Lajme nga Bota Islame

Titulli: Lajme nga Bota Islame

Gjatë Ramazanit, dyert e xhamive amerikane të hapura edhe për jomyslimanët

Një grup për të drejtat e njeriut i përbërë nga myslimanët amerikan dhe Këshilli për marëdhënie amerikano-islame kanë kërkuar që gjatë iftareve që do të organizohen në xhami t’i hapen dyert edhe jo muslimanëve që duan të marrin pjesë në këto ceremoni, njofton ‘mehr’.

Ky grup i myslimanëve në deklaratën e tij për media thotë se kontakti mes muslimanëve dhe jo myslimanëve është rruga më e mirë për tejkalimin e paragjykimeve të tyre ndaj fesë islame.

Drejtori i CAIR-it, Nihad Evez në lidhje me këtë tha: “Bashkëpunimi individual dhe shoqërorë i myslimanëve dhe jomyslimanëve është çelësi i zgjidhjes së ndjenjave anti-myslimane në Amerikë.”

Nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare për numrin e myslimanëve në SHBA, mirëpo thuhet se në këtë vend jetojnë afër 7 milion mysliman.

(Breziiri)
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Turqia parashikon xhami kalimtare për Ramazan
Organizata për çështje fetare e Turqisë “Dijaneti” planifikon të sigurojë xhami në lëvizje (kalimtare) për ata qytetarë që nuk kanë xhami në dispozicion gjatë muajit të Ramazanit

Duke marrë parasysh se Ramazani i bie gjatë pushimeve verore, Dijaneti i Turqisë ka kërkuar nga myftinitë që në krahina të ndryshme të parashohin masat e nevojshme që qytetarët të shfrytëzojnë mirësitë e Ramazanit.

Xhamitë kalimtare do të jenë në vendbanimet turistike ku ka punëtorë sezonal.

Dijaneti si organizata e vetme për çështje fetare, menaxhon me afër 75 mijë xhami në këtë vend.
Nga: ForumiVizitor
imgres
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Francë: Realizohet plani '30 ditë, 30 xhami'
Në muajin e Shenjtë të Ramazanit në të gjithë qytetet e Francës do të organizohet një program me temë ''30 ditë, 30 xhami'.

Muslimanët në bazë të këtij plani do të kenë mundësi të udhëtojnë gjatë 30 ditëve në 30 qytete dhe të njihen nga afër me xhamitë dhe muslimanët që këtyre qyteteve.

Gjatë këtyre vizitave muslimanët do të njihen me filozofinë e agjërimit dhe me vlerat tjera islame.
Nga: ForumiVizitor
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Indonezi: 5.000 imamë angazhohen në luftë për ruajtjen e pyjeve

Në përpjekje për të ruajtur burimet e saj natyrore, Indonezia do të punësojë 5000 imamë të cilët do të mbështesin fushatën kundër shkatërrimit dhe djegien e pyjeve në vend

"Pyjet tona nuk djegën vetvetiu, ato janë djegur qëllimisht, sepse ekziston një traditë e djegies e tokës pas korrjes dhe para mbjelljes, andaj sot janë goditur edhe zonat pyjore", tha ministri i Pyjeve Zulkifli Hasan të dielën në Yogyakarta.
Ai tha se qeveria do të rekrutojë 5000 predikues nga disa organizata muslimane për ndihmë në implementimin e fushatës së qeverisë për të ndaluar shkatërrimin e pyjeve.
Pasi kandidatët do të kalojnë trajnimin e duhur, programi do të fillojë të zbatohet brenda këtij viti dhe do të zgjasë deri në vitin 2012.
Predikuesve të punësuar do t’u paguhet, rreth 2 milionë RP (234 dollarë) në muaj.
Deklarata është bërë gjatë një takimi kombëtar të punës së Këshillit për propagimin e bordit të Komitetit Qendror ekzekutiv, organizatës së dytë më të madhe muslimane në Indonezi.
Ministri u bëri thirrje dijetarëve islam të mbështesin fushatën kundër zjarreve në pyje, si dhe të promovojnë ruajtjen e pyjeve dhe përpjekjen e pyllëzimit.
Në mesin e imamëve - pjesëmarrës në program, 95 prej tyre janë nga organizata Muhammadiyah, tha Agus Sukoco, kryetar i Këshillit për propagim të organizatës Muhammadiyah.

