Lamtumirë regjisor!

Зngjεll

___________

Lamtumirë regjisor!
Shkruar nga :Yllka Lezo .. 05/03/2009

Marre nga :Gazeta Shekulli


Gjithçka në studion e Viktor Gjikës është ashtu si e ka lënë ai. Blloku i shënimeve, syzet madje edhe ilaçet. Gjërat që nuk i realizoi dot? Një dokumentar për Sandër Prosin dhe librin me kujtime


Dita e fundit në studion e Viktor Gjikës


Regjisori Viktor Gjika nuk është më, por la pas një vepër. Vdekja e tij mund të quhet humbje për kinemanë shqiptare e cila tani po përjeton një fazë krize. Për tre vjet regjisori vuajti nga një tumor dhe vetëm tre muajt e fundit sëmundja kishte arritur ta vinte poshtë. Pas një ndërhyrjeje mjekësore në Romë, Gjika 71-vjeçar u kthye në shtëpi në Tiranë prej së cilës doli dje, për herë të fundit.


Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar të afërm dhe kolegë i bënë homazhe dhe i dhanë lamtumirën. Kortezhi i gjatë i njerëzve të artit por edhe politikanë e nderuan për një orë dje në mesditë këtë figurë të kinemasë shqiptare.

Pak hapa larg muzeut gjendet shtëpia e tij. Një apartament modest, në katin e katërt të një pallati në rrugën e Durrësit. Në dhomën kryesore ka shumë njerëz. Në fund të korridorit gjendet dhoma e regjisorit. Studioja dhe dhoma e gjumit janë të shkrira në një. Një dhomë-studio tepër e vogël për një regjisor.

Aty pothuajse gjithçka ka ngelur siç e ka lënë Viktor Gjika, krevati, një tavolinë e vogël, një shezlong, tavolina e punës dhe dy rafte të mëdhenj të mbushur plot me libra dhe videokaseta, libra të hedhur andej-këtej, videokaseta të vogla të vendosura pirg tre këtu e katër atje.

Mbi tavolinën e punës rri i hapur një bllok shënimesh. Në disa fleta të bardha me një shkrim të rregullt janë rreshtuar disa numra telefoni. Aty kanë mbetur edhe gjyzlykët dhe përbri një qese përplot me ilaçe.

Në një dollap të vendosur brenda në mur është televizori dhe një videoregjistrator. Jo nga këta modernët e ditëve të fundit po nga ato që përdoreshin për të parë kaseta. Në rafte lexohen tituj të ndryshëm, realizime të tij dhe të tjera, si "Unë jam Ismail Qemali", "Gjuhë që nuk vdes", "La vita è bella", etj.

Letërsi e huaj pothuajse nuk shihet fare, më shumë enciklopedi, fjalorë të ndryshëm libra në rusisht dhe disa tituj shqiptarë të kohëve të fundit. Libri i fundit që ka lexuar, thonë aty, janë kujtimet e regjisores së kinemasë për fëmijë Xhanfize Keko.

Edhe pse e vogël dhoma-studio është e mbushur në çdo cep me objekte arti. Në çdo faqe të murit ka të vendosur të paktën dy piktura dhe ngado suvenire të vegjël.
Tavolina e punës gjendet pranë dritares, grilat e së cilës këtë mëngjes ishin të hapura përgjysmë.

Pamja që duket përtej kësaj tavoline është mjaft e bukur, nuk ndryshon shumë nga ajo që shihet në kartolinat turistike. I gjithë Sheshi "Skënderbe", rrugët e mbushura me makina, Muzeu historik, Teatri i Operës, monumenti i Skënderbeut, Xhamia, gjithë mali Dajt, është panorama që shihet përtej kornizave të dritares.

Përballë kësaj pamjeje gjatë të tre viteve të sëmundjes Gjika ka hedhur në letër kujtimet. Një dorëshkrim që para dy javësh ia ka besuar shkrimtarit dhe mikut të tij Teodor Laço. "Kam një amanet për ty. Kam shkruar një libër dhe dua që ta mbarosh" janë fjalët me të cilat Gjika i është drejtuar Laços, para se të vdiste.

"Ai ka shkruar kujtimet e tij deri në vitin 1991", tregon shkrimtari, i cili nëpërmjet një lloj pyetësori ka arritur të plotësojë kujtimet e 17 viteve që mungonin. "Më vjen keq që Viktori nuk arriti ta shihte librin që ndoshta del për 10 ditë" thotë Laço.



Një peng, që regjisori nuk arriti ta realizonte ishte dokumentari për aktorin Sandër Prosi. Disa herë kishte deklaruar që vepra e tij e fundit do të ishte ky dokumentar, të cilin nuk e bëri për shkak të sëmundjes.

Viktor Gjika u lind më 23 qershor 1937 në Korçë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik "VGIK" në Moskë, për operator filmi. Realizimi i tij i parë kinematografik është filmi i diplomës "Askush kurrë nuk vdes", në bashkëpunim me Dhimitër Anagnostin. Filloi punën si operator, pastaj si regjisor, dhe më vonë edhe si skenarist. Në vitin 1961 Viktor Gjika fillon punën si operator në filmin "Debatik".


Pesë vjet më vonë realizon filmin e parë si regjisor "Komisari i dritës" sërish me Dhimitër Anagnostin. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Ndër to "Horizonte të hapura", (1968), "I teti në Bronz", "Yjet e netëve të gjata", (1972), "Rrugë të bardha", (1974), "Përballimi","Njeriu me top", (1977), "Gjeneral gramafoni", Në çdo stinë, (1981), "Nëntori i dytë" (1982),"Vjeshtë e nxehtë e '41-it", (1986), "Njerëz në rrymë", (1990); dokumentarët "Unë jam Ismail Qemali", "Kur ikin korbat (Kosovë)", "Gjuhë që nuk vdes", "Arti shqiptar në shekuj", "Enver Hoxha tungjatjeta", "Rron o rron nuk vdes Fan Noli" etj.


Në vitin 1977 i jepet titulli "Artist i Merituar" dhe në 1985 "Artist i Popullit".


viktor gjika cmim LSA.jpg


Ndoshta shume prej jush e kane lexuar dhe e kane marre vesh per kete humbje te madhe te kinematorafise por kisha shume deshire ta sillja ketu kete lajm te hidhur , besoj per shume anetare te forumit tone .
E adhuroja kete burre te ndritur , kete regjisor qe me filmat e tij na dha kenaqesi te gjithe ne shqipetareve dhe ketu ku jetoj i kam akoma filmat e tij dhe qe i ruaj shume me kujdes : Nentori i Dyte nje nga adhurimet e mia , Gjeneral Gramafoni nje realizim i perkryer . Shqiperia humbi dhe nje figure tjeter te ndritur te popullit tone por vlerat dhe veprat e tij do jetojne pergjithmone
 
Titulli: Lamtumirë regjisor!

Ppaapapa kjo gerneta eshte mbrekullia e ketij filmi

Gjeneral Gramafoni : Regjisor - Viktor Gjika

gjenerali1.jpg


Nentori i Dyte


film1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top