''Lajmi dites nga Shqiperia''

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Borxhi nga klientët, vetëvaret në punishte biznesmeni i vetratave

30385_12.jpg

POGRADEC- Në një moment depresioni, për shkak të borxheve, një biznesmen i njohur i prodhimit e tregtimit të vetratave në qytetin e Pogradecit, i ka dhënë fund jetës dje me vetëvarje. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 14:00 të ditës së mërkurë, në mjediset e punishtes së tij. Mësohet se viktimë e vetëflijimit të radhës është 33-vjeçari Lorenc Jakupllari nga fshati Rëmenj i rrethit të Pogradecit, i martuar dhe baba i një fëmije.

“33-vjeçari Lorenc Jakupllari është vetëvarur në mjediset e punës me një litar, në momentin që ndodhej i vetëm në godinë”,- konfirmojnë burimet zyrtare të policisë lokale.

Biznesmeni që kishte punishten afër Agjencisë, kishte klientelë të gjerë, por mosshlyerja e parave nga klientët e kishte vënë në vështirësi. Sipas policisë, ky dyshohet të jetë dhe shkaku i vetëvarjes.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Tiranë, polici ekzekuton me armë kolegun e tij

50170_2.jpg

TIRANE- Një punonjës i Policisë së Tiranës është qëlluar me armë zjarri, mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ndërsa mësohet se efektivi Bashkim Memia u plagos me disa plumba, por nuk mundi të mbijetonte pavarësisht se u transportua menjëherë në spital.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, Genc Domi, vetëm pak minuta pas ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të krimit.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Komisioni hetimor, Spahiu: Do i drejtohem Gjykatës Kushtetuese

50476_1.jpg

TIRANث- Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu e ka quajtur të paprecedentë largimin e tij nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ndërsa shton se me pranimin e kërkesës së PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj tij, ka një përplasje të qartë mes dy pushteteve. Kjo tha Spahiu, nuk është më një cështje personale.

“Një javë më parë në disa media pata paralajmëruar dorëheqjen time, por në kushtet e këtij presioni nuk mund ta bëj, kjo nuk është më cështje personale por krijon një precedent të rëndë diktatorial për funksionimin e drejtësisë. Ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë, drejtësia nën presion dhe sulm”, tha numri dy i KLD.

Ai deklaroi edhe njëherë se shkarkimi i tij nuk parashikohet në Kushtetutë, ndërsa e quajti të sajuar kërkesën e PD-së. Vetëm ndërhyrja e Gjakatës Kushtetuese mund të ndalë presionin e hapur ndaj meje, tha Spahiu më tej.

“Kërkoj antikushtetueshmërinë e këtij komisioni hetimor. Gjykata Kushtetuese të ndalë këtë diktaturë të pushtetit, sistemi i frikës ka cënuar lirinë”, tha Spahiu më tej.

Nënkryetari i KLD-së tha ndër të tjera se nuk do të marrë pjesë në punimet e këtij komisioni.
“Kryeministri po ushtron presion të hapur ndaj meje, presion i paprecedent, dhunim ku një pushtet kërkon të vendosë kontroll politik mbi një pushtet tjetër, Nuk mundet një pushtet të ushtrojnë kontroll mbi pushtetin tjetër në demokraci, ku tre pushtetet qendrojnë të ndara…Distancohem nga këto nisma antikushtetuese, nuk do marr pjesë kurrë në punimet e këtij komisioni të ngritur në antikushtetueshmëri, kur nuk dëgjon zërin tim si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si mund të dëgjojë qytetarin?”, nënvizoi Spahiu.

Komisioni i Ligjeve miratoi sot kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor, me qëllim shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Kërkesa u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita braktisi mbledhjen.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Berisha-Ramës: Taksën progresive e do për ata që si kontrollon dot më

50469_3.jpg

TIRANث- Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha hodhi sërish akuza në drejtim të liderit të opozitës Edi Rama, në lidhje me taksën progresive që ky i fundit kërkon të aplikohet në vend.

Berisha tha se këtë taksë do t’ua vendosë grupit të biznesmenëve që nuk e sponsorizojnë më. Sipas tij, Rama nuk ka folur asnjëherë për këtë taksë sa kohë ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, pasi kishte në dorë lejet e ndërtimit.

“Unë ju garantoj që zoti Rama taksën progresive e ka për grupin e biznesmenëve të tij, që nuk e sponsorizojnë më që kur iku nga bashkia. Edhe drekat që shtron, nuk i afrohen më as Fideli e as të tjerë, nuk i japin më asnjë kacidhe, se s’ka më leje duke bllokuar lejet e tjera”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë deklaroi më tej se Rama synon të frikësojë një grup që se kontrollon dot më.

“Politika e tij e taksave është furtunë në një gotë ujë, synon të frikësojë një grup që se kontrollon dot më”, tha shefi i kabinetit qeverisës.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Korcë, ngroheshin me qymyr, vdesin të asfiksuar burrë e grua

50474_1.jpg

KORCE-Një cift të moshuarisht kanë gjetur vdekjen në gjumë nga gazi karbonik i prodhuar nga djegia e qymyrit që e përdornin për ngrohje.

Ngjarja është shënuar në fshatin Lumalas te komunes Bulgarec rreth orëve të para të mëngjesit në familjen Shaholli, ndërsa trupat Sadik e Firdez Shahollit te dy nga 75 vjec, u gjetën të pajetë sot paradite nga nusja e shtepise. Dyshohet se vdekja e ciftit Shaholli ka ndodhur teksa ata ndodheshin në gjumë.

Sipas policisë, të moshuarit ishin ngrohur me sobë druri, por në vend të tyre kishin përdorur qymyr. Policia dyshon se duke lënë soben me qymyr ndezur për tu ngrohur gjatë natës, cifti ka thithur me shumicë gazrat karbonike të cliruara nga djegia e qymyrit.

Gjithsesi do të jenë hetimet e plota të policisë që do të nxjerrin versionin zyrtar të vdekjes së ciftit të të moshuarve.

(d.b/BalkanWeb)



Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët

50479.jpg

TIRANE-Duke vlerësuar se vendimi i Gjykatës së Lartë kundrejt tij për video-përgjimin me Priftin, ishte i pastër si kristali, Ilir Meta sot reagoi ndaj qëndrimit të PS, që cilësoi se ‘drejtësia vdiq’.

“Nëse më pyesni për vendimin e gjykatës ju e dini se rezultati ka qenë edhe më i thellë se sa duhej, por ça ti bësh që e vërteta është e kristaltë. Rezultati ishte 5 me 0. E kuptoj shqetësimin e biznesmenit më të ri në sipërmarrjet funerale në Shqipëri, Edin tonë të dashur që përzjeu me ceremonitë mortore edhe disa të rinj që quhen eurosocialistë. Lidhur me shqetësimin e madh të tij që paraqet përmes këtyre të rinjve që i përdor në ceremoni të rënda e të papranueshme”.

Meta theksoi se ai si person kërkon transparencë ndaj kësaj cështje, ndaj fton Edi Ramën të ballafaqohen me fakte para shqiptarëve për të treguar se kush u bën në të vërtetë, presion prokurorëve.
“Dua vërtet nëse Edi do transparencë dhe nëse Edi është interesuar të ballafaqohet me shqiptarët dhe ndërkombëtarët lidhur me atë që e quan vdekja e drejtësisë, presion ndaj gjykatave dhe prokurorëve, apo edhe më tej, unë e ftoj që duke nisur nga sot nëse zoti Filip اakulli na bën favor në emisionin ‘Fiks Fare’ bashkë me Edin të dalim para shqiptarëve dhe ai natyrisht le të ketë orë sa të dojë në dispozicion për të folur e dhënë prova”, theksoi Meta.

Më tutje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ftoi Ramën të paraqesë fakte e dokumente për kapjen e Gjykatës së Lartë, ndërsa shtoi se Spartak Braho po ruan dicka për Edi Ramën.

“Unë e siguroj atë dhe ju se do ta dëgjoj me respekt dhe vëmendje duke besuar se vërtet është i shqetësuar për këtë që po ndodh. Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe audio, meqë Edi na futi video-politikën, për të parë vërtet se kush ndërhyn tek prokuroria dhe gjyqtarët për qëllime politike. Kjo bëhet në emër të transparencës”.

