Larja me pastë, i mbron dhëmbët 400% nga prishja e tyre

My Self

Born To Be Happy
Keni harruar furçën e dhëmbëve? Ky nuk duhet të jetë një justifikim për të mos i larë ata pas ngrënies. Pasi mjafton t’i masazhoni vetëm me pastë, për të siguruar mbrojtje të tyre nga prishja me një nivel mbi 400%.

Një fakt të tillë e ka konkluduar një hulumtim suedez, nga Universiteti i Goteborgut.

“Larja e dhëmbëve me pastë, duke përdorur gishtin si masazhues, mund të jetë një metodë po aq efektive sa larja e tyre me një furçë dhëmbësh dhe një pastë të zakonshme”, tha Anna Nordstrom, studiuese e këtij universiteti.

Gjithsesi, sipas saj, kjo metodë nuk duhet të zëvendësojë furçën tradicionale, ose përdorimin e furçës me pastë dhëmbësh në mëngjes dhe në mbrëmje.

Një seri studimesh mbi efektivitetin e përdorimit të pastës së dhëmbëve dhe higjienën orale, e iniciuar nga hulumtuesit suedezë të lartpërmendur, zbuloi se ata që ka përdorur pastë dhëmbësh e kanë zgjeruar mbrojtjen e dhëmbëve të tyre në një nivel të katër-fishtë. Kjo në krahasim me ata që nuk e përdorin atë.

Një rezultat i ngjashëm u arrit, gjithashtu duke përdorur edhe metodën e masazhit me një pastë dhëmbësh standarde, pasi kjo ju mundëson për të mbajtur fluorin në pllakën dentare.

B:Noa
 
Titulli: Larja me pastë, i mbron dhëmbët 400% nga prishja e tyre

Kam lexuar qe nuk eshte mire te perdorim te njejtin kolinoz per kohe te gjate, sepse mikroorganizmat qe ndodhen ne goje/dhemb krijojne rezistence kundra kolinozit dhe ska me te njejtin efekt mbrojtes.
Keshtu qe here pas here ndroni kolinozin per nje kohe, e me tej mund te ktheheni perseri te cfare perdornit.
 
Titulli: Larja me pastë, i mbron dhëmbët 400% nga prishja e tyre

“Larja e dhëmbëve me pastë, duke përdorur gishtin si masazhues, mund të jetë një metodë po aq efektive sa larja e tyre me një furçë dhëmbësh dhe një pastë të zakonshme”, tha Anna Nordstrom, studiuese e këtij universiteti.

Kte ma ka then edhe nje specialist mua,ama cdo gje mvaret nga struktuar e dhembit .sa eshte rezistuese ajo, njoh njerz se nuk i kan pastru asnjher dhembet ,por qe i kan aqe te shendetshem sa eshte per tu habit dhe cigaren madje e konsumojn .
Ama si thon edhe doktoret ti pastrojm mbas cdo ushqimt kjo me duket e ekzagjeruar .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top