Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

LAJMI I FUNDIT: Shkëmbim i armatosur, Xhandarmëria serbe sulmon Policinë e Kosovës?!

Në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht në afëërsi të fshatit Dobrosin sot ka pasur një situatë tepër të tensionuar.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se ka pas të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, është Xhandarmëria serbe ajo e cila ka provokuar e para.

“Në një moment ka esklauar situate. Janë dëgjuar të shtëna me armë”, ka theksuar ky burim, duke mos dhënë më shumë detaje.

Sioas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, dikur pas orës 5 të mëngjesit.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thonë se nuk kanë informata që ka pasur tensionim të situatës në atë pikë kufitare.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar se nuk ka informacion për një gjë të tillë.

Ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë janë tensionuar tash e sa javë.

Fillimisht ishte ndërtimi i murit ilegal në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e pastaj arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletarrest të vitit 2004, e së fundit tentimi për futjen e një treni pa licencë dhe me mesazhe provokuese, që kanë çuar në pikën kritike raportet ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, presidenti serb, Nikoliq ka provokuar duke thënë se ai është i gatshëm që së bashku me dy djemtë e tij të vij të luftoj në Kosovë, nëse kjo është e nevojshme.

Kurse, nga Brukseli zyrtar është kërkuar që të zbuten tensionet dhe të vazhdoj edhe më tutje dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
luft.jpg
http://www.shqiptari.eu/
 
Titulli: LAJMI I FUNDIT: Shkëmbim i armatosur, Xhandarmëria serbe sulmon Policinë e K

Eh si ja futin kot këto portale. Të gjithë me gazetari po merren.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back