorit kristian, në fundin e shekullit XII dhe fillimin e shekullit XIII. Romancat e hershme të Gralit përqendroheshin në Percivalin dhe ishin të përfshira më së shumti në legjendën Arturiane. Një pjesë e legjendave të Gralit janë të ndërthurura me ato të Kupës së Shenjtë.


3. MBRETI ARTUR

Mbreti Artur është një udhëheqës legjendar britanik që, sipas historive dhe romancave mesjetare, udhëhoqi mbrojtjen e Britanisë kundër pushtuesve saksonë në fillim të shekullit VI. Detajet e historisë së Arturit janë të përbëra kryesisht nga elementë folklorikë dhe të sajuar, dhe ekzistenca e tij historike debatohet shumë nga historianët modernë.
Baza historike për legjendën e Mbretit Artur është debatuar për një kohë shumë të gjatë edhe nga studiuesit. Një shkollë mendimi, duke cituar të dhëna nga Historia Brittonum (Historia e Britanikëve) dhe Annales Cambriae (Anale Uellsianë) e sheh Arturin si një figurë të pastër historike, një udhëheqës romano-britanik që luftoi kundër pushtuesve anglo-saksonë diku në fund të shekullit V dhe fillimin e shekullit VI, por mungesa e provave të hershme bindëse është arsyeja përse shumë historianë e përjashtojnë Arturin nga rrëfimet e tyre për Britaninë post-romake.


2. KRYQثZATA E FثMIJثVE

Kryqëzata e Fëmijëve është emri që iu dha një serie ngjarjesh të sajuara dhe reale që ndodhën në 1212, e që kombinojnë disa ose të gjithë elementët; vizione nga një djalë francez apo gjerman; një qëllim për të konvertuar paqësisht në kristianizëm të gjithë myslimanët në Tokën e Shenjtë; grupe fëmijësh që marshonin drejt Italisë; dhe fëmijë të shitur për skllavëri.
Një studim i botuar në 1977 hedh dyshime mbi ekzistencën e këtyre ngjarjeve dhe shumë historianë sot besojnë se ata nuk ishin kryesisht fëmijë, por grupe të shumtë "endacakësh të varfër" në Gjermani dhe në Francë, disa prej të cilëve u përpoqën të shkojnë në Tokën e Shenjtë dhe të tjerë që nuk kishin asnjëherë ndërmend ta bënin këtë. Versionet e hershëm të ngjarjeve, për të cilat ka shumë variacione të rrëfyer nëpër shekuj, janë kryesisht të paprovuar.
Studimet më të fundit tregojnë se pjesëmarrësit nuk ishin fëmijë. Konfuzioni nisi sepse kronikanët e mëvonshëm, të cilit nuk kishin qenë dëshmitarë të ngjarjeve të 1212 dhe që shkruanin 30 vite më vonë, filluan të përkthejnë rrëfimet origjinalë dhe keqkuptuan fjalën latine "pueri", që do të thotë "djem", duke e marrë atë si "fëmijë". Rrëfimet origjinalë e përdornin termin pueri, por kishte një kuptim gjuhe të folur.


1. PRIFTI JOHN

Legjenda e Priftit John, shumë popullore në Evropë nga shekulli XII deri në shekullin XVII, flisnin për një patriark të krishterë që thuhet se ka sunduar mbi një komb kristian të humbur mes myslimanëve dhe paganëve të Orientit. Rrëfime të shkruar për këtë Mbretëri janë koleksione të shumëllojshëm të fantazisë popullore mesjetare.
Prifti John thuhet se ka qenë një sundimtar bujar dhe një njeri me virtute, i cili udhëhiqte një mbretëri të mbushur me pasuri dhe krijesa të çuditshme, ku banonin Patriarku dhe Kristianët e Shën Tomasit. Mbretëria e tij kishte mrekulli të tilla si Portat e Aleksandrit dhe Burimin e Rinisë, si dhe kish në kufi Parajsën tokësore. Mes thesareve të tij ishte një pasqyrë përmes të cilës mund të shihte çdo provincë.
Pavarësisht mosekzistencës së Priftit John, besimi mesjetar në këtë legjendë ka patur ndikim në disa qindra vite histori evropiane dhe botërore, në mënyrë direkte dhe indirekte, duke inkurajuar dhe nxitur eksploratorë, misionarë, studiues dhe gjuetarë thesari evropianë.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Legjenda të ndryshme urbane

Hena dhe(disa) legjenda te saj

Filozofi grek, Aristoteli dhe historiani romak, Plakushi Plin thoshin se truri ishte organi "më i lagësht" në trupin e njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila shkakton dallgët.

