Ledio Bianku, tek "gjyqtarët e llumit". Nuk ekstraduan Abu Hamza

STRAZBURG- Në editorialin e tij të titulluar “Gjykatësit e llumit”, tabloidi “The Sun” i datës 7 Gusht shkruante “se ju kurrë nuk keni dëgjuar për shtatëdhjetë e dy vjeçarin Giovanni Bonnell nga Malta. Ose për Ledi Biankun, 37 vjeç, nga Shqipëria. Por këta të dy së bashku me shtatë gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, bllokuan ekstradimin e predikuesit të urrejtjes Abu Hamza në SHBA”. Në editorial theksohej se “Bonnell dhe Bianku dhe kolegët e tyre vinin nga vende të errët, që kurrë nuk i janë kundërvënë terrorizmit islamik”.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se të nëntë gjyqtarët që votuan kundër, vinin nga vende që vështirë se kanë planifikuar ose mbështesin luftën kundër terrorizmit. Për fat të keq vota e përfaqësuesit të Shqipërisë u bashkua me votat e gjyqtarëve që vinin nga vende të tilla si Moldavia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Sllovakia, Polonia etj. ndërkohë që gjyqtarët që përfaqësonin vendet kryesore të Bashkimit Evropian votuan pro ekstradimit të tij në SHBA.

Sipas gjykatësve që votuan kundër ekstradimit të Abu Hamzait, sistemi i drejtësisë amerikane në shumë aspekte vjen në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe kjo mund të sjellë trajtimin johuman e degradues të tij, nëse ai dërgohet në SHBA.

Lidhur më një votim të tillë, Partia Demokristiane shprehu sot shqetësimin e saj me anë të një deklarate për shtyp “për rreshtimin e përfaqësuesit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, krahas atij grupi gjyqtarësh, që media britanike, por edhe media të tjera në botë, i cilëson si klounë të Evropës”. Ne na shqetëson gjithashtu fakti se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në Evropë dhe te partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë, tek aleatët që na kanë ndihmuar në rrugën e vështirë të ndërtimit të demokracisë, të zhvillimit të vendit dhe të integrimit euroatlantik, thuhet në deklaratën e PDK.

Në të njëjtën deklaratë theksohet se “PDK beson dhe shpreson se Shqipëria është seriozisht e angazhuar në luftën kundër terrorizmit islamik, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë evropianë. Por fatkeqësisht, Z. Bianku, me votën e tij, vë në dyshim jo vetëm angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, por edhe vlerësimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend kampion i lirisë dhe i të drejtave të njeriut, siç është shprehur kryeministri Berisha, më shumë se njëherë”.

Më pas, deklarata e fortë e PDK vijon “Ne besojmë se vota e z. Bianku, i cili dihet së ka lidhje të ngushta familjare e miqësore me kryetaren e Kuvendit dhe përfaqësues të lartë në qeverinë shqiptare, është një veprim i papërgjegjshëm i tij dhe nuk ka lidhje me kritikat që kohëve të fundit i ka bërë Kuvendit të Shqipërisë ambasadori amerikan Withers dhe kritikat për qeverinë të shprehura nga diplomatët amerikanë në Tiranë. Ndërkaq ne na shqetëson fakti i përzgjedhjes së dobët dhe mbi kritere miqësore, familjare ose shërbesash partiake të përfaqësuesve të Shqipërisë në institucionet kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Rasti i zgjedhjes së z. Bianku si përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut është më flagranti dhe rezulton, edhe më i dështuari”.

Emri i Biankut u bë i njohur në publik pas zgjedhjes së tij si kryetar i KKRT-së në emër të së ashtuquajturës reformë, për shkak të lidhjeve të vjetra familjare me kryetaren e Kuvendit dhe me eksponentë të tjerë të qeverisë. Pas një eksperience të dështuar në krye të këtij institucioni, për shkak të qëndrimeve dhe vendimeve të tij partiake në ushtrimin e funksionit ligjor, ky individ shpërblehet dhe propozohet si përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

PDK, i kërkon qeverisë dhe institucioneve të tjera të larta në vend të reflektojnë dhe të distancohen nga rasti konkret, por dhe të angazhohen seriozisht në luftën kundër terrorizimit, në bashkëpunim të ngushtë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimorë.

(Balkanweb)

“The Sun” publikon fotot e 5 gjyqtarëve në Gjykatën Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strazburg që penguan ekstradimin e klerikut të dyshuar si terrorist Abu Hamza në SHBA
 

Attachments

  • 1.jpg
    1.jpg
    25.7 KB · Shikime: 70
  • 2.jpg
    2.jpg
    23 KB · Shikime: 62
  • 3.jpg
    3.jpg
    20.3 KB · Shikime: 60
  • 4.jpg
    4.jpg
    22.3 KB · Shikime: 62
  • 5.jpg
    5.jpg
    25 KB · Shikime: 59

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top