Lajme nga futbolli .

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Skuadra e Barcelonës është në telashe të mëdha me repartin e sulmit.

Quique Setien është tejet i limituar në zgjedhjet për sulmin e skuadrës, si pasojë e lëndimeve të shumta në skuadër.

Luis Suarez dhe Ousmane Dembele janë lëndimet kryesore, që lënë Setien me pak zgjidhje për sulmin. Tre emrat në dispozicion për këtë repart janë Antoine Griezmann, Lionel Messi dhe Ansu Fati – por trajneri nuk po i starton treshen së bashku.

Sipas ‘Marca’, arsyeja për këtë është dëshira e Setien për të mos rrezikuar që të lëndohet edhe një lojtar i këtij reparti, transmeton lajmi.net.


Në dy ndeshjet e kaluara, ishte Sergi Roberto që startoi në treshen e sulmit me Lionel Messi dhe Antoine Griezmann/Ansu Fati.

Mbetet të shihet nëse Setien do të heq dorë nga ky plan dhe në ndeshjen e së shtunës kundër Getafe, t’i aktivizojë të tre nga minuta e parë. /Lajmi.net/
 
PSG gati të shpenzojë për Koulibaly

Kampionët e Ligue 1 janë të vendosur që të përforcojnë repartin e mbrojtjes, dhe emri kryesor në listën e dëshirave është Koulibaly.

‘Sky Sports’ raporton se PSG është gati të dyfishojë pagën e lojtarit në 200 mijë funte në javë, transmeton lajmi.net.

Koulibaly shihet si zëvendësuesi ideal për Thiago Silvan, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.


Kushtet financiare pritet ta favorizojnë PSG-në për nënshkrimin me mbrojtësin senegalez, edhe pse në garë për lojtarin janë shumë skuadra të mëdha evropiane. /Lajmi.net/
 
Viviano mbyll testet mjekësore te Interi, klubi do të vendos branda 48 orëve për të.
Portieri italian Emiliano Viviano i ka përfunduar testet mjekësore te Interi, me klubin neroazzurrë që të vendosin brenda 48 orëve të ardhshme.


Calciomercato.com raportoi sot se Interi është vënë pas 34-vjeçarit italian, që konsiderohet si një zgjidhje afatshkurtër nga klubi, shkaku i shqetësimeve për gjendjen e kapitenit Samir Handanovic.
Slloveni ka pësuar një thyerje të gishtit javën e kaluar dhe gjendja e tij po e shqetëson klubin.

GettyImages-952707516.jpg
Emiliano Viviano . (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)
Viviano, i cili aktualisht është një lojtar i lirë, do të bashkohej me skuadrën e Interit si rezerva e tretë e ekipit.

Interi do të vendosë nëse do të duan ta firmos me të në 48 orët e ardhshme.

GettyImages-1085579416.jpg
Viviano . (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
Zikaltërit janë aktualisht është në krye të renditjes pas 23 ndeshjeve me pikë të barabarta me Juventusin. /Telegrafi/
 

Attachments

  • GettyImages-952707516.jpg
    GettyImages-952707516.jpg
    130.8 KB · Shikime: 0
  • GettyImages-1085579416.jpg
    GettyImages-1085579416.jpg
    202.5 KB · Shikime: 0
  • GettyImages-952707516.jpg
    GettyImages-952707516.jpg
    130.8 KB · Shikime: 0
  • GettyImages-1085579416.jpg
    GettyImages-1085579416.jpg
    202.5 KB · Shikime: 0
Inter, Juventus? Chiesa largohet për 60 milionë euro