Lidhur me protestëne FRESSH sot para Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë üpër Ilir Metën, kreu i LSI ftoi Ramën të kërkojë falje për varrezat e Tiranës.
“Sa për biznesin e ri të funeraleve nuk është normale dhe njerëzore të cim në këtë drejtim. Përpara se të vazhdojë me këtë lloj biznesi do të ishte shumë mirë që miku im Edi të kërkonte falje për gjendjen që i la varrezat në Tiranë”, përfundoi fjalën Meta ndërsa i dhuroi një puthje gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, duke u dërguar të fala, gazetarëve të ‘Fiks Fare’.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Shkarkimi i Kreshnik Spahiut, "Ligjet" nisin procedurat

50472.jpg

TIRANث- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për të hetuar nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu me qëllim shkarkimin e tij nga ky post. Kërkesa u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.

Nënkryetari i KLD-së u paraqit në komision, ku fillimisht u dëgjua relacioni i deputetit të PD-së, Viktor Gumi, i cili parashtroi kërkesën e maxhorancës që kërkonte shkarkimin e Spahiut.
Kërkesa e demokratëve argumenton se "Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin e drejtësisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur".

Por, që në nisje të mbledhjes seanca u shoqërua me debate e tensione. Rusmajli nxjerr jashtë Spahiun, sapo ky i fundit fillojë të flasë. Ai deklaroi se e konsideron gjithë këtë procedurë për shkarkimin e tj si "antikushtetuese pasi nuk vendos Kuvendi për largimin e tim nga detyra...Ju nuk më shkarkoni dot,- deklaroi nënkryetari i KLD-së.

Rusmajli e akuzoi Spahiun se po përpiqet ta kthejë këtë seancë në konferencë shtypi, duke dalë kështu tërësisht nga rendi i ditës.

“Po sillesh me harbutëri, po del jashtë rendit të ditës”, tha Rusmajli, ndërsa i kujtoi Spahiut se, “Kur të ngrihet komisioni hetomor do kesh mundësi pa fund për të folur. Këtu në këtë komison vendos unë”, tha ai.

Opozita largohet nga mbledhja, Xhafaj: Nuk bëhemi pjesë e kësaj farse
Anëtari i opozitës në Komisionin e Ligjeve Fatmir Xhafaj theksoi sot ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve se kjo që ndodhi sot në rastin Spahiu, ishte e shëmtuar dhe se opozita nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj farse.
“Duhet te bëni komision hetimor për gjendjen e drejtësisë. Dje për ju, Spahiu ishte luftëtar i drejtësisë, sot i thoni horr e sharlatan”, tha Xhafaj.
Rusmajli debatoi me Xhafaj duke e pyetur nëse socialistët janë bërë deputetë të Spahiut, por opozita ndërkohë u largua nga salla e mbledhjes.

Propozimi per shkarkim
Shkarkimi i Spahiut u bë i njohur nga kryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë e cila u pasua me kërkesën e demokratëve për ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar shkeljet e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e detyrës së tij.

Demokratët thonë se Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin të drejtësisë e Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur.

(ma.ar/da.bo/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Dhunuan studentët, arrestohen 8 truprojat e universitetit privat

50463.jpg

TIRANE- Të gjithëve na ka ndodhur që rrugëve të Tiranës të ndeshemi me adoleshentë që shpërndajnë fletushka me oferta shkollimi dhe kursesh të ndryshme në Universitetin “Vitrina”, por askush nuk e kishte menduar që pak kohë më vonë, studentët e këtij universiteti privat, do të dhunoheshin nga truprojat. Plotë 8 truproje dhe administratori i universitetit janë arrestuar ditën e djeshme nga forcat e Komisariatit 6, pasi fillimisht kanë dhunuar një student, e më pas kanë kundërshtuar e janë konfliktuar dhe me forcat e Policisë, të cilat kishin shkuar pas telefonatës së bërë nga studenti Fatjon Ismailgeci. Por, skandali është më i madh, pasi një numër i madh studentësh kanë denoncuar se mbi ta është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e truprojave, në rast se ata nuk pranonin të blinin librat e Universitetit ose nuk paguanin gjobat që u viheshin nga administrata.

NGJARJA
Mesditën e djeshme, një telefonatë ka mbërritur në Sallën Operative të Policisë së Tiranës, ku njoftonte se truprojat e Universitetit “Vitrina” e kishin dhunuar rëndë. Sipas telefonatës së bërë nga studenti mësohet se disa prej truprojave të universitetit, pasi kishin debatuar fillimisht me fjalë me të, kishin nisur ta godisnin me grushte me shkelma, duke i shkaktuar plagë të rënda studentit F.I.. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, forcat e Komisariatit Nr.6 kanë mbërritur në ambientet e universitetit privat. Sapo i janë afruar derës, mësohet se truprojat kanë kërkuar që të largohen pasi ajo ishte pronë private dhe nuk kishin të drejtë të afroheshin. Pas debateve disa minutëshe me forcat e rendit, truprojat e universitetit kanë nisur të konfrontohen me ta, duke i kundërshtuar dhe duke qëlluar mbi ta. Mësohet se 3 efektiv policie kanë marrë plagë të lehta si pasojë e konfrontimit me truprojat e universitetit. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i tyre, të cilat kanë kërkuar forca të tjera mbështetëse dhe vetëm brenda pak minutash është bërë i mundur arrestimi i 9 personave, të cilët kishin dhunuar studentin si dhe kishin ushtruar dhunë mbi forcat e policisë.

ARRESTIMET
Nëntë të arrestuarit janë dërguar në ambientet e Komisariatit 6 ku janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe reagimin e tyre të dhunshëm mbi uniformat e policisë. Ndërkaq, burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se pas kallëzimit të bërë nga studenti i dhunuar, kanë qenë dhe disa student të tjerë, të cilat gjithashtu kanë denoncuar se mbi ta ishte ushtruar dhunë nga truprojat e universitetit. Sipas tyre, truprojat i kërcënonin në rast se nuk blinin librat e universitetit, ose i vendosnin gjoba. Sipas deklarimeve të studentëve, në rast se ata kundërshtonin, truprojat ushtronin dhunë mbi ta. Ndërkohë mësohet se, mes të arrestuarve është dhe administratori i Universitetit “Vitrina”, Edmond Vlashi si dhe truprojat Hamit Leka, Leonard Vlashi, Jetmir Zhika, Artan Zefi, Lutfi Tufa, Gjovalin Zefi, Agron Bacaj dhe Ramazan Tarko. Bëhet e ditur se nëntë të ndaluarit pritet të akuzohen për goditjen e studentit dhe të efektivëve të policisë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

21 Janari, deshmia: Fatos Skeja më ofroi para dhe fotografinë e vrasësit

50471.jpg

TIRANE-Vëllai i Hekuran Dedës, një nga katër viktimat e vrarë më 21 janar 2011, ka rrëfyer për emisionin “Xhungël” një takim që sipas tij ai ka patur me atë që e cilëson si të dërguarin e kryeministrit, Sali Berisha, tri ditë pas vrasjeve. Ky person që e njihte dhe vetë Hekuranin, sipas Sabit Dedës ka qenë Fatos Skeja. Sipas tij Skeja ka kërkuar nga familja Deda që ata të pranonin Berishën për një kafe ngushëllimi në shtëpi, në këmbim që ai t’i tregonte se kush ishte vrasësi duke i premtuar njëherësh edhe ndihmë ekonomike. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të plotë rrëfimin e vëllait të Hekuran Dedës për emisionin “Xhungël”.

