Lavdërimet e tepruara në rrjetet sociale

Kresha

A pretty face can never trick me
?img=sociale.jpg
Lavdërimet e tepruara në rrjetet sociale
Unë nuk po u besoja veshëve, edhe pse gruaja që fliste nga ana tjetër e ekranit ishte për t’u besuar: e kuruar deri në detaje, e zgjedhur në fjalët që përdorte dhe, natyrisht, e shëtitur sa nuk ka.

ab(4).jpg
Albana Beqiri
Me një fjalë, kishte parë botë me sy! Ishte drejtuese e një agjencie turistike nga Tirana, e ftuar në panelin e një emisioni të njohur të një televizioni po aq të njohur, për të diskutuar për trendët e turizmit në Shqipëri. Ndërsa biseda stërzgjatej si zakonisht me bashkëbisedues që i ndërhynin njëri- tjetrit pa pardon (megjithatë, jo në mënyrë aq agresive sa në emisionet politike), gruaja në fjalë filloi të tregonte se cilat ishin tendencat e shqiptarëve për turizëm, domethënë vendet ku shkonin, plazhet që zgjidhnin etj., etj. Po e dëgjoja pa ndonjë vëmendje të posaçme, thjesht për forcë zakoni, kur ajo, duke qeshur, tha: pjesa dërrmuese e njerëzve që zgjedhin destinacione, t’i quajmë, ekzotike për ne, e bëjnë këtë për hatër të fëmijëve. Po, po, për hatër të fëmijëve -, përsëriti ajo për të satën herë. Ka prindër, e ata nuk janë pak - që vijnë në agjenci dhe kërkojnë paketa për destinacione të largëta e të panjohura, jo se duan e është zgjedhja e tyre, por vetëm e vetëm se fëmijët ua kërkojnë. Dhe këtë, sa për të bërë foto për instagram... Unë nuk u besoja veshëve, habi shprehën edhe panelistët e emisionit, por gruaja që drejtonte agjencinë turistike ishte aq bindëse në atë që thoshte.
Natyrisht që bëhej fjalë për njerëz, të cilëve ua mbante xhepi të bënin pushime të tilla, jashtë Shqipërisë dhe në destinacione pasanikësh, e që në të vërtetë nuk ishin pasqyrë e realitetit shqiptar. E, megjithatë, e kisha gati të pamundur ta konceptoja një gjë të tillë! Nuk mund të besoja se kishte prindër të tillë, marrëzia e të cilëve mbërrinte deri aty, sa pushimet t’i zgjidhnin në bazë të nevojës së fëmijëve të tyre për të shkrepur një foto në vendet turistike më trendi e me të cilat do t’u mburreshin shokëve në instagram... Nuk doja ta besoja që snobizmi mund të mbërrinte deri në këtë pikë.
wocebook-720x720.jpg
Kjo ka ndodhur disa vjet më parë. Më habiti atëherë, vazhdon të më habisë edhe sot, kur e di se rrjetet sociale janë pashmangshmërisht pjesë e realitetit që na rrethon: mbivendosje ose dyzim i tij dhe ekspozimi në to, më tepër se gjithçka tjetër është një nevojë e brendshme e njeriut për t’i dëshmuar vetvetes se është pikërisht ai njeriu i suksesshëm që u dëshmohet të tjerëve përmes postimeve ne rrjetet sociale.
Një lundrim, qoftë edhe sipërfaqësor, në rrjetet sociale e dëshmon këtë. Facebook-u, Instagrami e të tjera rrjete sociale janë të mbushura me profile adoleshentësh e të rinjsh (kryesisht vajza) që të bombardojnë me foto të pambarimta, që, po t’i shohësh me kujdes, një e nga një (edhe pse do të duhej koha e gjithë botës për ta bërë këtë), ngjajnë me ditarë fotografikë: një foto për mirëmëngjesi nga shtrati, pastaj një foto duke larë dhëmbët, pastaj një tjetër me një mëngjes të bollshëm përpara, pastaj një tjetër foto nga kafja, një tjetër nga rruga, një tjetër akoma nga dreka me peshq e karkaleca, foto me mace e me qen, foto nga gym-i, foto nga restoranti, foto me shoqen e ngushtë, foto që tregon linjat (sipas modelit kardashian e foto të këtilla janë disa gjatë gjithë ditës), foto me një gotë pijeje përpara, foto me adidaset e reja, me Lui vuitttonin e sapoblerë (në pjesën dërrmuese imitim i pashije kinez), foto me atë e me këtë e në fund, për mbyllje, sërish një foto për gjumë të mirë po nga shtrati, mundësisht me ndonjë pjesë të trupit të zbuluar si rastësisht. Ky lloj aktrimi i një jete pa brenga e luksoze (falë teknologjisë dhe një telefoni celular, gjithçka tanimë është e mundur, qoftë edhe të bësh check in nga secili cep i globit, kur ndërkohë je e shtrirë në shtratin e dhomës tënde), vazhdon të mbetet çudia më e madhe për mua. Një habi vërtet filozofike!...