Inter, Juventus? Chiesa largohet për 60 milionë euro

chiesa-600x360.jpg
Sport
Gazeta Express
25/04/2020 11:10
Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso deklaroi se do të pranojë largimin e Chiesës nëse ky i fundit e kërkon dhe sigurisht, nëse oferta do të jetë në nivelin e pritshmërive të klubit, ose thënë ndryshe, do të jetë rreth 60 milionë euro, aq sa e vlerësojnë talentin Italian në Firence.
Megjithatë manjati italo-amerikan ka refuzuar tentativën e parë të Juventusit prej 50 milionë eurosh dhe i ka bërë të qartë familjes Chiesa se nuk dëshiron të negociojë me bardhezinjtë, duke favorizuar hapur Interin për blerjen e futbollistit.
Pikërisht për këtë arsye, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio i janë future punës për të studiuar një ofertë që do të përputhej me parametrat ekonomikë të Interit dhe njëkohësisht do të bindte menjëherë bosin e klubit vjollcë, Rocco Commisso.
Natyrisht që Interi nuk ka ndërmend të paguajë 60 milionë euro kesh, ndaj po studion mundësinë që të paguajë vetëm 25-30 milionë euro dhe pjesën tjetër ta kompensojë me kartonët e futbollistëve të tjerë, duke u dhënë drejtuesve vjollcë një listë me emrat si Dalbert, Gagliardini, Nainggolan dhe Pinamonti.
Nëse transferimi do të mbyllet me sukses, atëherë Chiesa pritet të luajë në një mënyrë të re me Conten, disi më larg sulmit, në krahun e djathtë të mesfushës, por me detyrën që të shtyjë vazhdimisht në krah dhe të krijojë superioritet numerik me driblimet e daljet e shpejta.

Me të dhe Candrevën, Interi do të hiqte dorë përfundimisht nga blerja e Victor Moses dhe do të përqendrohej në afrimin e një tjetër anësori nga Chelsea, por këtë herë të spanjollit Marcos Alonso, i cili luan në krahun e majtë dhe pikërisht nën urdhrat e Contes ka pasur momentet më të mira.
 

Attachments

  • chiesa-600x360.jpg
    chiesa-600x360.jpg
    27.1 KB · Shikime: 0
  • chiesa-600x360.jpg
    chiesa-600x360.jpg
    27.1 KB · Shikime: 0
Futbollisti i Bayernit: “Dua të bëhem aktor
Pas futbollit, Davis ka vendosur tashmë se çfarë do të bëjë me jetën e tij.

Në një intervistë dhënë së fundmi nga karantina e tij në Gjermani, talenti i Bayern Munich, Alphonso Davies, tha se dëshiron që një ditë të bëhet aktor, pas vëmendjes që ka marr me video të ndryshme në TikTok.

“Futbolli vjen në radhë të parë, por dua të bëhem aktor përfundimisht. Më pëlqen t’i argëtoj njerëzit dhe TikTok me jep këtë mundësi”, tha Davis.

“Kjo ua mundëson tifozëve që jo vetëm në fushë, por të njohin më mirë personalitetin tim edhe jashtë saj. Gjithashtu edhe mund ta kalojmë krizën e koronavirus kur të gjithë po qëndrojmë në shtëpi”.
19 vjeçari ditë më parë rinovoi me Bayernin deri në vitin 2025. /Gazeta Express
 
Ibrahimovic: E ardhmja? Do të shohim, koronavirus e ka kthyer botën përmbys
Zlatan Ibrahimovic ka folur për të ardhmen e tij në Milano pasi shënoi në një miqësore për Hammarby, duke shprehur dëshirë për të luajtur futboll për aq kohë sa mundet.

Megjithatë e pranon se virusi vdekjeprurës, COVID-19, ka prishur planet e të gjithëve dhe se çfarë do të ndodhë, askush s’mund ta dijë.

Ibra po vazhdon stërvitjet në Suedi te klubi ku ka blerë disa aksione, Hammarby, dhe s’do të kthehet në Itali derisa të zyrtarizohet data e rikthimit të ekipeve në stërvitje.

“Kam kontratë me Milanin dhe do të shohim se si përfundon, nëse përfundon”, tha Ibrahimovic.

“Dua të luaj futboll aq gjatë sa mundem dhe të kontribuoj diçka, jo vetëm të luaj për atë se çfarë kam bërë apo se kush jam”.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë – kush e dinte se koronavirusi do ta kthejë botën përmbys për dy javë?”. /Gazeta Express/
 
Reali nuk është i vetëm – edhe City, PSG dhe Juve pas Aouar
Të gjithë e duan mesfushorin e Lyon

Pas Real Madridit, edhe Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Juventus janë duke u interesuar për mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar, sipas RMC Sport.