RRثFIMI I SABIT DEDثS
Pas tre ditësh (pas ngjarjeve të 21 janarit 2011) ka ardhë dikush në 12 të natës, na tha se dinte kush e ka vrarë Hekuranin. E njihte vëllain tim se kishte pi një kafe. Na thanë pranojë Salinë të vijë nesër. Ne do ta gjejmë njeriun që e ka vrarë Hekurani. Do ta sjellim foton dhe do e shifni sa ndihmë ka me ju dhënë (Berisha). I thashë nuk dua ndihmë lekësh. Ndihma e tij është që kjo na vrau vllain. S’du ndihmë lekësh i thashë do të ri fukara kështu sikur jam. Mori një shok në telefon, më tha do vij me filanin të pijmë kafe. I thashë mirëse të vijnë. Unë nuk e dijsha për çfarë arsyesh do të vinin. Kur erdhën këtu, gjatë muhabetit më tha. Kan ardh në shpi. Kemi ndenjë gati dy orë këtu. Kam qen un, baba, nona, vlleznit. Ai kishte ardhur me urdhën, jo se është nga zona jonë, se nga zona do vinte ditën, jo natën. Ai kishte ardh me urdhën të dikujt natën që të mos shihte asnjë. Ka qen ora 12 e natës. Ai e dinte që natën s’ka pas njeri të huj këtu por do ishim vetëm na të shpis. Tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do ju a gjej me fotografi personin, do t’ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin. I thashë pse Berisha nuk erdhi në varrim kur qenka kaq i interesum. Më tha jo ka pasë frikë, ka përfaqësues të tjerë. Nuk e nalova unë. Ai më tha se kam një shumë parash. Nuk mi cilësoi se sa. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnji gja. Pasi e pa që nuk jena tu e pranu, doli në rrugë e prapë më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë vetëm me atë, unë e vëllai i vogël. Pranojeni, pse s’e pranoni, ça arsye ka, filloi me shajtë të tjerët. Personin ta gjejmë ne, më tha, kur të pranoni Sali Berishën në shtëpi. A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, do të merret ai me atë punë. Ka me e vra ai. Po se vrau ai e vras unë. Ki kur erdh këtu folëm, pimë kafen, tha jam Fatos Skeja. Unë e njifsha se është i zonës tonë. I thashë qofsh shnosh. Tha unë sa kam dal prej kafes. Kam qenë me Sali Berishën. Tha kokë më kokë me Sali Berishën. Tha bile më pret në zyrë. Tha se e marr pri këtu në telefon. I thashë që nuk e pranoj. Tha unë kam qenë në tarracë, sipër të kryeministrisë dhe e kam pa nga ka ardhë plumbi dhe kush e ka vra Hekuranin. Më tha vetëm pranoni Saliun me ardh me pi kafe këtu dhe të gjitha gjanat kam me i rregullu un”.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Mbikëqyrje elektronike për të dënuarit, firmoset marrëveshja

47942_1.jpg

TIRANث- Nënshkruhet marrëveshja për mbykqyrje elektronikle për të dënuarit. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth dhe Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi nënshkruan sot marrëveshjen, e cila parashikon mbikqyrjen elektronike të shtetasve që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.

Ministri i Drejtësisë Halimi në në fjalën e tij duke e cilësuar OSBE-në një partner të rëndësishëm në fushën e drejtësisë, e cilësoi refromën për mbikqyrjen elektronike si më ambiciozen.

"Kjo reformë, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, do të rrisë sigurinë publike dhe garantojë ekzekutimin e vendimeve penale",-theksoi Halimi.

Ambasadori Wollfarth duke vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë nënvizoi se kjo refomrë është më modernia në rajon.

"Kjo reformë është më modernia për sistemin e drejtësisë që do e bëjë Shqipërisë lidere në rajon",- theksoi Wollfarth.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Fier, benzi përplas për vdekje 78-vjecarin, arrestohet shoferi

50080_1.jpg

FIER-Një aksident me pasojë një të vdekur është shënuar në qytetin e Fierit.
Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur ne vendin e njohur si “Rotondoja e Sheqit” në një nga lagjet e qytetit të Fierit. Një 78 vjecar ka humbur jetën pak orë pasi është përplasur nga një automjet tip Benz me targa AA 047 AK.

Sipas policisë, viktima është Spiro Tegu, ndërsa tashmë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, 36 vjecari Robert Rrapushaj
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Ndarja e delegatëve të PS, Rama: Nuk ka rikthim të Nanos

38067_9.jpg

TIRANE-“Nuk ka rikthim të Fatos Nanos, por si ish-Kryeministër i vendit, por dhe si ish-kreu i PS, ai është anëtar i Asamblesë dhe si i tillë është gjithnjë në listën e delegatëve në bazën e partisë”. Ky është reagimi i liderit të opozitës, Edi Rama në një shkrim të tij në faqen e tij zyrtare, një ditë pas mbledhjes së forumit më te larte te PS, dhe shkrimeve ne media per nje rikthim te Nanos. Rama thekson se ‘de jure’ askush se ka larguar Fatos Nanon dhe as e ka rikthyer dje. Tjetër gjë si kanë rrjedhur gjërat e çka zgjedhur të bëjë ai vetë ‘de facto ‘në gjithë këto vite duke u distancuar larg nga PS-ja, po kjo s'ka të bëjë gjëkundi me mbledhjen e djeshme”. Rama sqaron se Nuk ka pasur asnje debat në lidhje me ndarjen e re të delegateve të Asamblesë se Partisë Socialiste në qarqe, por sipas tij vetëm diskutime për këtë cëshje.

Partia Socialiste miratoi dje shpërndarjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të kryesisë në 12 qarqet e vendit, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në procesin e riorganizimit të strukturave të kësaj force politike 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2013, bie në sy caktimi i liderit historik të PS-së, Fatos Nano si i deleguar nderi në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu, vihet re largimi i disa anëtarëve të kryesisë nga qarqet, të cilat konsiderohen si baza të forta mbështetjeje, duke i deleguar në qarqe të tjera.

(d.b/News24/BalkanWeb)



Gërdeci, banorët padi të re, Gjykata e Lartë gjykim Mediut

50315_3.jpg

TIRANE-Banorët e Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë padi të re kundrejt Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Duke shqyrtuar padinë, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e cështjes ndaj Pinarit, Delijorgjit, Minxholit, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Një grup banorësh të Gërdecit akuzojnë të sipërpërpërmendurit për plagosje të rëndë nga pakujdesia.
Ndërkohë kjo Gjykatë pranoi për gjykim vetëm cështjen ndaj ish-ministrit e Mbrojtjes Fatmir Mediu, sot Ministër Mjedisi. Ndërkohë cështja për Pinarin, Delijorgjin, Minxolli i kalon automatikisht Gjykatës së Tiranës.
Vënia në lëvizje e Gjykatës së Lartë vjen menjëhere pas padisë se një grupi banorësh të Gërdecit të cilët akuzojnë të siperpërmendurit për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Kjo eshte padia e dyte qe banoret e Gërdecit dorezuan në Gjykatën e Lartë.
Pasi ka shqyrtuar padinë me akuzat përkatëse dhe listën e të paditurve, Kolegji i Gjykatës së Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e Minxhollit, Delijorgjit, Pinarit dhe Ngjecit, Këshillit te Ministrave dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se ajo ka pranuar vetëm padinë për gjykimin e Fatmir Mediut, për të cilën pritet të vendoset më tej nëse do të ketë heqje imuniteti apo jo.

Gjykimi i dosjes “Gërdeci” në Gjykatën e Tiranës prej disa muajsh ndodhet në fazën e leximit të konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes. Deri tani është lexuar pjesa më e madhe e tyre, por ende gjykata nuk ka dëgjuar konkluzionet mbrojtëse të të pandehurve më kryesorë të këtij procesi, Mihal Delijiogji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli.
Në kërkesën e saj, lexuar para gjykatës më 1 nëntor, Prokuroria e Tiranës kërkoi deklarimin fajtor të të gjithë të të akuzuarve për shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec. Në pretencë akuza kërkonte burgim përjetë për të pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

Nga tragjedia e Gerdecit ne Vore, me 15 Mars te vitit 2008 humben jeten 26 persona, ndersa u plagosen 300 te tjere, kurse dhjetra banesa e biznese u shkkaterruan.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Admir Tafili, flet nga burgu: Arsyet pse na kanë vënë tritol

41473_5.jpg

SHKODER - Hakmarrja është kthyer në një "mallkim" për familjen Tafili në Shkodër dhe jo vetëm për atë. Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi u shënua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e Admir Tafilit, i cili në mars të vitit që shkoi ekzekutoi dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve në Komisariatin e Shkodrës, Prel Pjetrushi.