Ndërkaq, mania e adoleshentëve ose të rinjve pas rrjeteve sociale dhe ekspozimit të jetës së tyre deri në detaje shumë intime, duket gati e pafajshme në krahasim me maninë e disa kategorive të tjera të përdoruesve fanatikë të rrjeteve sociale. Nuk janë as adoleshentë e as të rinj: janë burra e gra, nëna dhe baballarë të këtyre
adoleshentëve, që duket sikur garojnë me fëmijët e tyre në këtë furi virtuale. Pa kujdesin minimal për mesazhin dhe shembullin që u përçojnë fëmijëve të tyre, ndërtojnë një jetë të rrejshme virtuale, përmes së cilës duan t’i ikin realitetit. Për shembull, fqinja ime është shumë aktive në Facebook: jeta që ajo ekspozon në murin e saj është jetë përrallash, do ta kishte zili edhe secila princeshë në botë. Ndërkaq, unë, shumë të tjerë të njohur, familjarë ose miq të saj, por edhe ajo vetë, e dinë fare mirë se jeta e saj e vërtetë është skëterrë në krahasim me jetën virtuale që ajo ekspozon pa pikë droje a marreje. Jo më larg se para disa ditësh u grind aq shumë me bashkëshortin, sa u hynë në mes fqinjët për t’i ndarë. Por sikur të mos kishte ndodhur kurrgjë nga këto, sikur askush të mos i kishte parë ose dëgjuar, në mbrëmje ajo postoi një përkushtim dashurie të zjarrtë për bashkëshortin, shoqëruar me një fotografi në çift, diku në një restorant peshku... E njëjta fqinjë, më kërkoi një ditë të intervenoja te filan profesor universiteti, pasi, si detektive e Facebook-ut, e kishte parë që unë e kisha mik në FB... Nuk ishte punë ta bindja që tipin në fjalë e kisha thjesht mik virtual, që nuk di as vetë nga dhe pse kishte hyrë në listën e miqve të FB-së... Një tjetër fqinjë m`u zemërua dhe nuk më përshëndeste as në shkallë tek shkëmbeheshim, pasi kisha bërë gabimin e pafalshëm: nuk e kisha uruar në FB për ditëlindjen e djalit!... Marrëdhëniet me të i normalizova vetëm atëherë kur vura mend e nuk e përsërita më gabimin. Tash jam aq e kujdesshme sa të gjithë miqve realë, të cilët i kam edhe miq virtualë, ua uroj ditëlindjet e tyre, të bashkëshortëve, të fëmijëve, prindërve, motrave e vëllezërve, ua uroj përvjetorët e martesave, suksesin e lartë të fëmijëve (e keni parasysh atë sezonin e fundvitit shkollor kur FB- ja mbushet me dëftesa 6-7-8-vjeçarësh me sukses të shkëlqyeshëm?!...), u bëj like postimeve të tyre idiote, veçmas kur publikojnë thënie nga filan filozofi botëror, ua uroj fejesat, martesat e nipërve dhe mbesave, synetitë, daljen nga spitali të ndonjë daje a xhaxhai, e sidomos jam shumë e kujdesshme për ngushëllimet në rastet e vdekjeve. Aq shumë kam uruar dhe ngushëlluar virtualisht, sa do të më kishte shkuar gjysma e jetës sikur këto qoka t’i kisha bërë fizikisht...
Kaq me tepri, dashni, lumturi, begati, luks e sukses ka gjithandej në FB, sa shpesh më vjen keq për veten sa e varfër jam në këtë drejtim. Nuk kam bërë martesë klasike, ndaj nuk kam një datë përvjetori martese; nuk kam fëmijë, ndaj nuk kam kujt t’ia shpreh dashurinë pa kushte në FB, nuk kam një dëftesë me 5, që ta publikoj në FB për të dëshmuar suksesin e fëmijës gjeni, bashkëshorti im nuk ka FB, që t’ia bëj tag ndonjë urim për ditëlindjen e tij, ku do t’i shpreh dashurinë e përjetshme, nuk di të bëj selfie për t’i treguar tërë dynjasë dashurinë tjetër të përjetshme; atë për vetveten, nuk jam aq e pasur sa t’i kaloj fundjavat nëpër botë, as aq snobe sa të jetoj për të tjerët, as aq e pafytyrë që të ekspozoj foto ushqimesh e pijesh të shtrenjta nga vakti në vakt... Kur e shoh listën e gjithë këtyre mungesave të mia virtuale, filloj e dyshoj nëse do të ma falë Facebook-u dhe gjithë mileti virtual mëkatin e të mos pasurit përvjetorë, përkushtime dashurie, përkushtime ose krenari mëmësie...
© REVISTA TEUTA.
 