Besimi në "efektin e çmendurisë hënore", apo "efekti i Transilvanisë" siç e quajnë ndonjëherë mbizotëroi në Europë edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë.

Edhe sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të Hënës shkaktojnë çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë, vetëvrasje, vrasje, aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe gjithfarësoj ngjarjesh të çuditshme

Uji ?

Duke ndjekur Aristotelin dhe Plakushin Plin, disa autorë bashkëkohorë, si psikiatri nga Majemi Arnold Lieber kanë hedhur idenë që efektet e hënës së plotë mbi sjelljen vijnë për shkak të ndikimit ndaj ujit. Në fund të fundit, trupi i njeriut është 80 përqind ujë, kështu që ndoshta Hëna vepronë me magjinë e saj, duke prishur reshtimin e molekulave të ujit në sistemin nervor.

Por ka të paktën tre arsye, përse ky shpjegim nuk qëndron.

Së pari, efektet gravitacionalë të Hënës janë shumë të vegjël për të gjeneruar efekte të dukshëm mbi aktivitetin e trurit, jo më sjelljen. Siç thotë një astrolog, një mushkonjë mbi krahun tonë ushtron më shumë tërheqje gravitacionale se sa Hëna.

Së dyti, forca gravitacionale e Hënës ndikon vetëm në trupat e hapur me ujë, si oqeane e liqene, por jo burime të mbyllur uji, si trupi i njeriut. Së treti, efekti gravitacional i hënës është i fuqishëm vetëm gjatë Hënave të reja - kur Hëna është e padukshme për ne.

Nga buron

Nëse efekti i Hënës është thjeshtë një legjendë urbane astronomike dhe psikologjike, përse është kaq i përhapur? Ka disa arsye të mundshme. Sigurisht që mbulimi mediatik luan jnë rol. Shumë filma amerikanë i përshkruajnë netët me Hënën e plotë si skenat e ngjarjeve të tilla si therje, vrasje dhe sjellje psikotike.

Po kështu, studimet tregojnë se shumë njerëz bien pre e një fenomeni që psikologu Jean Chapman e quan "korrelacion iluziv" - perceptimi i një asosacioni që në fakt nuk ekziston.

Për shembull, shumë njerëz që kanë dhimbje të kyçeve këmbëngulin që dhimbja e tyre rritet gjatë kohës me shi, ndonëse studimet e hedhin poshtë këtë. Pak a shumë si mirazhet me ujë që ne vëzhgojmë në rrugë të lira gjatë ditëve të nxehta të verës, korrelacionet iluzivë mund të na bëjnë të perceptojmë fenomene kur këta nuk ndodhin.

Megjithatë, ky shpjegim ndonëse mund të jetë një pjesë e rëndësishme e gjëzës, nuk tregon se si nisi nocioni i Hënës së plotë. Një ide intriguese për origjinën e tij na vjen prej psikiatrit Charles Raison dhe shumë kolegëve të tij. Sipas Raison, efekti i çmendurisë hënore mund të përmbajë një pjesëz të vërtetë në kuptimin që dikur mund të ketë qenë real.

Raison mendon që përpara mbërritjes së ndriçimit të jashtëm në kohët moderne, ndriçimi i madh i Hënës së plotë nuk i lejonte njerëzit që jetonin jashtë që të flinin - duke përfshirë shumëkënd që kish çrregullime mendore.

