Lamturmirë Shuttle, por do studiohet asteroidi Vesta..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Zakonisht NASA, nëse kushtet dhe ligji i gravitetit ia lejojnë, i organizon sipërmarrjet e veta hapësinore në mënyrë që të realizohen më 4 korrik, Festa e Pavarësisë së SHBA. Për shembull, në këtë ditë kanë zbritur robotët në Mars (Pathfinder në 1997-n), apo një plumb i lëshuar nga misioni “Deep Impact” ka goditur bërthamën e kometës Tempel -1 (2005). Kurse në këtë vit ka fare pak për të festuar, sepse edhe fluturimi i fundit i Shuttle, do të nisë nga Cape Canaveral më 8 korrik, ndërsa nuk do të kishte qenë e vështirë të paraprihej 4 ditë. Por ja që në fakt, me misionin STS 135 dell’”Atlantis”, 12 ditë në orbitë, përfundon një epokë si ajo e mjeteve të rikuperueshme, teksa rrezikon të fillojë një perëndim melankolik i eksplorimit të vetë hapësirës. Mes viteve 1960-2010, praktikisht nuk ka trup të Sistemit Diellor që nuk është arritur dhe studiuar nga afër, për të mos folur për 6 zbarkimet në Hënë. Një eksplorim entuziazmues dhe i papërsëritshëm që brezat e ardhshëm mund të na e kenë zili. Mbeten për t’u zbuluar asteroidët e mëdhenj dhe kategoria e re e “planetëve xhuxhë”. Por nuk ka shumë për të pritur. Më 16 korrik, misioni i NASA “Dawn” do të arrijë Vestan, asteroidin me diametër mesatar prej 530 km, i zbuluar nga Olbers më 29 mars 1807. Pastaj e njëjta anije hapësinore do të synojë Cerere, “planeti i vogël” i pikasur në ditën e vitit të ri në 1801. Ardhja është parashikuar në gusht 2015. Pastaj është misioni “New Horizon”, gjithmonë i NASA, që në atë vit, por në korrik, do të arrijë planetin e vogël Pluton. Pjesa tjetër do të jetë një theksim i misioneve të realizuar, ndonëse bëhet fjalë për misione me interes të madh, sidomos përsa i takon Marsit.
Kështu, diskuimi i Shuttle do të mbyllet pas 14 korrikut. Dhe skeptri i eksplorimit hapësinor ndoshta do të merret nga Kina, apo edhe nga India. Ndonëse Evropa kërkon të rezitojë fort. Gjithsesi, sot SHBA-ja dhe bota ka diçka tjetër për të festuar, veç pavarësisë. Toka ka kaluar në pikën e orbitës së vet më të largët nga Dielli. Tashmë gjendet 152.102.196 kilometra nga ylli ynë dhe duke respektuar ligjet e Keplerit, do të lëvizë më ngadalë më ngadalë në krahasim me pjesën tjetër të orbitës. Kjo është arsyeja përse periudha pranverë-verë zgjat 7 ditë më shumë në hemisferën boreale, me sezone më të mëdha sesa në hemisferën australe.

269881_245848878759874_141388129205950_1131089_5988502_n.jpg
 
Pe: Lamturmirë Shuttle, por do studiohet asteroidi Vesta..

E sa shuttla te tjere do dalin..... boh tpakten nuk qahemi per arme se kemi me bollek :D
 
Back
Top