Largoni erën e keqe të gojës me çaj të gjelbër

Kresha

A pretty face can never trick me


Nëse shqetësoheni për shkak të erës së keqe e cila del nga goja juaj, përvetësojeni shprehinë e pirjes së çajit të gjelbër. Ai do të largojë çdo gjurmë të erës.


Jo vetëm që në këtë mënyrë do të mposhtni kundërmimin e keq të gojës, por edhe do të mbroni shëndetin e zgavrës suaj të gojës pasi që mund të reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojës.
Kështu të paktën pohojnë hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji, të cilët kanë studiuar çajin e gjelbër. Tashmë dihet që kjo pije e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt por edhe në uljen e kolesterinës.
اaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si ai i ziu, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!
اaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm. Kështu dy filxhanë me çaj e pasurojnë organizmin me sasinë e njëjtë të antioksidantëve sikur edhe pesë porcione me perime dhe dy molla. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top