Shpërthimi në lagjen "Salo Halili" ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi në banesë nuk kishte njeri. Pas ngjarjes, efektivat blu kanë shoqëruar 22 persona, përfshirë këtu pjesëtarë të familjes Pjetrushi. Ndërkohë, ka reaguar nga burgu Admir Tafili. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ai pohon se ngjarja ka autorë Pjetrushët, ndërsa argumenton se shpërthimi ndodhi pas mbërritjes nga Greqia në Shkodër të vëllait të tij, Luanit.

“Ka shumë arsye për vendosjen e tritolit. Së pari, personat e interesuar kanë mësuar se është kthyer në Shqipëri vëllai im, Luani. Ai ka disa ditë që ka ardhur dhe po interesohet për shitjen e shtëpisë. Mbase kanë kujtuar se Luani ka qenë në banesë me nënën, ose e kanë bërë shpërthimin për të trembur personat që mund të kërkojnë të blejnë shtëpinë time. Nuk përjashtohet mundësia që kjo ngjarje është bërë qëllimisht për t'i bërë presion drejtësisë. Më 31 janar kam gjyqin për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, ndaj duhej një tërheqje vëmendjeje.”- deklaroi Tafili.

(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

[BSETimes: Ekonomia shqiptare, vështirësi të transmetuara nga Greqia e Italia][/B]

49873_9.jpg

TIRANE - Sipas SETimes.com, Shqipëria mund të hasë një situatë edhe më të vështirë ekonomike për vitin 2012 për shkak të lidhjeve të ngushta me ekonomitë e Greqisë dhe Italisë.

SETimes, vërente në një artikull të publikuar fundjavës së shkuar se "ekonomia shqiptare nisi t'i ndjejë efektet e krizës në vjeshtën e 2008-ës. Shenja e parë qe tërheqja e pjesshme e kursimeve, për fat të mirë, në shkallë të ulët, pa shenja paniku, por jo më pak e rëndësishme, dhe bankat morën një qëndrim konservator lidhur me kreditë. Pati gjithashtu reduktime të eksporteve dhe më pas reduktime të importeve".

Teksa i referohej ekspertit Artan Hoxha, SETimes vërente gjithsesi se "Shqipëria nuk përjetoi një reduktim thelbësor të investimeve private, vendase apo të huaja, ndonëse fuqia investuese e shtetit
ra".

Sipas analizës së bërë në artikull rezulton se vala e dytë e krizës, e përqendruar rreth Greqisë, por që përfshinte edhe Italinë, gjithashtu do të vazhdojë të ndikojë ekonominë e Shqipërisë, veçanërisht për sa u përket të ardhurave që hyjnë brenda kufijve shqiptarë në formën e remitancave.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Diplomatët e huaj, letër të hapur në mbështetje të të drejtave të grave në Shqipëri

50634.jpg


TIRANث - Ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, përmes një letre të hapur, vunë sot në dukje progresin e Shqipërisë në promovimin e të drejtave të grave.
Në letrën e firmosur nga 12 diplomatë të huaj, veçohet miratimi i Ligjit “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, Ligjit për “Masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe së fundi nënshkrimi i Konventës së Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”.

Përfshirja e kuotës gjinore prej 30% në Kodin Zgjedhor cilësohet si një hap inkurajues në rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. "Për të konsoliduar më tej të drejtat e grave, ne nxisim autoritetet kombëtare të garantojnë që legjislacioni penal t’i sigurojë mbrojtjen dhe mekanizmat e përshtatshëm ligjor të mbijetuarave të dhunës në familje", thuhet në këtë letër.

"Ne vazhdojmë të jemi mjaft të shqetësuar nga statistikat zyrtare që tregojnë se 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar. Më e rëndësishme është nevoja për të penalizuar si dhunën me bazë gjinore ashtu edhe dhunën në familje", vijon letra e diplomatëve të huaj.

Ambasadorët vlerësojnë gjithashtu se, pavarësisht kuotës 30% për pjesëmarrjen e grave në politikë, aksesi i grave në pozicione vendimmarrëse si në nivel kombëtar edhe në atë vendor, mbetet i ulët.

Në këtë drejtim, vihet në dukje se rishikimi dhe fuqizimi i sistemit ekzistues të kuotës gjinore, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duhet të ndihmojë që të garantohet dëgjimi i zërit të grave.

"Duke qenë se Kodi Penal dhe Kodi Zgjedhor do të rishikohen nga Parlamenti së shpejti, ne shpresojmë që këto shqetësime do të adresohen dhe do të nxisin Shqipërinë të bëjë përpjekje për të arritur standardet ndërkombëtare të vendosura nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas, së bashku me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor të BE-së për të siguruar de facto të drejta të barabarta si për burrat edhe për gratë",- përfundon letra e diplomatëve të huaj.

Nënshkruesit:
Christine Moro, Ambasadore e Republikës së Francës në Shqipëri
Carola Müller-Holtkemper, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë.
Yvana Enzler, Ambasadore e Konfederatës së Zvicrës në Shqipëri
Fiona McIlwham, Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar
Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara
Semia de Tapia, Përfaqësuese e UN Women
Kseniya Lvovsky, Manaxhere e Bankës Botërore në Shqipëri.
Astrid Wein, Drejtoreshë e Zyrës së Bashkëpunimit Teknik Austriak
Henk G.C. van den Dool, Ambasador i Mbretërisë së Holandës
Karsten Ankjaer Jensen, Ambasador i Mbretërisë së Danimarkës
Ettore Sequi, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian
Eugen Wollfarth, Ambasador i OSBE-së

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Aksident në Vlorë, humb jetën çifti i bashkëshortëve

50704.jpg


VLORE – Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fushë-Dukat të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur automjeti me targa VL 6408 C ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat janë çifti i bashkëshortëve Sulo dhe Mino Liko, të dy rreth 75-vjeç, të cilët ishin pasagjerë në automjetin e aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit është plagosur edhe drejtuesi i mjetit, Azis Gjoni, i cili u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

(er.nu/BalkanWeb)



Shoferi i Prendit: Nuk kam qenë para Kryeministrisë më 21 janar

40118_15.jpg

TIRANE – “E dorëzova pistoletën e shërbimit sapo ma kërkoi Prokuroria. Unë nuk kam qenë para kryeministrisë me 21 janar dhe për këtë shkak isha krejt i sigurt që nuk kam kryer asnjë shkrepje me pistoletën time. Nuk hezitova për t’ua dhënë hetuesve”.

Margarit Kume, shoferi i ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendit, i cili dyshohet se ka penguar hetimet e ngjarjes së dhunshme të 21 janarit, duke ndërruar tytën e armës së tij me atë të eprorit për të fshehur vrasjen e Faik Myrtaj, ka shtangur kur është vënë përballë fakteve objekt akuze.

Ai as që kishte qenë me 21 janar para godinës së qeverisë, as kishte qëlluar. “Nuk di kush e ka ndërruar tytën e pistoletës time. Nuk mund të vë gisht mbi askënd. Unë jam i sigurt që nuk kam qëlluar me 21 janar”, - është shprehur Kume.

Margarit Kume ndodhet në masën e arrestit shtëpiak dhe pritet që të japë shpjegime të hollësishme lidhur me akuzën në ditët në vijim, pasi sipas prokurorisë ai ka ndryshuar tytën e armës me atë të Ndrea Prendit, duke tentuar në këtë mënyrë të pengojnë hetimin për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit.

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Bora, qarkullim i vështirë në disa akse, bllokohen komunat malore

30753_6.jpg

TIRANE-Reshjet e dëbores që rinisën gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. TvNews24 mëson se në qarkun e Dibrës ka probleme për qarkullimin në akset Peshkopi-Qafe Buall dhe Kukës-Peshkopi, ku kalohet me vështiresi edhe me zinxhirë, ndërsa aksi Peshkopi-Librazhd vijon të jetë e bllokuar.

Të izoluara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Trebisht, Ostren, ku në këtë të fundit mungon edhe energjia elektrike si pasojë e defekteve në rrjet.
Ndërkaq, në Kukës janë bllokuar nga dëbora akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Peshkopi, si dhe ka probleme në aksin Kukës-Krumë kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë.
Gjithashtu moti i keq ka sjellë ndërprerje dhe të energjisë elektrike. Energjia elektrike mungon në disa fshatra dhe në disa lagje të qytetit të Kukësit si pasojë e avarive.
Të bllokuara janë komunat Zapod, Topojan, Grykë-Cajë, Arren, Bushtricë në Kukës, si dhe Margegaj dhe Lekbibaj në Tropojë.