21 vjeçari vlerësohet së paku 50 milionë euro dhe kjo konkurrencë e madhe vetëm sa e rrit vlerën e francezit, nga i cili synon të përfitojë Lyon sa më shumë për shakk të krizës që ka kapluar skuadrat për shkak COVID-19.

Aouar ka shënuar 9 gola në 37 paraqitje për Lyonin sezonin 2019.20 dhe ende ka edhe tri vite kontratë me klubin francez. /Gazeta Express/
 
Mësohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos
Ylli portugez nuk e ka ndërmend të ndryshojë skuadër. Tuttosport raporton se 35 vjeçari po mban kontakte me Juventusin, dhe po stërvitet shumë për të qenë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, përcjell lajmi.net.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po pret me padurim rifillimin e kampionatit, dhe ka planifikuar një rikthim në Itali.
Edhe pse dihet se koronavirusi do të shkaktojë dëme financiare në futboll, mes Juventusit dhe Ronaldos nuk do të ketë ndarje.

Lojtari ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin, dhe ndjehet shumë i lumtur në Torino.

Paris Saint Germian është një projekt që ai kurrë nuk e ka marrë parasysh, ka edhe dy vjet kontratë me Juventusin dhe synon ta respektojë atë./Lajmi.net/
 
Zbulohet klauzola e re e Rashicës nëse Werderi largohet nga Bundesliga, skuadrat e interesuara për yllin e Kosovës në festë
Milot Rashica është duke i kaluar javët e fundit si futbollist i Werder Bremen, pasi pritet largimi i tij në verë.

Ylli i Kosovës po kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane, derisa është ende e paqartë mënyra e largimit të tij nga Werder
Ditë më parë në Gjermani e bënë fakt të kryer transferimin e Rashicës te RB Leipzig, por ka qenë skuadra gjermane që e ka mohuar një gjë të tillë, por pa e mohuar interesimin për Rashicën.
Rashica ka një klauzolë largimi nga Werder Bremen prej 38 milionë eurove, klauzolë që vlen vetëm për skuadrat jashtë kufijve të Gjermanisë.
Megjithatë tani mediat gjermane kanë zbuluar një tjetër klauzolë të Rashicës e cila ka shumë mundësi të aktivizohet.
Werder Bremen është duke rrezikuar rënien në Bundesliga 2, dhe nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë aktivizohet klauzola që Rashica të largohet për vetëm 15 milionë euro.
Kjo gjë ka alarmuar skuadrat e interesuara për reprezentuesin kosovar që tani po shpresojnë në rënien e Werderit nga elita e futbollit gjerman.
Nga ana tjetër nëse ndodh një gjë e tillë për Werderin do të ishte një katastrofë e vërtetë, pasi klubi është duke kaluar nëpër një krizë të madhe financiare dhe të gjitha shpresat i kanë tek shitja e Rashicës.

Numri i skuadrave që kërkojnë Rashicën është i gjatë, me RB Leipzig, Borussia Dortmund e Schalke 04 që e duan në Bundesliga, derisa edhe ekipet si Lazio, Liverpool, Wolverhampton e Aston Villa kanë shprehur interesim për yllin kosovar.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me fanellën e Werderit ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/
 
Interi ka refuzuar 20 milionë euro për Espositon
Sebastiano Esposito shihet si e ardhmja e Interit dhe kjo është arsyeja që lojtari vlerësohet shumë nga klubi.