Attachments

  • ?img=sociale.jpg
    ?img=sociale.jpg
    60 KB · Shikime: 0
  • ab(4).jpg
    ab(4).jpg
    24.5 KB · Shikime: 0
  • wocebook-720x720.jpg
    wocebook-720x720.jpg
    182.5 KB · Shikime: 0
  • ?img=sociale.jpg
    ?img=sociale.jpg
    60 KB · Shikime: 0
  • ab(4).jpg
    ab(4).jpg
    24.5 KB · Shikime: 0
  • wocebook-720x720.jpg
    wocebook-720x720.jpg
    182.5 KB · Shikime: 0
Qendrojne shume nga shkrimi me siper.
Por sigurisht jo tek te gjithe.
Ka shume raste ekstreme qe kalojne ne bezdisje,me vitet vertet qe rrjetet sociale jane renduar ca.
Aq sa te dalin qejfit per shume cka qe te aktivizohesh ne to.
Me kujtohet fillimisht dy vitet e para ,e pata lene ditelindjen ne Fb te hapur per miqte.
Me pas e mbylla,u bene shume vite tashme.
PSe?
Po sepse e para ajo eshte dicka teper personale per mua,dhe ka nje vlere shpirtrore.
PRa nese dikush kujton ditelindjen time le ta kujtoje realisht,jo nga njoftime FB apo di une.
Se per mua kjo eshte pak `fyerje`.
Gjithesesi pertej varsis jo te shendetshme, sidomos tek rinia,eshte nje forme jetese ne te cilen po rriten.
Sado qe ne do i kritikojme,ata do ecin ne kete zenxhire.
Sakrifica e prinderve duhet qe tu japin, te kuptojne femijve, se rrjetet socialet duhet te marrin nje pjese te kohes tende,jo perkushtimin tend.
dhe kjo nuk eshte e lehte!
Gjithesesi ne pak vite dhe keto qe ne i bejme drama,do jene normale dhe asgje per tu cilsuar si katastrof.
Vetvetiu koha,njerzit do kuptojne qe nuk eshte gje puna e tyre .nese humbesh dhe nuk kupton cdo te thote reale dhe virtuale.
Atehere ketu ,po,kemi nje problem real. Qe shkaktohet nga varsi virtuale.
 
