Lala-Skela-Duro, lamtumira vjen në nëntor KOMBETARJA

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Në miqësoren e 11 (ose 15) nëntorit tre veteranët kuqezinj do t’i japin lamtumirën kombëtares

Tre futbollistë të kombëtares shqiptare, që i kanë mbrojtur ngjyrat kuqezi prej më shumë se një dekade, pikërisht kapiteni Altin Lala, fantazisti Ervin Skela dhe mesfushori tjetër Klodian Duro, shumë shpejt nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së Kuzhes. Në muajin nëntor, në miqësoren që do të luhet më datë 11 ose 15 nëntor (ende nuk është zyrtarizuar, por flitet për Azerbajxhanin), Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar të organizojë një ceremoni lamtumire për kontributin që këta futbollistë kanë dhënë ndër vite.

Vendimi është marrë menjëherë pas humbjes me Luksemburgun, teksa Shqipëria doli jashtë çdo objektivi në Grupin D, ku mban vendin e parafundit (vështirë se mund të ndryshojë renditja për kuqezinjtë), me me 8 pikë, 4 më shumë se Luksemburgu dhe 4 më pak se Rumania dhe Bjellorusia. Më tërheqjen e këtyre tre futbollistëve merr jetë rinovimi që ka premtuar presidenti Duka (deklaroi se pas eliminatoreve 30-40% e skuadrës do të largohet) dhe trajneri Kuzhe.

Altin Lala 35-vjeçari i Hanoverit është shprehur qartë pak muaj më parë që ky do të jetë edicioni i fundit me kombëtaren. Kapiteni kuqezi do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të edicionit, në përfundim të kontratës me Hanoverin, pjesë e të cilit është qysh nga viti 1998. Kjo do të thotë se aktivizimi i me kuqezinjtë pas Rumanisë do të ishte i pavlerë.

Ervin Skela: Situata e këtij futbollisti dy sezonet e fundit ka qenë shumë e komplikuar. Ai vazhdon të jetë pa skuadër, madje nuk përjashtohet mundësia që të tërhiqet nga futbolli. Por kjo mund të ndodhë pas ndeshjes me Rumaninë, në miqësoren e muajit nëntor.

Klodian Duro: E ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, madje këtë vit ka humbur edhe vendin e titullarit në kombëtare. Pas rënies së LASK Linzit nga Bundesliga austriake, Klodian Duro, thuajse 34 vjeç, vijon të jetë pa skuadër. Në kuadër të rinovimit të kombëtares për eliminatoret e Botërorit 2014, edhe ky futbollist duhet të japë lamtumirën përfaqësueses shqiptare.
 
Pe: Lala-Skela-Duro, lamtumira vjen në nëntor KOMBETARJA

Eshte desht shum me heret ta bejn nje gje te till e ti dhejn perparesi te rinjeve , me mire 1 vit deshtim deri sa te komponohen te rinjet se sa 10 vite deshtim me pleq.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top