Зngjεll
___________
Vetëm një gotë ujë dhe pak detergjent. Kaq i nevojitet një makine larëse virtualisht “pa ujë” të prodhuar nga Xeros që pritet të dalë në tregun e Amerikës së Veriut.
Puna e pisët kryhet nga kokrriza najloni që heqin njollat nga veshjet dhe i izolojnë në strukturën molekulare të najlonit. Dhe kokrrizat nuk mbushen lehtë, vazhdojnë të përthithin pisllëk edhe deri pas 100 larjeve.
Teknologjia është ndërtuar në bazë të kërkimeve të Universitetit britanik të Leeds dhe i është aplikuar një makine larëse koncept me ndihmën e Konsulentëve të Kambrixhit.
Tani, pas 3 viteve testim, kompani Xeros, që ka dalë nga gjiri i Universitetit të Leeds ka lidhur një marrëveshje me kompaninë amerikano-veriore GreenEarth Cleaning. Qëllimi i tyre është të shesin makinat larëse Xeros në Amerikën e Veriut brenda vitit tjetër.
Por kjo makinë larëse ende s’do jetë e disponueshme për përdorim shtëpiak, pasi tregu i synuar prej kompanisë momentalisht është vetëm ai i shërbimeve të lavanderive apo pastrimit në të thatë.
GreenEarth Cleaning do shtojë tekologjinë e kokrrizave të najlonit metodës së tyre të tashme bazuar në pastrim me silikon të lëngshëm, (decamethylpentacyclosiloxane, termi shkencor, ose D5, siç njihet gjerësisht).
Kompania prodhuese e këtyre makinave thotë se s’ka asnjë ndryshim në cilësinë e pastrimit të kësaj mënyre me atë të pastrimit tradicional.
“Testimet e deritanishme s’kanë treguar asnjë ndryshim mes larjes tradicionale dhe metodës së Xeros,” deklaron Tim Maxwell, president i GreenEarth Cleaning. “Testime të shumta me mëndafshin, pambukun, dhe veshje të tjera delikate s’kanë treguar asnjë efekt negativ.”/Start/