Mua gjeja me e ekzagjeruar ne rrjete sociale me duket fjala dashni.
Dashni ketu, e dashni aty.. serio?! une dashuri i them vec vogelushes time :love: por nejse, qefe qefe kjo dynja😁

Jam dhe kundra super levdatave mbi shpirtin e tjetrit.. Po ku njihet ore.. Po kur te lavderojne e thone: je nje nene dhe bashkeshorte e mrekullueshme. Ma kane thene mu ca here ca shoqe(qe isha takuar vec 1 here), pra as ja kishin haberin jetes time. 😁 (Ore une dihet qe jam😋, por puna eshte nga e dine ata qe e thone me aq siguri) loolloollool
 
Viktima te mbet nga lufta e shekullit jane tipa te tille🤣🤣🤣
Qe jargosen me te gjithë dhe as qe i lexojne ato qe shkruajne, vetem se ndyjne shume per menyren si shkruajne, gjersa u vendosin kufirin tek thana e gjejne tjeter menyre e tjeter vend per te jargosur me epshin e tyre te qelbur🤮
Sa te neveritshem.
 
Unë kam qenë shum e varur ndaj instagramit apo facebookut.
Për çudi u bën 4 vite që nuk kam fb,edhe instagramin e mbylla përfundimisht.
Doja të kisha shum follow për të mbushur boshllëkun që nuk kam miq në jetën reale.
Profilet i mbaja publike,për like e për vëmendje.
Por me kalimin e moshës mu bezdisën,dua të them që nuk sheh të mira.
Moment komik është kur futen e të komentojnë 💕e rrushi,pitushi,zemra nëpër foto.
Komplimenteve boshe nuk ju besoj,me thënë të drejtën.
 
Mua gjeja me e ekzagjeruar ne rrjete sociale me duket fjala dashni.
Dashni ketu, e dashni aty.. serio?! une dashuri i them vec vogelushes time :love: por nejse, qefe qefe kjo
Heuuuu @NeVertiti dashnia jem me ne thua ta ket pas Soûl kte qe tha ? 😬😝Jo per gje po vetem ne i themi dashni njona tjetres prej kaq vitesh ne forum . E themi se e ndjejm jo per gjo .😘🥰

Soule pak shaka qe te replikova ty e . Uroj tme kuptosh .😬🤭
Un Nese nxjerr nje fjale te embêl e bej se e ndjej plus cfaaj kam un qe mka bo mami e babi Edhe te embêl dhe pikante hooo.
🤗😘

P.s 22.222 postime Po ja dedikoj dashnis time @NeVertiti qe percjell vetem bukuri ne cdo germe te saj si vesa e mengjesit .
Nev te kam xhan .❤️😘
 
Heuuuu @NeVertiti dashnia jem me ne thua ta ket pas Soûl kte qe tha ? 😬😝Jo per gje po vetem ne i themi dashni njona tjetres prej kaq vitesh ne forum . E themi se e ndjejm jo per gjo .😘🥰

Soule pak shaka qe te replikova ty e . Uroj tme kuptosh .😬🤭
Un Nese nxjerr nje fjale te embêl e bej se e ndjej plus cfaaj kam un qe mka bo babi Edhe te embêl dhe pikante hooo.
🤗😘

P.s 22.222 postime Po ja dedikoj dashnis time @NeVertiti qe percjell vetem bukuri ne cdo germe te saj si vesa e mengjesit .
Nev te kam xhan .❤️😘
Dashniii je serio. ahahhahahahahahha
Noo,Sol eshte large nga keto,asnjehere s`do bente!
Te garantoj une per kete!
konceptin e free komplimenteve ka dasht me thene aty.
Gjithesesi Dashnii,kjo per ty. :love:😘
Ta dishhh dashnii vetem ty te them. hahahahaha
Mos e perdor me kend tjeter. :p
Se i them Qukuttt. ahahhahahaha

1654852727442.png
 
ehmmm
Dashniii je serio. ahahhahahahahahha
Noo,Sol eshte large nga keto,asnjehere s`do bente!
Te garantoj une per kete!
konceptin e free komplimenteve ka dasht me thene aty.
Gjithesesi Dashnii,kjo per ty. :love:😘
Ta dishhh dashnii vetem ty te them. hahahahaha
Mos e perdor me kend tjeter. :p
Se i them Qukuttt. ahahhahahaha

Shiko fotografinë 1945461
Jo po ta din ça domethen Dashni . Dhe e paster si kjo e jona .🥰😘
Un tja them kujt tjeter ?
Kurre ! Me ver ban Nese me lexon.🤭🤣

