Lajme nga Shqiperia!

Nis zbatimi i masave të reja anti-Covid në pikat e kalimit kufitar

Nga kjo e hënë për t’u futur në territorin shqiptar ka rregulla të reja. Në të gjitha pikat kufitare, të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj duhet te paraqesin pasaportën e vaksinimit që dëshmon imunizimin me të dyja dozat ose një përgjigje negative e testit PCR ose testit të shpejt.

E vlefshme është edhe dëshmia e kalimit të infeksionit te covid-19 në 6 muajt e fundit. Në pikën kufitarë të Muriqanit pas mesnatës kanë kaluar 361 shtetas të huaj dhe 99 shqiptarë.

27 prej tyre kanë deklaruar se nuk janë vaksinuar dhe nuk disponon asnjë nga këto dëshmi, ndaj edhe sipas masave të reja duhet të vetëizolohen për 10 ditë. Shtetasit e tjerë thonë se kanë qenë të përgatitur për rregullat e reja të shtetit shqiptar.

Masat janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç. Për këtë në Qafë Thanë dhe Kapshticë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion edhe mjek thotë për mediat se është anormale t’i bësh rapid test fëmijëve. Sipas tij në Maqedoni dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

Masat e reja nisën të zbatohen edhe ne portin e Durrësit, ku mëngjesin e kësaj të hëne kanë mbërritur afro 300 pasagjerë vendas dhe te huaj me dy tragete që janë nisur nga porti i Barit. Përgjegjësja e komunikimit në Autoritetin Portual Durrës, Elitjona Doko, tha se të gjithë pasagjerët kanë paraqitur një nga tre kushtet për të hyre pa probleme ne vendin tonë.

Masat e reja anti-covid u morën nga komiteti teknik i ekspertëve pas rritjes së ndjeshme të infektimeve të reja nga covid19.

Klan
Ka ndonjë info zyrtare se javën tjetër vij andej, thanks
 

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon, kryeson Mali i Zi​


Nga:Euronews Albania

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një pjesë të administratës, por të ardhurat nga puna na rendisin të fundit, krahas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Kosovës.
Në pjesën e parë të vitit, paga në shtet arriti në 68 000 lekë (563 euro) ndërsa në sektorin privat, 51 mijë lekë (422 euro).
Sipas sektorëve, bankierët dhe punonjësit teknologjisë së informacionit paguhen më shumë 990 euro (120 mijë lekë) dhe 730 euro (88.000 lekë), ndërsa pagat më të ulëta ndahen në ndërtim (347 euro) dhe bujqësi e peshkim (298 euro).

Pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj. Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).
Rritja e rrogave është një ndër synimet kryesore të qeverisë në programin për 4 vitet e ardhshme. Ajo programon që deri në 2025-ën, paga mesatare në administratë të rritet me 25 për qind, për të shkuar në 85 000 lekë ose 700 euro.
Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane.
 
Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi sot se situata e pandemisë në Shqipëri paraqitet momentalisht e qëndryeshme. Për këtë Komiteti vendosi të mos i ndryshojë masat kufizuese.

Kështu mbeten në fuqi masat:

  • ora policore 23:00/06:00
  • përdorimi i maskave në mjediset e mbyllura e transport publik
  • ndalimi i grumbullimeve të njerëzve me mbi 50 persona
  • vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore
  • hyrjet e të huajve në Shqipëri vetëm përmes certifikatës së vaksinës, testit negativ, ose provës se është kaluar infeksion COVID-19 gjatë 6 muajve të fundit
  • ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumente duhet të vihen në karantinë për 10 ditë
 
Drejtuesit e rinj të policisë në nivel vendor.

Emërimet:

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2. Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

3. Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

4. Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5. Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

6. Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

7. Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

8. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

9. Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

10. Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

11. Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

12. Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

13. Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

14. Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

15. Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

16. Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

17. Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

18. Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.
 
Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon në Lezhë një operacion antidrogë. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 20 urdhër arresti.
Ndaj të kërkuarve nga policia, mësohet se janë dhënë masa sigurie “arrest me burg” në fushën e lëndëve narkotike.

Qarku i Lezhës është një nga zonët më problematike të kultivimit të drogës. Kujtojmë se para pak ditësh një oficer policie u vra pas një aksioni antidrogë në zonën e kënetës së Kunë Vainit.

Mes personave të arrestuar janë dhe disa punonjës të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, të cilët janë implikuar në këtë veprimtari të jashtëligjshme. Të paktën 8 nga të arrestuarit janë policë. Në bazë të hetimeve, SPAK ka arritur të provojë përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale dhe sot ka urdhëruar arrestimin.
 
Redaktimi i fundit:
E pashe mbreme kte, mjere ne e brezat pas nesh sa taksa do paguajne per pazarlliqet e ktyre.
Gjes.

Po degjo pak fodullikun e atij drogaxhiut dhe ketij mesuesit te anglishtes.

Nderkohe vazhdojne tallin menderen me parate e taksapaguesve shqiptare, skandal mbas skandali dhe ingranojne SPAK per te bere pak show mediatik dhe diplomatik qe keta jane duke luftuar korrupsionin me 4-5 koka turku tenderash qesharake. Skandali tjeter eshte ai i vaksinave te blera nga buxheti i shtetit si dhe tenderi i tunelit te llogarase.
 
Pse ti shpreson se do denohen te medhenjte?
Tenderi unazes u harrua, vodhi 10 milione Euro boti dhe u zhduk.
Po jam pak natyre optimiste sepse them dreqin ta haje edhe sa do jetojme ne nje sistem tranzicioni hibrid. Mire ne brez i djegur por dhe femijet tane! (sepse kjo qe po jetojme nuk quhet demokraci).
 