Talenti italian ka bërë debutimin e tij këtë edicion në Serie A, ku në pesë takime ka shënuar një gol.
17-vjeçari përveç ndeshjeve në kampionat ka pasur hapësira edhe në Ligën e Kampionëve e Ligën e Evropës.
Interi e vlerëson shumë lojtarin dhe raportohet se ka refuzuar një ofertë shumë të rëndësishme për të.
Calciomercato ka shkruar se Neroazzurët kanë refuzuar 20 milionë euro për lojtarin nga një skuadër që emri nuk i është publikuar.
Gjithsesi Esposito nuk pritet të mbetet në San Siro edicionin e ardhshëm, pasi Interi po mendon ta huazoj për të fituar përvojë.
Cagliari, Genoa, Hellas Verona dhe Sampdoria janë skuadrat e interesuara për huazimin një vjeçar të Espositos. /Telegrafi/
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron Messin dhe Ronaldon

Jose Mourinho i ka anashkaluar dyshen Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në pyetjen se kush është më i miri i të gjitha kohërave dhe në vend të këtyre ka zgjedhur ish-sulmuesin e Brazilit, Ronaldo Luis Nazario de Lima.

Pyetja se kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave është shumë e shpeshtë dhe për shumë njerëz përgjigja është njëri prej Messit ose Ronaldos, por jo edhe për trajnerin Mourinho.
Ish-menaxheri i Interit dhe Real Madridit u pyet nga LiveScore se kush ishte lojtari më i mirë ndonjëherë dhe zbuloi se ishte Ronaldo, me të cilin ka punuar te Barca
 
MN: Milan pelqen mbrojtesin francez, kontaktet kane filluar.
Milani eshte ne kerkim te nje mbrojtesi qendror per te forcuar repartin per sezonin e ardhshem. Alessio Romagnoli eshte i vetmi i paprekshem, ndersa per Kjaer eshte e nevojshme te gjendet nje marreveshje me Seville-n. Me vetem nje vit ne kontrate te mbetur, Matteo Musachio pritet te largohet dhe do te vleresoje te gjtha ofertat pasi rinovimi duket nje ceshtje e komplikuar. Keshtu qe menaxhmenti po konsideron marrjen e nje tjetri te ri qendror, nje element me perspektive per te ardhmen.
Emri i ri eshte ai i Mohamed Simakan, francezit te lindur ne vitin 2000 ne pronesi te Strasburg. Sipas asaj qe ka mesuar MilanNews.it, klubi eshte i interesuar per Simakan dhe disa jave me pare ka pasur kontakte mes agjentit te tij dhe dirigjences kuqezi. Ne oret e fundit ka pasur nje perditesim te situates ku eshte miratuar aprovimi per interesin ndaj 19-vjecarit francez, i cili mund te luante si ne qender ashtu edhe ne te djathte, nje faktor ky per t’u vleresuar duke marre parasysh qe Conti dhe Calabria nuk bindin plotesisht.
Simakan ka luajtur 25 ndeshje ne lige dhe kupe per kete sezon dhe vlera e kartonit te tij eshte e ulet, pak me shume se 10 milion euro. Profili i lojtarit eshte me interes per klubin, ku pritet te nisin tratativat pas emergjences se koronavirusit.
 
Koronavirusi mban peng dy futbollistët e Juventusit, e kanë të pamundur të kthehen në Itali

Situata e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit po ndikon së tepërmi edhe te futbollistët. Dy lojtarët e Juventusit Adrien Rabio dhe Gonzalo Higuain janë bllokuar në vendet e tyre (përkatësisht Francë dhe Argjentinë) dhe deri tani e kanë patur të pamundur të udhëtojnë drejt Italisë, pasi fluturimet janë ndaluar në këto dy vende.

Një situatë e tillë u krijua me Kristiano Ronaldon, por portugezi arriti të fluturonte me xhetin e tij personal, ndërsa për dy lojtarët e tjerë bardhezi ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Higuain po trysnohet për të mos vazhduar bashkëpunimin me Juventusin, teksa drejtuesit e klubit po punojnë të gjejnë sulmues të ri për sezonin e ardhshëm. Për sa i përket Rabio, Mançester Junajtid interesohet që ta sjellë gjatë verës në “Old Trafford”.