Raportohet gjithashtu se që prej orëve të para atë mëngjesit edhe Qafa e Llogarasë mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

E bllokuar nga bora aksi
Peshkopi-Librazhd

Të kalueshme me zinxhirë
Peshkopi-Qafë Buall
Kukës-Peshkopi
Kukës-Shishtavec
Kukës-Bushtricë
Qafa e Llogorasë

Komunat e bllokuara
Zapodi
Topojani
Grykçaj
Arren
Bushtricë
Margegaj
Kalaja e Dodës
Trebisht

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Djegia e makinës, Gjika: Kur vret kreu i Gardës, gjithçka ndodh

42309.jpg

VLORE - I pranishëm në aktivitetin e zhvilluar me rastin e lindjes dhe të vdekjes së Ismail Qemalit, kreu i Bashkisë së Vlorës iu përgjigj interesit të medias për djegien e makinës së tij. Ndonëse nuk ka dashur të komentojë gjatë, ai u shpreh se “Në një vend ku vret dhe komandanti i Gardës, gjithçka mund të ndodhë”.

NGJARJA
Rreth orës 03:20, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën automjetit tip ‘Mercedes-Benz’ me targa AA 815 AN. Menjëherë është sinjalizuar policia dhe efektivat e repartit të zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur shpejt në vendngjarje. Me gjithë ndërhyrjen, makina është dëmtuar rëndë nga flakët në pjesën e përparme. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se automjeti i përfshirë nga zjarri ishte i kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Sipas hetuesve, makina ishte parkuar në afërsi të banesës së Gjikës. Ndërsa mësohet, se kryebashkiaku e kishte blerë automjetin në fjalë pak muaj më parë. Burimet e mësipërme sqarojnë, se makina tjetër që përdor kryebashkiaku, një fuoristradë Q7 nuk ka pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndonëse ishte parkuar pranë mjetit që u dogj nga zjarri.

HETIMI
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia e Vlorës ka deklaruar se po hetohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Burime konfidenciale deklarojnë se i pyetur në lidhje me ngjarjen, kryetari i Bashkisë së Vlorës ka pohuar se i vetmi dyshim i tij është që kjo mund të ketë lidhje për shkak të detyrës që ai kryen.
Efektivat blu thonë se përveçse kësaj piste, po hetohet për kërcënimet që mund të ketë marrë kohët e fundit kryebashkiaku Gjika, për ndonjë konflikt të tij me persona të tjerë. Gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 10 persona.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

13-vjeçari me vrimë në zemër: Më ndihmoni të bëhem si shokët

50709.jpg

KORاE - ثshtë vetëm 13 vjeç dhe lufton çdo ditë me vdekjen, për shkak të problemeve të lindura në zemër. Andi Mollanji nga fshati Shamoll në Korçë ëndërron të jetë si bashkëmoshatarët e tij, ndërsa përballet çdo ditë me realitetin e hidhur të problemeve kardiake.

E vetmja që mund t’i shpëtojë jetën është një ndërhyrje kirurgjikale, por varfëria që ka mbërthyer familjen Mollanji, nuk e lejon të përballojë shpenzimet e operacionit.

“Fëmija është me vrimë në zemër. Operacioni me shifër të përafërt më thanë shkon tek 50-60 mijë euro, unë skam mundësi as për 1 mijë euro. U bëj thirrje të gjithëve që kanë mundësi të kenë ndjenjë për një fëmijë. اdokush do të vdesë por të vdesë kur ti vijë koha.”- tregon mes lotësh babi i fëmijës Fuat Mollannji.

Gjendja e 13-vjeçarit paraqitet e rënduar, ku pothuajse çdo ditë ai pëson gjendje të fikëti, të shoqëruara edhe me hemorragji, si shkak i mosfunksionimit normal të zemrës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Trafiku i organeve në Kosovë, Haxhinasto mbështetje kryeprokurorit të Eulex

50288_3.jpg

TIRANث- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëm Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e EULEX-it, Ambasadorin John Clint Williamson, i mandatuar për hetimin e akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran Dick Marty.

Ministri Haxhinasto siguroi Williamson për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Ministri Haxhinasto theksoi se EULEX-i ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetjen maksimale të autoriteteve shqiptare si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport.

Nga ana e tij kryeprokurori Williamson vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar nga autoritetet më të larta të vendit, në bashkëpunim me këtë organ hetimor të Eulex-it.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Rubik, grabitet Kisha 900-vjeçare, hajdutët rrëmbejnë sende historike

50737_2.jpg

RUBIK- Grabitet Kisha 900-vjecare e Rubikut. Policia bën me dije se grabitësit kanë pritur mbrëmjen për të vënë në jetë planin e ytre.

Nga hetimet paraprake mësohet se grabitësit kanë thyer xhamat për të hyrë në vendin e shenjtë.

Sipas policisë grabitësit dyshohet se janë larguar, duke marrë me vete sende me vlerë historike duke mos lënë gjurmë të cilat mund të dërgonin indentifikimin dhe kapjen e tyre.

Policia ka nisur hetimet për kapjen dhe arrestimin e grabitësve.
(el.me/BalkanWeb)



AK: Berisha asnjë fjalë për ligjin që mohon flamurin e shqiptarëve, në Mal të Zi

47902_38.jpg

TIRANث- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për deklaratën e kryeministrit Berisha, në Mal të Zi gjatë një vizite zyrtare. Ai është shprehur në një konferencë të përbashkët me homologun malazez Igor Luksic, se vlerëson progresin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryeministri Berisha ka heshtur përpara ligjit që i mohon shqiptarëve mbajtjen e simboleve kombëtare, sic është flamuri shqiptar.

“Berisha heshti për flamurin e shqiptarëve në Malin e Zi, ai nuk tha asnjë fjalë për ligjin që mohon flamurin e shqiptarëve, në një kohë që e ka për detyrë t’I mbrojë këto simbole”, thuhet në reagimin e AK.

Sipas AK, Berisha në Mal të Zi është shprehur kundër bashkimit me Kosovën, ndërsa ka konsideruar patriotët shqiptarë si ekstremistë. Aleanca Kuq e Zi deklaron se “Berisha të shqetësohet për ultranacionalistët e Malit të Zi”.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Gjirokastër, policia sekuestron 150 kg drogë, përleshet me trafikantët

47860_5.jpg

GJIROKASTثR- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 150 kg kanabis në kufi me Greqinë.

Droga është sekuestruar në orët e para të ditës së sotme nga sektori i Luftës kundër Lëndëve Narkotike dhe Policisë Kufitare në vendin e quajtur "Pylli i Katundes" në Gjirokastër, gjatë operacionit të koduar "Akulli".

Sipas burimeve zyrtare nga policia e Gjirokastrës, 6 trafikantët janë zbuluar nga strukturat policore duke transportuar lëndë narkotike drejt shtetit grek në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Thirjes së policisë për t'u dorëzuar ata i janë përgjigjur duke qëlluar me armë e për rrjedhojë edhe policia është përgjigjur po me zjarr. Të frikesuar nga reagimi i policisë trafikantët kanë braktisur çantat dhe janë larguar nëpër pyll, ndërsa polica kufitare, e ndihmuar edhe nga homologët grekë, vijon kërkimin e tyre.
(el.me/BalkanWeb)
 
Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Vlorë,tritolë makinës së një polici.




Një shpërthim tritoli ka tronditur sërish Vlorën mëngjesin e sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen “Pavarësia”, ku automjetit të një efektivi policie i është vënë tritoli. Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se makina i përket policit të forcave të rendit Andi Bega. Automjeti ishte parkuar para pallatit ku jetonte Bega, ndërsa shpërthimi ka alarmuar banorët e lagjes.
Tre ditë më parë, persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin makinës së kryebashkiakut Shpëtim Gjika, duke e shkrumbuar plotësisht.




shekulli.com.al
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Kryebashkiaku i Vlorës transportohet në spitalin e Tiranës me helikopter

42831_1.jpg

TIRANث- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika është transportuar mëngjesin e sotëm me një helikopter drejt kryeqytetit.