Po ç’brez i ri me korbe, brezi ri mendon se jeta funksion bazuar tek quote qe gjenden ne google images.😂😂😂😂

Jo gjithe brezi i ri jane produkt quotes dhe Noizy Enca . Po deshe te ul une me disa breza te rinj qe te vejne ne veshtiresi me diskutimet dhe argumentat qe te japin.
 

Italia “mbyll” sërish kufijtë me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, nuk pranohet më arsyeja e turizmit​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Lajme jo të mira vijnë për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga dhe në drejtim të Italisë. Për shkak të situatës së tyre pandemike, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës, do hiqen nga dita e nesërme nga lista D ku ndodheshin deri më sot dhe do të bëjnë pjesë në listën E.

Në terma konkretë, hyrja në Itali lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore, studimi dhe urgjence të ndryshme, ndërkohë që përjashtohet sërish arsyeja e turizmit.

Lejohet gjithsesi rikthimi në vendin fqinj për të gjithë personat që kanë nënshtetësi të një vendi të Bashkimit Europian, ose kanë rezidencë aty, si dhe për kategori të ndryshme si sportistët, gazetarët etj.

Sipas dispozitave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë italiane, të botuara në Fletoren Zyrtare të vendit fqinj, personat që paraqiten në kufi duhet të tregojnë modulin Passenger Locator Form të përpiluar, tamponin negativ të kryer deri 72 orë më parë dhe duhet të karantinohet për 10 ditë në adresën e përcaktuar në modulin e mësipërm, duke kryer sërish një tampon në përfundim.

Sipas Ministrisë së Jashtme, këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021.

A2news.com
 
Nuk e di sa e vertete eshte ama nese po, kta plehra qe na mbushin trupin tone e sidomos ate te femijeve tane me kimikate duhet te shkojne ne burg!
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kam nje shok e mik qe i perfaqeson per Dr.
Ai nuk i çon kurre ne shtepine e vet prodhimet qe shet.
Vendimi qe mori qeveria se fundmi per te ulur taksen e importit per qumeshtin pluhur shkon ne kete drejtim.
 
Nuk e di sa e vertete eshte ama nese po, kta plehra qe na mbushin trupin tone e sidomos ate te femijeve tane me kimikate duhet te shkojne ne burg!
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

I doli nami dhe ksajt?
Mjere populli ca konsumon!
Dhe pastaj ankohemi se jan shtu semundjet vdekjeprurese!🤬
 
Se mos vetem Erzeni. Pale kush ja ka vene gjoben.

Ne fakt kur flasim per siguri ushqimore produkt shqiptar me mire blej produktet e importit ose atij katunari qe vertet e njoh dhe me shet dicka bio sesa ketyre.
 
Nafta, mielli, vaji, sheqeri dmth disa nga prodhimet minimale jetesore kushtojne me pak ne Gjermani se sa ne Shqiperi.
Per cfare po flasim?
Mjafton qe 50 mije njerez te ulen kembekryq ne autostraden tr-dr, te mos bejne asgje, thjeshte te rrine ulur dhe gjithcka do ishte ndryshe.
Problemi eshte qe nuk do e bejme kurre, jemi popull qe nuk kemi ndergjegje personale e aq me pak shoqerore e sociale.
Une i pari do ulesha qe sot edhe pse jam prind i dy femijeve.
 
Artikulli thote per te gjitha kompanite ne fakt, degjoje.
Kam kohe qe lexoj vetem titujt e lajmit. Se di por nuk me japin me efekt befasues. Del e flet ai papuce gucci kur ne fund te fundit eshte shteti qe jep licensat qe vjel tatimet taksat, eshte shteti qe kontrrollon sigurine ushqimore me barkderrat e AKUse dhe eshte shteti prape qe ju ve gjoba te tilla bizneseve.

Mua me shume me duket si gjoba dhe show mediatik.
 
Kam kohe qe lexoj vetem titujt e lajmit. Se di por nuk me japin me efekt befasues. Del e flet ai papuce gucci kur ne fund te fundit eshte shteti qe jep licensat eshte shteti qe kontrrollon sigurine ushqimore me barkderrat e AKUse dhe eshte shteti prape qe ju ve gjoba te tilla bizneseve.

Mua me shume me duket si gjoba dhe show mediatik.
Dhe ne fakt ashtu eshte!
Autoriteti i Kontrollit konstatoi qe 5 kompanite me te medha te shitjes se miellit kishin vepruar si nje dhe e vetme , pra si monopol ne rritjen e çmimit te miellit e prapeseprape edhe pse i vuri gjobe 5 milion euro ajo u anullua me shumice cilesuese po brenda Autoritetit te kontrollit!
 
Ok dakord mund te vjedhin infrastrukture, ne administrate me fonde te ndryshme ama kur luhet me shendetin e popullit eshte e patolerueshme dhe e rende.

Ja ky mentalitet nuk duhet te ekzistoje. Jo o jo sduhet te na vjedhin per asnje gje. Por ketu ska as sindikata as shoqeri civile as shoqata te drejtash te njeriut as media sepse te gjitha i ka ble krimi. Pra ketu mungon bariu per ket popull dele.

Deri sa ne te kemi kulturen e deleve qe pranojne cdo lloj tallje nga shteti keshtu do vazhdojme te jemi. Kusuri yne te blejme "parmalatin"kur te na pihet qumesht dhe hahet kos bie fjala :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top