Panoramasport.al
 
Nuk ka përgjigje për kampionatin, kryeministri britanik injoron Premier Ligën
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson la sërish pa përgjigje futbollistët dhe tifozët anglezë rreth çështjes se kur do të rifillojnë aktivitetet futbollistike


Në një deklaratë të fundit drejtuar mbarë kombit, kreu i qeverisë britanikë mënjanoi çështjen e aktiviteteve të futbollit dhe sportet e tjera duke theksuar se qytetarët mund të kryejnë aktivitete sportive me banorët e lagjes ku banojnë.

“Nga e mërkura, çdo qytetar që dëshiron të kryejë aktivitete sportive në hapësirë mund të shkojnë në park. Mund të ushtroni sportin veçanërisht me banorët e lagjes”, deklaroi Xhonson.
Duke parë se masat shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit në Britaninë e Madhe do të qëndrojnë të paktën deri në datën 1 qershor, atëherë kampionati anglez Premier Liga mund të luhet me shumë vonesë, ç’ka mund të detyrojë mbylljen e parakohshme të sezonit.

Javën e ardhshme klubet e Premier Ligës do të votojnë për vazhdimin ose jo të këtij edicioni futbollistik.

PANORAMASPORT.AL
 
“Nuk do punoj askund tjetër”, Maldini i zbulon të gjitha dhe i qëndron besnik i Milanit: Anulimi i kampionatit…
Paolo Maldini ka zhvilluar një bisedë mes Filipo Inzagin në rrjetin “Instagram”. Me trajnerin e Beneventos në rolin e intervistuesit, drejtori teknik i Milanit ka komentuar disa nga temat e momentit në ambientet kuqezi.
GJENDJA –
“Pas Koronavirusit jemi mirë të gjithë fatmirësisht. Danieli është i ri e i fortë dhe nuk pati asnjë problem”.

ROLI – “Kur je futbollist në një klub, ke disa armë siç janë impenjimi, gatishmëria, saktësia e përpikmëria. Kur je drejtues, duhet të fitosh simpatinë e të gjithëve dhe nuk ke të njëjtën besueshmëri që kishe kur luaje akoma. Janë dy profesione të ndryshme. E bukura e të qenurit drejtues është se me kohën kupton se çfarë duhet të bënin drejtuesit në kohën kur unë isha futbollist. Historia e secilit peshon shumë e për këtë arsye them se si drejtues do të punoj vetëm te Milani e askund tjetër”.

RINISJA – “Ka shumë pasiguri e gjithçka do të varet nga vendimet që do të marrin organet kompetente. Mendoj se rikthimi në fushë duhet synuar pasi përndryshe do të kemi të bëjmë me një katastrofë në çdo aspekt, por sidomos në atë financiar”.

STËRVITJE – “Skuadra nisi punën, megjithatë duhet pasur kujdes. Lojtarët nuk po duronin dot më qëndrimin në shtëpi. Në klub i kanë të gjitha kushtet e nevojshme sanitare sepse kemi mbyllur hapësirat e përbashkëta dhe në secilën nga tre fushat janë zhvilluar stërvitje individuale”.

ANULIMI – “Nuk mund të them nëse anulimi i sezonit është zgjidhje. Siç thashë, mendoj se duhet të mundohemi të rikthehemi. Sipas meje, në Francë gabuan duke vendosur për ndaljen e kampionatit. Thënë kjo, ne si Milan do të pranojmë çdo vendim të qeverisë.

MILANI – “Receta suksesi të sakta nuk ka, por që një skuadër të ketë sukses duhet të udhëhiqet nga burra të vërtetë sepse janë ata që e gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin. Nëse brenda një grupi krijohet ky lloj ekuilibri, atëherë suksesi bëhet i arritshëm dhe qëndrimi në maja më i lehtë. Si drejtues më është dashur t’u shpjegoj disa gjëra të caktuara lojtarëve që duken normale”.

