Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Laptop nga Acer me ekran të madh

Laptop nga Acer me ekran të madh

Ka filluar shitja e laptopit të Acer-it, i cili me performansat e tij mund të zëvendësojë desktopin, e deri diku edhe një qendër multimediale.

Dimensionet e laptopit Aspire 8920G nga Acer janë mbresëlënëse, e mjafton vetëm të thuhet se ka ekran me diagonale prej 18.2 inçësh. Veçantia e tij është se nuk është në përmasat 16:10 në të cilat përpunohen ekranet e kompjuterëve, por ofron paraqitje 16:9, siç mund ta gjejmë tek televizorët wide screen, derisa ka rezolucion 1080p (1920 x 1080).

Acer sipas të gjitha gjasave e ka dedikuar këtë kompjuter edhe për shikimin HD (high definition) filmave, sepse me monitorin e ka çiftëzuar Blu-ray optical drive.

Laptopi i madh i Acer është i bazuar në procesorin e Intelit Core 2 Duo me takt prej 2.5 GHz, i pajisur me katër gigabajtë të memories dhe madje me dy disqe të forta me kapacitet të përgjithshëm prej 640 GB. اipi grafik është i nVidias 9650M dhe ka 512 megabajtë memorie. Me këso lloj specifikash nisja e lojërave më të reja 3D nuk do të duhej të ishte aspak problem.

Ana e keqe e listës impresive të harduerit është madhësia e kompjuterit, pasi që masa e tij është 4.1 kilogram dhe bateria nuk i zgjat shumë – gjatë shikimit të filmave bateria mund t’i ofrojë kompjuterit 100 orë punë. Mirëpo ky lloj i kompjuterit nuk shërben për bartje të përditshme e as punës në bateri, derisa e kurorëzon një çmim i lartë. Për shembull, në Amerikë ky laptop shitet me çmim prej 3.000 dollarësh.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back