@Marakli^Krapit degjove a jo? Maje me shkum tashi pas kesaj deklarate .🤣🤣🤣

P.s Nev ma zbukurove diten oj Dashni 🤩🤩🤩

P.p.s e di qe @Soulmind e tha ne ate kontekst ndaj dhe i Thash shaka .:p

Gros bisous 😘😘😘😘
 
Goca!
IG2n.gif


😁
 
1000 të mirat derisa janë në harmoni mes tyre..nga momenti që ja prishin qefin sadopak.. 10'000 të zezat pastaj 🤷
 
Na vdiqën furçet
yes. shume ka seriozisht.
Une jam 1 nder to qe nuk e kursej fjalen e mire, por kur teprohen bejne Muu qe 1 km larg :D
 
“Jetojmë” në një botë të tillë, deshëm apo jo.
Të mos e përsëris atë që është shkruar më lartë, tepër e mirë ka megjithatë fjalën kyçe - tepër. E çdo gjë e tepërt është edhe e dëmshme. Por si ta definojmë tepërsinë? Varet te nevojat e dhënësit dhe marrësit. Kryesorja të ndihen mirë të dy palët dhe të dinë kufirin.
 
Na vdiqën furçet
Furçat nuk janë të mira, megjithatë janë më të mira se sharjet dhe zënkat.
E keqja tani është se, dhe kur do të bësh ndonjë lavdërim, që është i sinqertë, ngurron ta bësh se e marrin për furçë.
Keq është nga të gjitha anët...
 
Furçat nuk janë të mira, megjithatë janë më të mira se sharjet dhe zënkat.
E keqja tani është se, dhe kur do të bësh ndonjë lavdërim, që është i sinqertë, ngurron ta bësh se e marrin për furçë.
Keq është nga të gjitha anët...
Cfare te mirash te tjera kane furcat Kthjello ?
Sharjet dhe zenkat jane lufta e minimizuar ne maksimumin e mundshem , te mbijeteses humane ! Nuk do e pranoja si faktor ne mardheniet e pakushtezuara te krijesave te varura nga ndikimi i efekteve te ndersjellta bashekevepruese 😛
Si fola tani , si kantidat per cmim shkencor 😁
 
Cfare te mirash te tjera kane furcat Kthjello ?
Sharjet dhe zenkat jane lufta e minimizuar ne maksimumin e mundshem , te mbijeteses humane ! Nuk do e pranoja si faktor ne mardheniet e pakushtezuara te krijesave te varura nga ndikimi i efekteve te ndersjellta bashekevepruese 😛
Si fola tani , si kantidat per cmim shkencor 😁
Furça është e mirë e tepruar, kurse sharja e keqe e tepruar. Mes këtyre sigurisht që zgjedhim të parën.
E mira do të ishte normalja në mes, por njerëzit kështu e kanë, rrëshqasin edhe anëve.
 
Furça është e mirë e tepruar, kurse sharja e keqe e tepruar. Mes këtyre sigurisht që zgjedhim të parën.
E mira do të ishte normalja në mes, por njerëzit kështu e kanë, rrëshqasin edhe anëve.
Gabim Kthjello .. gabim !
Furca eshte nje levizje mekanike e komanduar nga gjymtyret , qe marrin komanden nga shpejtesia e mendimit ! Ti ben nje veprim dhe mijera sensore te komanduar nga truri me sinjale elektike , bejne te mundur procesin rutine dhe te paramenduar te levizjes se rrulit .. majtas djathtas apo larte poshte , duke mundesuar nje nje hapesire te ndricueshme dhe te mirembajtur te ambientit qe te rrethon ! Une po flisja per dicka krejt te kundert... ajo qe nuk arrijme ta perceptojme ne vetvehte dhe nuk kuptojme aftesite e brendshme , ne krahasim me forcen e te menduarit ! Me pak fjale ... eshte njelloj , si ne rastin qe dashurojme , por nuk jemi te sigurt ... a dashurojme ne apo na dashurojne mbrapsht .. apo kenaqemi me ndjesine? 😛
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top