TRAJNER – “Profesioni i trajnerit nuk më ka pëlqyer kurrë dhe e dija se nuk do ta bëja dot kurrë. Kam parë jetën që bënte im atë dhe zbardhjen e flokëve te shumë shokë që puna si trajnerë i ka ndryshuar. Kur e mbylla karrierën, nuk kisha dëshirë të ulesha në pankinë, edhe pse puna me trajnerë të mëdhenj mund të më kishte ndihmuar.
Panoramasport.al
 
FOTO/ Rezultuan të gjithë të pastër, futbollistët e Milanit rikthehen fuqishëm në stërvitje
Një ditë më parë erdhi komunikimi zyrtar nga klubi i Milanit se asnjë lojtar në radhët e tyre nuk është i prekur nga COVID-19, prandaj dhe kuqezinjtë nuk kanë humbur më kohë dhe kanë zbritur në fushë.

milan1.png
Në fakt pati dhe një keqkuptim në lidhje me “pastërtinë” e skuadrës së Milanit, teksa një ditë para se klubi të dilte me njoftim zyrtar, presidenti Paolo Skaroni deklaroi se janë disa lojtarë të infektuar në radhët e kuqezinjve por që janë drejt shërimit.

milan2.png

Gjithsesi, tashmë që analizat i nxorën të gjithë të pastër, ata nuk kanë humbur më shumë kohë dhe janë paraqitur në Milanelo për stërvitje individuale dhe sipas fotove të postuara në Instagram nga vetë klubi ata duken tepër të përqëndruar.

milan3.png

Ndër pjesëmarrësit e ditës së sotme ishin dhe drejtuesit Paolo Maldini dhe Frederik Masara. Nuk mungonte as Daniel Maldini, sulmuesi i Milanit që pak kohë më parë mposhti koronavirusin e tmerrshëm së bashku me babain e tij.

milan4.png

milan5.png

milan6.png

milan7.png

milan8.png

milan9.png

PS.al
 
Është objektiv kryesor për zikaltërit, skuadra e madhe europiane futet në mes të Inter-Obamejang
Reali i Madridit i ka vendosur një afat Arsenalit për të vendosur nëse do pranojë ta shesë sulmuesin Pierre-Emerik Obamejang në Madrid apo jo.

obamejang2.jpg
Duke iu referuar “Mirror”, Arsenali ka kohë deri në datë 15 qershor për të vendosur për sulmuesin 31 vjeçar, i cili është një objektiv kryesor edhe për sulmin e skuadrës së Interit.

obamejang1.jpg

Zikaltërit e kanë projektuar si pasardhës të argjentinasit Lautaro Martinez, nëse ky i fundit i bashkohet Barcelonës, ashtu siç pritet të ndodhë në verë.

obamejang.jpg

Në fakt, madrilenët kanë dhe një “as nën mëngë” që quhet Dani Ceballos, që është i huazuar në Londër dhe mund të përfshihet në tratativat për të arritur te sulmuesi gabonez.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • obamejang1.jpg
    obamejang1.jpg
    25.8 KB · Shikime: 0
  • obamejang.jpg
    obamejang.jpg
    449.7 KB · Shikime: 0
  • obamejang2.jpg
    obamejang2.jpg
    47.9 KB · Shikime: 0
  • obamejang.jpg
    obamejang.jpg
    449.7 KB · Shikime: 0
  • obamejang1.jpg
    obamejang1.jpg
    25.8 KB · Shikime: 0
  • obamejang2.jpg
    obamejang2.jpg
    47.9 KB · Shikime: 0
Presidenti i FSHF-, Armand Duka është shprehur se stërvitjet të paktën duhet të nisin deri më 20 maj në mënyrë që kampionati të rinisë në fillim të qershorit.96660638_684553442364160_6724469556196147200_n.jpg

Duka në një intervistë të dhënë për “Klan TV”, shprehet se në rast se kampionati nuk rinis deri në fillim të qershorit e mira do ishte të mbyllej fare ky sezon pasi nuk do kishte më vlerë.
“E mira do ishte të rinisim stërvitjen të paktën deri më 20 maj, për të pasur më shumë kohë për lojtarët. Ne kishim një plan që të nisnim stërvitjen më 2 maj dhe kampionatin më 20 maj, por për këtë as nuk morëm asnjë përgjigje. Ne i kemi planet çfarë do që të ndodhë, është menduar edhe eliminimi i Kupës dhe në rast se kjo ndodh do të shkojnë 4 vendet e para në kampionat në Kupat e Europës.

