Futbolli anglez në krizë, qeveria u kërkon ndihmë klubeve të Premier Ligës për…
Kriza ekonomike e futbollit anglez po thellohet, edhe pse kampionati ka nisur dhe po vazhdon normalisht. Ndërprerja e aktiviteteve futbollistike prej disa muajsh dhe moslejimi i tifozëve në sportive ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik sidomos te klubet e ligës së dytë angleze (Liga e Futbollit Anglez, EFL).

Dëmi i shkaktuar përllogaritet në 273 milionë euro. Në këto kushte, qeveria angleze u ka kërkuar ndihmë klubeve të elitës së futbollit Premier Ligës të kontribuojnë në lehtësimin e dëmeve financiare të ekipeve të rangjeve inferiore
Sekretari i Kulturës dhe Sportit në Britaninë Oliver Douden u shpreh se po diskuton rreth zgjidhjes së situatës me klubet e Premier Ligës dhe shpreson se do të ketë një zgjidhje optimale për të gjitha palët.
“Drejtimi është i qartë. E kuptojmë se Premier Liga duhet të bëjë pjesën e saj. Jam duke u konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me klubet dhe shpresoj se ata do të arrijnë një marrëveshje për të garantuar një zgjidhje të pranueshme”, u shpreh për “Sky News” Oliver Douden.
Sezonin e kaluar, klubet e Premier Ligës akorduan një fond prej 137 milionë eurosh për klubet e Ligës së Futbollit Anglez (EFL).
PANORAMASPORT.AL