Burime konfidenciale pranë kryebashkiakut bëjnë të ditur e Gjika vuan prej disa kohësh nga sëmundja e hernies diskale.

Të njëjtat burime sqarojnë për NEWS24 se ai është transportuar sot drejt kryeqyteti për një mjekim më të specializuar, duke konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: Titulli: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

INSTAT: Vetëm 26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat

47649_6.jpg

TIRANث- 26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat. Shifra konfirmohet nga Instituti i Statistikave, i cili bëri publik sot prezantimin e të dhënave të regjistrimit për ndërmarrjet jo bujqësore.

Në konferencën për mediat, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja duke iu referuar të dhënave të mbledhura, theksoi se 50% e ndërmarrjeve aktive të regjistruara janë krijuar në vitet 2005-2009 dhe gjysma e tyre janë të përqendruara në Tiranë- Durrës.

“Theksoj se 26% e tyre menaxhohen nga femrat që drejtojnë 50% të ndërmarrjeve me aktivitet tregtar. Ndërkohë që duhet nënvizuar se ekonomia jonë është e drejtuar drejt shërbimeve”- deklaroi Nurja.

Nurja deklaroi se pas këtij regjistrimi, cdo prefekturë do të ketë regjistrin e vet, duke ofruar një panoramë të ndërmarrjeve mbi aktivitetin, statusin, pronësinë, numrin e të punësuarëve.

Ministri i Teknologjisë, Genc Pollo , nënvizoi Censusi krahas atij të popullisë dhe banesave është një publikim që do japë panoramë të plotë ekonomike të vendit, që nga rilindja e kapitalizmit shqiptar. Sipas tij, Censusi për ndërmarrjet jo bujqësore është kryer brenda parametrave të kërkuara nga EUROSTAT ndaj këto të dhëna do jenë të krahasueshme në nivel rajonal dhe më gjerë.

“Kombinimi i censusit të popullsisë dhe banesave me këtë të ndërmarrjeve jo bujqësore do të krijojnë panoramë të gjendjes social ekonomike dhe data bazën e një sistemi statistikor modern”- tha Pollo.
(el.me/BalkanWeb)




Peqin, të burgosurit protestë për ditët e lejes

49467_3.jpg

PEQIN- Prej disa ditesh të dënuarit në burgun e Peqinit kërkojnë shtimin e numrit të ditëve të lejeve për të shkuar pranë familjeve të tyre.

Kjo konfirmohet nga drejtoria e këtij institucioni të vuajtjes së dënimeve, sipas të cilëve, të burgosurit pretendojnë se ditët e lejeve janë kufizuar pas largimit pa kthim të një të burgosuri pak kohë më parë.

Sipas kësaj drejtorie, është arritur mirëkuptimi mes të dyja palëve, pas një takimi të zhvilluar brenda burgut, ndërsa premtohet rikthimi i regjimit normal të lejeve.

Nga ana tjetër të dënuarit e burgut të Peqinit paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.
(el.me/news24/BalkanWeb)
 
Redaktimi i fundit:
Vlorë, tritol makinës së efektivit të policisë

894.jpg
Qyteti bregdetar është tronditur sot në mëngjes nga një tjetër shpërthim tritoli. Këtë herë lënda eksplozive është vendosur në makinën e një efektivi të policisë. Ngjarja është shënuar rreth orës 04. 30 minuta në lagjen “Pavarësia”.
Sipas policisë mjeti me targa britanike i përkiste Andi Begës. Automjeti ishte parkuar para pallatit ku jetonte Bega, dhe mendohet se sasia e tritolit është vendosur pranë njërës prej gomave.
Shpërthimi alarmoi banorët e lagjes ndërsa fatmirësisht, dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen, ndërsa burime policore thonë se një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e një sulmi për shkak të detyrës, por po hetohet dhe pista e një konflikti personal.
Shpërthimi ndodh vetëm pak ditë pasi u gjet e djegur makina e kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika. Në mendjen e vlonjatëve por dhe të gjithë shqiptarëve, është ende i freksët, shpërthimi në mes të bulevardit kryesor, i cili në shtator të 2011, i mori jetën gjyqtarit të gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi. Për këtë vrasje ende nuk janë identifikuar autorët.

G.shqip
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Federico: Zëri i videos Meta-Prifti, i manipuluar

39819_16.jpg


TIRANE-Eksperti italian, Antonio Federico i kontraktuar nga ish-zv/kryeministri, Ilir Meta për ekspertimin e video-përgjimit mes tij dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti në një intervistë të dhënë dje për gazetarin, Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në TV Klan ka dhënë argumentat pse “videoja origjinale është fshirë qëllimisht nga memoria e orës nga profesionistë” si dhe ka pretenduar se “zëri i videos ka qenë i manipuluar”. Ndërkohë në një intervistë të dhënë po dje për “Opinion”, anëtari i kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, njëherazi avokati i Metës paralajmëroi se shumë shpejt ai do të hapë “çantën e Pandorës” duke nënkuptuar me këtë publikimin e disa video-përgjimeve kompromentuese.
Në çështjen Meta- Prifti, të flasim për videon
Më kanë dhënë një video, CD, pra thelbësisht.


Që ishte kopje origjinale?
Që kishin dhënë të gjitha televizionet.

Ishte kopje origjinale apo produkti i transmetuar i televizionit?
Nuk mund të jetë një original, tashmë ishte një filmim, i montuar, ishte një produkt studioje televizive.

Cila është diferenca midis një produkti origjinal dhe një produkti të një studioje televizive?
Ata në atë studio janë orvatur që të përmirësojnë cilësinë e këtij sinjali, por operacioni që nuk u doli as atyre , as edhe të tjerëve në vijim siç do ta shohim pastaj ata kanë bërë një montazh edhe janë sajuar duke vënë poshtë shkrimet e titrave. Ky operacion nuk mund të përkufizohet si ilegal por thelbësisht është i paligjshëm.

Në çkuptim? Në kuptimin juridik?
Jo, le ta themi, në kuptimin e respektimit të zgjuarsisë të dëgjuesve. Në dukje kjo punë do të dukej sikur të ishte bërë nga një diletant, në kuptimin që gabimet që janë grumbulluar janë shumë, por pastaj kemi gjetur disa gjëra që nuk janë gjëra prej diletanti. E para prej të cilave është që tek mikrospi-ja e cila i është dorëzuar prokurorisë, ku nuk ka asnjë gjurmë të bisedës për të cilën flitet, pra e ashtuquajtur mikrospi, “Sedicente”, nuk di a ka një term, ne e përdorim në Itali, nuk e di a ka një term ekuivalent në shqip. Le ta themi aty nuk e kemi fajlin e filmimit, por çfarë ka aty ama, aty kemi një punë fshirjeje sistematike të kryer nga një person të cilin mund ta cilësojmë një “HAKER”, një personazh që vepron me instrumentat e informatikës me qëllime jo të ligjshme. Dhe pra çfarë ka ndodhur? Tek mikropsi-ja është gjetur ….

Tek memoria e Mikrospias?
Po! Tek memoria e Mikrospias, është korrekt korrigjimi, janë gjetur një sërë fajlesh të fshirë. Më saktësisht, një fajl të cilin unë nuk e kam parë sepse është pjesë e një proçesi që po zhvillohet këtu në Shqipëri, dhe pra na është hequr nga vëmëndja jonë që po merremi me këtë, plus një sistem për të fshirë gjithçka kishte aty poshtë, që formohet nga mijëra dhe mijëra pamje të gjitha njësoj pa datë referimi, etj etj si dhe ato vetë të fshira.

ثshtë një operacion që përdoret nga Hakerat?
Po! ثshtë një operacion prej Hakeri, pra një operacion të cilin e bëjnë subjektet që duan të fshehin diçka.

Ju keni marrë një CD me filmimin që është e transmetuar në television. Dhe keni parë që ishte ….
Ishte një montazh.

E kanë pranuar edhe ata të televizionit sepse kanë bërë një montazh që është një gjë normale ku një filmim shkon …
ثshtë një montazh i çuditshëm, sepse ka mbivendosje, zgjatje, etj. Unë kisha pregatitur një relacion të parë me një numër të madh shënimesh që po jua tregoj juve këtu por pa zbritur në hollësi. Secila prej atyre pikave është një parregullsi.