E mira është që ne të fillojmë deri në fillim të qershorit, por nëse nuk fillojmë deri në 1 qershor, më mirë të themi stop. I bie të bëjmë ndeshje çdo 48 orë. Është thuajse kot. E mira është që të kemi filluar deri në fillim të qershorit dhe ekipet tona të jenë të përgatitura për ndeshjet e Kupave të Europës në gusht.

Skuadra e zemrës? E kam thënë gjithmonë që jam simpatizant i Vllaznisë.

Në Shqipëri nëse shikojmë skuadrat dhe lojtarët që kanë, do thonim se Kukësi duhet të jetë në vend të parë, pasi ka lojtarët më të paguar në Shqipëri, por është 9 pikë pas Tiranës.”, u shpreh Duka.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • 96660638_684553442364160_6724469556196147200_n.jpg
    96660638_684553442364160_6724469556196147200_n.jpg
    62.7 KB · Shikime: 0
  • 96660638_684553442364160_6724469556196147200_n.jpg
    96660638_684553442364160_6724469556196147200_n.jpg
    62.7 KB · Shikime: 0
HORROR/ Futbollisti vret të birin e sëmurë me koronavirus në spital: Nuk e doja
Një futbollist në Turqi pranoi para autoriteteve policore se vrau të birin 5-vjeçar të sëmurë me koronavirus gjatë kohës që po kurohej në spital
34773.jpg
Ngjarja e tmerrshme është regjistruar ditët e fundit në qytetin e Bursas, ku lojtari Bursas Ildirimspor (ekip i kategorisë së katërt) Çever Toktash deklaroi se mbyti të birin pasi “nuk e donte”.

Fillimisht, ngarja u raportua si vdekje për shkak të COVID-19 nga punonjësit spitalorë, por Toktash rrëfeu ngjarjen horror në polici
” Vendosa jastëkun te koka e djalit tim. E shtypa jastëkun për 15 minuta pa e hequr. Im bir po përpëlitej. Pasi nuk lëvizi më, hoqa jastëkun. Pastaj thirra mjekët për ndihmë për të hequr çdo dyshim prej meje. Nuk e kam dashur kurrë tim bir. Nuk e di përse nuk e kam dashur. Arsyeja se përse e vrava ishte se nuk e doja. Nuk kam probleme mendore”, deklaroi Çehver Toktash në polici.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • 34773.jpg
    34773.jpg
    142.2 KB · Shikime: 0
  • 34773.jpg
    34773.jpg
    142.2 KB · Shikime: 0
Kur behet fjale perr sherre ndermjet skuadrave per nje lojtar, lojtari nuk pershtatet ne skuadren qe shkon dhe leviz perseri ne vere. Edhe pse nuk do me degjoje une e inkurajoj te mos shkoje te Barcelona se aty yjet zbehen, as te Reali se mbeten duke marre njerez te tjere po nuk i del aasnje i mbare(e bene gabimin diku tjeter) e as te Interi se me shume mundesi nuk do te fitoje asgje, le qe futbolli anglez me ate italian ndryshon shume dhe nuk eshte ne moshe per t'u pershtatur, keshtu qe te qendroje aty ku eshte

Është objektiv kryesor për zikaltërit, skuadra e madhe europiane futet në mes të Inter-Obamejang
Reali i Madridit i ka vendosur një afat Arsenalit për të vendosur nëse do pranojë ta shesë sulmuesin Pierre-Emerik Obamejang në Madrid apo jo.

obamejang2.jpg
Duke iu referuar “Mirror”, Arsenali ka kohë deri në datë 15 qershor për të vendosur për sulmuesin 31 vjeçar, i cili është një objektiv kryesor edhe për sulmin e skuadrës së Interit.

