Lë policin me gojë hapur, 4 faqe me grafikë e ekuacione për gjobën gabim

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Dimitri-Krioukov-300x155.jpg



Fizikanti Dimitri Krioukov mori gjobë nga një polic trafiku, pasi sipas tij nuk kishte ngadalësuar në një shenjë stop-i. I shkreti polic, ta dinte atë që e priste, edhe sikur vërtet fizikani të mos kishte ngadalësuar, do ta linte të ikte pa e zgjatur shumë. Krioukov doli nga makina dhe nisi përllogaritjet me skica e shifra për të provuar pafajësinë e tij. Policit, i cili sipas dëshmitarëve kishte mbetur me gojë hapur, të katër faqet e mbushura me llogaritje i dukeshin si hieroglifë. Nuk kuptonte asgjë. Plot katër faqe me grafikë dhe ekuacione për të provuar se gjoba 400-dollarëshe nuk ishte e justifikuar për shkak të “kombinimit unik të ngjarjeve”. Dhe funksionoi: edhe pse polici “nuk hëngri pyka”, shkencëtari i paraqiti shkrimet e tij nëpër gazeta dhe në gjykatë, e cila e quajti plotësisht të pajustifikuar gjobën. Fizikani, i cili punon në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, ka shkruar se polici kishte parkuar 100 m nga shenja e stop-it dhe kishte marrë me mend shpejtësinë këndore dhe jo atë lineare. Kjo bën që një person të shikojë në perspektiva të ndryshme shpejtësinë aktuale të shoferit, sipas “Physics Central”. Krioukov argumentoi se polici vëzhgues në këndin që ishte, mund të mendonte se dikush po udhëtonte me shpejtësi konstante dhe jo se ai dikush po ngadalësonte dhe më pas e kishte rritur sërish shpejtësinë. Kësaj i shtohet ngjarja tjetër “unike” se në momentin kur fizikani kishte ngadalësuar, shikimi i policit ishte penguar. Dhe sipas fizikanit, kjo ka ndodhur. Në kohën kur ai kishte ngadalësuar, një makinë e madhe e pengoi këndin e saktë të policit. Mos studio matematikë e fizikë po deshe!
Panorama
 
Back
Top