Sa parregullsi?
Duhet të ketë nja 15 -20??
Parregullsi që mund të ndryshojnë kuptimin e ligjeratës apo gjëra që e bëjnë më mirë atë, për ta dëgjuar më mirë.
Pjesa që ka rëndësi nuk ka asnjë ligjëratë, janë vetëm titrat, janë vetëm titrat, pra janë ato që e ndryshojnë kuptimin e historisë.

Pse titrat e ndryshojnë kuptimin e ligjeratës?
Sepse nuk i korrenspondojnë kuptimit, nuk i korrenspondojnë tekstit të dëgjueshëm poshtë.
Prokuroria, dmth Prokurorja e përgjithshme tha se 700 mijë euro nuk dëgjohet, ashtu siç ishte nxjerrë tek titrat, por 7 % ajo ka thënë se dëgjohet dhe ne e kemi dëgjuar. Dhe ju e keni dëgjuar?
Unë kërkoj përsëri falje por nuk mund nga ana profesionale, nuk mund ta dëgjoj shqipen, pra, çfarë bëra unë? Unë gjeta në Romë Docentë Universitarë shumë të zotë, që e kanë gjuhën shqipe gjuhën e nënës, të cilëve ua parashtrova problemin.
Sa veta?
4-5. Sepse futa në punë shumë veta.
Ua thatë atyre që bëhet fjalë për këtë material?
Pyetja juaj është e drejtë. Une ndoqa proçedura të standartizuara në bazë të të cilave personat nuk informohen për materien me të cilën po merren, dhe unë shpesh u jap atyre sinjalet të përziera, pra u kam ndryshuar vëndin, dhe ata ….
Nuk e kuptojnë domethënien e ligjëratës.
Me që ata janë njohës të gjuhës shqipe unë nuk mund ta kuptoj se sa ata ishin të informuar për çështjen e cila kishte ndodhur në Shqipëri. Unë presupozoj ….
Një 700...
E shpikur! E shpikur!! Nuk gjejmë fare gjurmë të kësaj, në kuptimin që kur ne shkojmë të studiojmë një sinjal për të kuptuar nëse kjo gjë është thënë, unë duke mos e njohur fare shqipen shkoj e kërkoj pikëmbështetje, zanoret. Unë nuk e di se çfarë zanoresh ka tek 7%. Por me duket se kam kuptuar se kemi një lloj A-je, dhe se A-ja shqiptare është e ngjashme me A-në italiane. Pra nëqoftëse unë gjej një A shqiptare pranë asaj pjese ku më thuhet se është ajo gjë, mund të imagjinoj se aty afër ka diçka tjetër por në qoftë se nuk e gjej them që është gjithçka tërësisht e shpikur.
INTERVISTA E SPARTAK BRAHO
Z.Braho përse ishit të pakënaqur me intervistën e Prokurorës së Përgjithshme?
Prokurorja e Përgjithëshme është personi i ngarkuar nga ligji për zbatimin dhe respektimin e ligjit. ثshtë e para ajo që jo vetëm duhet të respektojë ligjin, por edhe duhet ta respektojë. E them këtë, pasi Prokurororja e Përgjithëshme nuk duhet të fliste fare për çështjen Meta, sepse në datën 16, bazuar dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë u mbyll. Dhe kur flet ligji të herë heshtin.
Kryeprokuroren e pyeta unë z. Braho?
Unë nuk them që ju kini bërë gabim. Gabimi është i saj, ajo nuk ka të drejtë që të prononcohet.
Ajo ka folur për akuzën dhe jo vendimin?
Ajo është vënë në dieni të vendimit, i cili shprehimisht thotë; z.Meta shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka fakte që të provojnë fajësinë e tij.
Ajo ka bërë një akuzë publike?
Dhe dështoi totalisht
Që do të thotë fakti ekziston, por nuk provohet ?
Do të thotë se fakti nuk ekziston dhe nuk ka si provohet.
Po videoja ekziston?
Nuk ekzistojnë elementët e fajësisë që përbëjnë faktin për të cilësuar fajtor z.Meta. Totalisht nuk ka fakte. Pas kësaj pafajësi, Prokurorja e Përgjithëshme, në mos duhet të kërkonte falje...
Pse duhet të kërkonte falje?
Falje, sepse ka dështuar. Dështoi profesionalisht, ngriti një akuzë si furtunë në gotë.
Një akuzë që e panë gjithë shqiptarët në televizore?
Po, por panë një akuzë e cila ishte totalisht e montuar. Ndaj u shpreh edhe gjykata. Gjykata thotë, në gjuhën e popullit, që e gjithë akuza ishte stuhi në gotë. Nuk ekzistonte asnjë fakt që e bënin Metën fajtor.
A keni ndikuar ju mbi gjykatën për të marrë një vendim në favorin tuaj?
Kjo është një alibi që unë e kam dëgjuar për herë të parë në formën shpifjes nga z.Prifti, i cili akuzoi avokatët që kanë marrë kontakt me ekspertët.
Kanë marrë kontakt me ekspertët?
Në mënyrë kategorike, i vetmi kontakt me ekspetët ka qenë momenti kur ata bënë klonimin e materialeve, të cilat ua vuri në dispozicion prokuroria.
Po ndërkohë kini biseduar me ekspertët?
Në mënyrë kategorike, jo. Ne nuk i njihnim. Ne kërkuam si ekspertë z. Antonio Frederiko
Si shpjegohet që videoja që sollët në këtë studio, mes Beqirit dhe Priftit ka pasur një dyshim që ka dalë nga ekspertët?
Jo, këtë nuk e tha as znj.Prokurore e Përgjithëshme.
Ku e siguruat këtë video?
Kjo është një çështje që e di kjo çanta këtu.
اanta e famshme që kishe dhe në emisonin e kaluar?
Po “اanta e Pandorës”, ja kam marrë Pandorës.
Kini thënë se kini rreth 170 orë video. A do i dorëzoni në Prokurori?
Patjetër, në kohën e duhur. Populli ka thënë një llaf që po u hap “اanta e Pandorës” ka shumë probleme. Në momentin që “Pandora” do të na jap leje ne do t’i hapim.
Kush është Pandora?
Le të flasim me simbolikë.
A mund t’i përdorni këto video për shantazh?
Në asnjë mënyrë.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Mjekët apel për t’u mbrojtur nga virozat stinore

47990_3.jpg

TIRANث- Në kushtet e temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë vendin, strukturat shëndetësore apelojnë për më shumë kujdes për t’u mbrojtur nga prekja nga virozat stinore.

Nga të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik mësohet se gjatë një jave janë shënuar rreth 16 mijë raste me simptoma të virozave stinore, pjesa më e madhe e të cilave infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme.

Sipas të dhënave, 9350 raste janë paraqitur me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore dhe 5450 me infeksione të rrugëve të poshtme. Grupmoshat më të prekuara janë ato fëminore, ndërkohë që nuk ka grumbullime rastesh apo infeksionesh respiratore.

Ndërkohë, sipas epidemiologëve, kemi të bëjmë me karakter sezonal të zakonshëm dhe nuk ka epidemi.

Mjekët apelojnë që qytetarët të zbatojnë masat e higjienës respiratore, të shmanget frekuentimi i ambienteve të mbyllura publike nga personat që janë të prekur nga gripi apo shfaqin shenja dhe ankesa të gripit. Referuar ambienteve të brendshme, ata këshillojnë që të sigurohet temperatura dhe ajrimi i duhur i tyre për të mundësuar funksionimin normal të aparatit të frymëmarrjes dhe reduktimin e ngarkeses mikrobike dhe virale.

Ndërsa për personat që dalin në ambiente të jashtme, mjekët këshillojnë të vishen me veshje te ngrohta për të ruajtur temperaturën trupore, të mbulohen pjeset më të ekspozuara si koka, qafa, kembet dhe duart, etj. Në rast të shfaqjes së simptomave gripale, qytetarët duhet të kontaktonjnë me mjekun për të marrë këshillat dhe kujdesin e nevojshëm.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen, Alibeaj: Kallzim penal ndaj tij

51227.jpg

TIRANE- Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat të dhënë sot rreth orës 09:40, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të LKD-së.