Për arsye se mungesa e gjumit shpesh herë shkakton sjellje të çrregullta me disa kushte të caktuara psikologjikë, si çrregullimi bipolar (më parë i quajtur depresion maniak), Hëna e plotë mund të ketë qenë lidhur me një rritje të numrit të sjelljeve të çuditshme në një epokë të shkuar. Kështu që, ky efekt, në fjalët e tyre mund të jetë një "fosil kulturor".

Ne mund të mos e mësojmë asnjëherë nëse ky shpjegim është i saktë. Por të paktën në botën e sotme, efekti i çmendurisë hënore duket se i ka shumë të dobëta bazat.
universalb.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Legjenda të ndryshme urbane

Legjendat më të frikshme urbane

urban-696x699.jpg


Legjendat urbane ekzistojnë pothuajse në çdo kulturë dhe pretendohet të jenë të bazuara në ngjarje të vërteta. Disa nga legjendat urbane jua fusin frikën në palcë

Gruaja me gojë të shqyer

Një legjendë e famshme japoneze tregon rrëfimin për një grua samurai, goja e së cilës ishte shqyer nga veshin në vesh, nga ana e bashkëshortit të saj, pasi që kishte dyshuar se ajo e kishte tradhtuar. Shumë njerëz besojnë që ajo ishte mallkuar për gjërat që kishte bërë dhe vazhdon të jetojë edhe sot, duke u sjellë nëpër botë, duke i pyetur njerëzit “A jam e bukur?”.

auto_silti11446999314.jpg


Fantazma e Liqenit Stou

Fantazma e një gruaje besohet ta ketë pushtuar Liqenin Stou të paktën që prej vitit 1908, kur një burrë i quajtur Arthur Pigeon ishte ndalur nga policia për shkak të rritjes së shpejtësisë, para se ai të pretendonte që e kishte parë fantazmën në fjalë. Legjenda thotë që gruaja në fjalë e kishte vrarë fëmijën e vetë dhe më pas kishte refuzuar që të shkonte në jetën e përtejme, duke qëndruar në liqen.


auto_silti21446999322.jpg


Hakmarrja e ushtarit grek


Pas Luftës së Dytë Botërore, ky ushtar grek ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi për t’u martuar me të fejuarën e tij kur ishte kapur nga radikalët grekë, të cilët e kishin torturuar, para se ta vrisnin. Që prej asaj kohe, shumë femra greke kishin pretenduar që janë takuar me një ushtar të pashëm. Pas takimit ato kishin mbetur shtatzënë dhe kishin lindur fëmijë, para se ushtari të zhdukej dhe ta linte një letër në të cilën tregonte që ai i kishte lënë shtatzënë femrat, në mënyrë që ndonjëri prej fëmijëve të tij të hakmerrej.

auto_silti31446999326.jpg


Mos u përgjigj në telefon!

Ky rrëfim i famshëm është përdorur si bazë për filma të ndryshëm. Sipas kësaj legjende, një kujdestare fëmijësh përgjigjet në telefon për të dëgjuar një frymëmarrje të thellë të një personi pse një zë që i kërkon që të shkojë për të shikuar, nëse gjithçka është në rregull me një fëmijë që është duke fjetur. Personi në fjalë thërret disa herë para se kujdestarja ta telefonojë policinë, të cilët më pas i tregojnë që thirrja, në fakt, është duke u realizuar nga brendësia e shtëpisë. Në të gjitha versionet e kësaj legjende, fëmija gjendet i vdekur.

auto_silti41446999331.jpg


Skocezja vrasëse

Kjo legjendë urbane flet për një vajzë skoceze, e cila e kishte urryer shumë jetën dhe si rrjedhojë kishte bërë vetëvrasje. Disa ditë më vonë kishin vdekur edhe familjarët e saj. Ajo që është edhe më e çuditshme është se gjymtyrët e të gjithë familjarëve të saj ishin gjetur të prerë nga trupi. Legjenda thotë që kjo vajzë shkon në derën e secilit që e di tregimin e saj, troket dhe më pas e vret, në mënyrë që askush të mos mund ta përhapë tregimin për të.

b;lexo.al
 
Top