obamejang1.jpg

Zikaltërit e kanë projektuar si pasardhës të argjentinasit Lautaro Martinez, nëse ky i fundit i bashkohet Barcelonës, ashtu siç pritet të ndodhë në verë.

obamejang.jpg

Në fakt, madrilenët kanë dhe një “as nën mëngë” që quhet Dani Ceballos, që është i huazuar në Londër dhe mund të përfshihet në tratativat për të arritur te sulmuesi gabonez.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • obamejang.jpg
    obamejang.jpg
    449.7 KB · Shikime: 0
  • obamejang1.jpg
    obamejang1.jpg
    25.8 KB · Shikime: 0
  • obamejang2.jpg
    obamejang2.jpg
    47.9 KB · Shikime: 0
  • obamejang.jpg
    obamejang.jpg
    449.7 KB · Shikime: 0
  • obamejang1.jpg
    obamejang1.jpg
    25.8 KB · Shikime: 0
  • obamejang2.jpg
    obamejang2.jpg
    47.9 KB · Shikime: 0
HORROR/ Futbollisti vret të birin e sëmurë me koronavirus në spital: Nuk e doja
Një futbollist në Turqi pranoi para autoriteteve policore se vrau të birin 5-vjeçar të sëmurë me koronavirus gjatë kohës që po kurohej në spital
34773.jpg
Ngjarja e tmerrshme është regjistruar ditët e fundit në qytetin e Bursas, ku lojtari Bursas Ildirimspor (ekip i kategorisë së katërt) Çever Toktash deklaroi se mbyti të birin pasi “nuk e donte”.

Fillimisht, ngarja u raportua si vdekje për shkak të COVID-19 nga punonjësit spitalorë, por Toktash rrëfeu ngjarjen horror në polici
” Vendosa jastëkun te koka e djalit tim. E shtypa jastëkun për 15 minuta pa e hequr. Im bir po përpëlitej. Pasi nuk lëvizi më, hoqa jastëkun. Pastaj thirra mjekët për ndihmë për të hequr çdo dyshim prej meje. Nuk e kam dashur kurrë tim bir. Nuk e di përse nuk e kam dashur. Arsyeja se përse e vrava ishte se nuk e doja. Nuk kam probleme mendore”, deklaroi Çehver Toktash në polici.

PANORAMASPORT.AL
Ky paska qene maniak, as baba e as futbollist! Teper idiot per te qene qenie njerezore!
 

Attachments

  • 34773.jpg
    34773.jpg
    142.2 KB · Shikime: 0
  • 34773.jpg
    34773.jpg
    142.2 KB · Shikime: 1
Kur behet fjale perr sherre ndermjet skuadrave per nje lojtar, lojtari nuk pershtatet ne skuadren qe shkon dhe leviz perseri ne vere. Edhe pse nuk do me degjoje une e inkurajoj te mos shkoje te Barcelona se aty yjet zbehen, as te Reali se mbeten duke marre njerez te tjere po nuk i del aasnje i mbare(e bene gabimin diku tjeter) e as te Interi se me shume mundesi nuk do te fitoje asgje, le qe futbolli anglez me ate italian ndryshon shume dhe nuk eshte ne moshe per t'u pershtatur, keshtu qe te qendroje aty ku eshte
Keto jan levizje qe behen per perfitime parash dhr marketing . Ndersa sa per lojtarin ... esht e drejte qe nese leviz tek barça po real madrid ai do zbehet si lojtar per shkak te konkurences se madhe dhe si pasoje "digjen" si lojtare sic ka ndodhur dhe me lojtare te tjere. Ndersa per tek inter do kishte vend ne formacion pasi disa jan ne nivelin e tij dhe do ambientohej me futbollin italian pasi ky lojtar ka qen futbollist i milanit dikur dhe e njef mjaft mir Seria A . Por varet tek formacioni qe perdor Conte .
 
Ky paska qene maniak, as baba e as futbollist! Teper idiot per te qene qenie njerezore!
Thjesht cop mishi me dy sy asgje me teper. Por kushedi sa arsye te fort ka pasur sepse mund te lindin dhe dyshime te ndryshme .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top