Shkak për këtë sipas Spahiut, janë presionet e vazhdueshme të pushtetit, që sic tha ai kanë nisur që në vitin 2008.

"Jam sot para jush për të deklaruar se jo më larg se 3 vjet e gjysmë më parë, në korrik 2008 nisi udhën një konflikt i qeverisë me KLD. Prej 3 vitesh u bllokua reforma në drejtësi".

Spahiu deklaroi më tej se kjo cështje do të hetohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se vetë ai, argohet nga detyra për t’i hapur rrugë një vendimi të paanshëm.
"Sot ashtu sic kisha paralajmëruar vendosa t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese si i vetmi arbitër i cili mund të zgjidhë konfliktin midis dy pushteteve, për t’i thënë stop veprimtarisë antikushtetuese për të marrë kompetencat e institucioneve të pavarura. Për këtë arsye është e nevojshme që të ketë një vendim të paanshëm, marr vendimin të largohem nga detyra. Edhe për një arsye më shumë, sepse kjo nuk është një luftë personale dhe marr vendimin publik se edhe sikur Gjykata Kushtetuese të pranoj kërkesën time, nuk do kthehem më në këtë detyrë”, tha Spahiu.

Alibeaj: Kallëzim penal Kreshnik Spahiut
Komisioni hetimor ndaj Spahiut, Alibeaj: Do paraqesim kallëzim penal në Gjykatën e Lartë për Spahiun, ka shpërdoruar detyrën. ثshtë shkelur neni 17 i komisionit hetimor, nuk solli provat shkencore.

Po sot është mbledhur edhe komisioni hetimor për Kreshnik Spahiun, ku është deklaruar se ky i fundit ka shpërdoruar detyrën si nënkryetar i KLD-së.

Sipas kryetarit të komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj, është shkelur neni 17 i komisionit hetimor, pasi “Spahiu nuk solli provat shkencore”, cka sic tha ai e detyron këtë komision të dërgojë një kallëzim penal për të në Gjykatën e Lartëe

“Spahiu ka shpërdoruar detyrën, s’ka respektuar kuvendin”, ka deklaruar Alibeaj.

Lidhur me dorëheqjen e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, e bërë publike po sot nga vetë Spahiu, Alibeaj tha se “Kjo s’ka asnjë efekt juridik në punën e komisionit. Nuk kam asnjë koment në aspektin juridik”.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Pe: ''Lajmi dites nga Shqiperia''

Veriu nën borë. Emergjencat vijojnë, shkollat e mbyllura

51068_4.jpg

TIRANE-Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza eTropoja vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga reshjet e borës që kanë arritur trashësinë rreth 3 m në zonat e thella malore dhe mbi 1.5 m në qytet. Kjo situatë po vijon prej 13 ditësh duke shkaktuar emergjenca të shumta.

Banorët nga zonat e thella apelojnë për hapje të rrugëve pasi u kanë mbaruar furnizimet me ushqime dhe ilace. Ndërkohë që prej ditësh vijojnë operacionet humanitare, qeveria shpalli dje gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kryeministri kërkoi që të ndërhyhet kudo ku ka emergjenca me qëllim mos të shënohet asnjë humbje njerëzore.
Ne keto zona eshte nderprere mesimi prej disa ditesh, banoret perballen me mungesen e ujit te pijshem per shkak te ngricave ne tubacione, ndersa mungon energjia elektrike ne disa fshatra. Mungesa e energjise ne rrethin e Kukesit, lagje te Korces, dhe pa permendur shume komuna i kane kthyer ne makth ditet e acarta per banoret e izoluar nga bora.

Një grua shtatzënë është transportuar gjate nates me barrelë nga Luseni në Domaj për të lindur fëmijën.

Kryetari i bashkisë së Pukës, i poshter Arifaj, tha se, "gjatë dy ditëve të fundit, një problem shumë serioz është shfaqur tek çatitë e banesave, pasi janë rënduar nga trashësia e dëborës dhe rrezikojnë të shemben".
Sipas tij, i gjithë qyteti i Pukës është i përfshirë në një situatë të vështirë, pasi reshjet e dëborës që vazhdojnë të bien, e kanë çuar trashësinë e saj në mbi një metër.
"Pas një inspektimi të përgjithëshëm me grupin e punës së bashkisë, me mbështetjen e sektorit të Mbrojtjes Kunder Zjarrit në qytetin e Pukës, duke përdorur shkallët e larta të zjarrfikësve, është bërë e mundur ndërhyrja në çatitë e atyre banesave që kanë qënë më të rrezikuara duke ia larguar shtresen e dëborës, trashësia e së cilës ka qënë mbi 2 metër", tha Arifaj.
Mjetet e bashkisë vazhdojnë të ndërhyjnë gjatë të gjithë kohës për të mbajtur të hapur akset kryesore komunikuese të qëndrës së qytetit, ndërkohë që në zonën periferike dhe ato që lidhen me akset komunat përrreth, gjendja është edhe shumë më e rënduar.

Sot paradite mësohet se të bllokuara janë akset Shkodër-Pukë-Fushë Arrës-Qafë Mali-Kukës si dhe Qafë Mali-Bajram Curri, Fushë Arrës-Shpal.
Aksi Morinë-Kalimash po mbahet hapur me vështirësi. Lëvizja me zinxhirë kryhet vetëm në një krah.

Mësimi është ndërprerë në të gjitha zonat me bore prej disa ditësh ndërsa pritet që situata të përkeqësohet pasi moti i keq po vepron ende fuqishëm në këto zona.

Në Trebishte të Dibrës janë dëmtuar catitë e disa shtëpive kurse në Shalë është shembur n2 shtëpi dhe një shkollë.
Kreu i komunës Shalë raporton se banorët kanë vetëm për 3 ditë rezerva ushqimore ndërsa në Kukës mbërritën dje ndihma ushqimore.
Në Dukagjin dhe Vermosh trashësia e borës ka arritur 3 metra dhe të gjtha rrugët janë totalisht të bllokuara

Në juglindje bora vijon të krijojë probleme në Dardhë ku aksi Korcë-Dardhë vijon të jetë i bllokuar ndërsa të izoluara paraqiten Lekasi, Vithkuqi, Trebinja.
Megjithatë mbeten ende të bllokuara fshatrat e komunave Velçan e Proptisht në rrethin e Pogradecit, në shkollat e të cilave nuk do të zhvillohet edhe sot mësimi, në komunat اlirim dhe Novoselë të rrethit të Kolonjës si dhe në fshatrat e komunës Miras të Devollit.
Në Korçë ka filluar mësimi normalisht në shkollat e ciklit të ulët dhe ato të mesëm si dhe në Universitetin Fan.S.Noli.

Në Gramsh sot njoftohet se janë bllokuar nga bora 7 fshtara të komunës Porocan. Lajmi konfirmohet nga nënkryetari i Komunës, Maliq Buzani.

Sot paradite kanë nisur stuhi bore në Pukë, Kukës. Ne Diber temperatura ka shenuar -13 grade Celsius dioten e sotme.

Por, sipas parashikimit të motit kjo gjendje do të zgjasë disa ditë. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.

POLICIA E SHTETIT, ORA 11:00: JA SITUATA Nث RRUGثT E VENDIT

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton e vështirë në disa qarqe veriore të vendit ndërsa harta e problematikës është shtrirë dhe në juglindje.

Edhe gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit rekomandoi që të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik - Kukës - Morinë dhe Burrel - Bulqizë – Peshkopi.

Kukës
• aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
• aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
• aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
• aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,
• aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,
• aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
• aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë.

Dibër
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
• aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,
• aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
• aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,
• aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
• aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
• aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive.

Shkodër
• aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë
• aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Qaf اelë - Pukë - Fushë Arrës, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,
• aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,
• akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,
• aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
• akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
• aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, reshjet e dëborës janë intensive.

Lezhë
• aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
• në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.

Tiranë
• në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
• në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

Elbasan:
• aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
• aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Korçë
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
• aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,
• aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Berat
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Gjirokastër
situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
• aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi Përmet - اarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Vlorë
Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

(d.b/BalkanWeb)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top