Kjo nuk është detyra e parë ekologjike, të cilën janë duke e udhëhequr dijetarët indonezian.
Janarin e kaluar, Këshilli i Ulemave Indonesian (MUI) ka formuar Institutin për një mjedis të përshtatshëm që ta ndihmojnë qeverinë në luftën kundër problemeve ekologjike, siç janë shpyllëzimet, tregtia me botën e florës dhe faunës, ndotja dhe peshkimi i tepruar.
Institucion i ri është përgjegjës për inkurajimin e njerëzve që t’i zbatojnë ligjet për ruajtjen e mjedisit.
Indonezia është vend me resurset më të mëdha pyjore në Azinë Juglindore me 120 milionë hektarë pyje.
Zjarret pyjore kanë qenë prej kohësh ngjarje vjetore në Indonezi gjatë sezonit të thatë.
Të dhënat tregojnë se Indonezia, vendi më i populluar musliman në botë, gjithashtu përballet edhe me shfrytëzimin e tepruar të resurseve detare, në të cilën peshkimi destruktiv dhe shkatërrimi i shkëmbinjve koral jo vetëm se degradon ekosistemin, por ndikon në numrin e madh të specieve detare që varen nga ato.
اështjet e mbrojtjes mjedisore në Indonezi janë të lidhura me një numër të madh të popullsisë dhe industrializimin e shpejtë të vendit.

Agjencioni i OKB-së për ushqim dhe bujqësi (FAO) vlerëson se Indonezia, që nga viti 2000 deri në vitin 2005, ka humbur 1.87 milion hektarë pyje, për çdo vit.
Sipas Ministrisë së pyjeve, rreth 3.25 milion hektarë pyje janë në gjendje kritike, nga 7.76 milionë hektarë të numrit të përgjithshëm në atë shtet. //islamgjakova.net
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Dubai: Hapet xhamia më e madhe në Emirate



Xhamia më e madhe në Dubai është hapur me 28 korrik dhe e njëjta mund të pranoj dy mijë besimtarë. Ceremonia e hapjes së xhamisë Al-Faruk dhe qendrës islamike është bërë ditën e xhuma.

Kompleksi i xhamisë shtrihet në një hapësirë prej 8700 metrave katror, ndërsa frymëzimi vjen nga xhamia e sulltan Ahmedit (xhamia e kaltër) në Stamboll. Vetëm xhamia shtrihet në një hapësirë prej 4200 metrave katrorë.

Vakëflënës i xhamisë është Haled el-Habtur, nga Dubai. Për herë të parë xhamia është ndërtuar në vitin 1988, ndërsa zgjerimi i saj u bë në vitin 2000. Këtë viti ajo u zgjerua edhe më shumë, për t’u bërë xhamia më e madhe në Emirate. Xhamia gjendet në krahinën El-Safa.

Arkitektura e xhamisë është një përzierje e stilit otoman dhe andaluzian. Xhamia e kaltër në Dubai ka një bibliotekë me katër mijë tituj, një sallë të madhe për dialog e cila do ta mirëpres dialogun ndërfetarë në mënyrë që të arrihet një mirëkuptim mes besimeve. /Breziiri/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

SHBA: linjë telefonike falas për ata që duan të njihen me Islamin



Duke u ballafaquar me pyetje të shumta për Islamin dhe agjërimin e Ramazanit, një organizatë islame në SHBA ka vendosur tabela të reja në autostradat në New Jersey

Në to paraqitet linja telefonike (falas), ku jepen përgjigje për qytetarët amerikanë që duan të njihen me Islamin.
"Në vend se të apsorbojnë njohuri nga Fox News, ne i ftojmë qytetarët që atë ta dëgjojnë nga gojët tona", tha Asim Khan, president i degës Islame në regjionin e Amerikës së Veriut (ICNA) në New Jersey, për faqen e internetit New Jersey Real-Time News.
"Ne i ftojmë që të na pyesin se çfarë na mëson besimi ynë," shtoi Khan.
Me fillimin e fushatës, në ditën e parë të Ramazanit, shoferët kanë mundësi të shohin dy tabela në autostradat në New Jersey.
Në tabela kureshtarëve u sugjerohet zgjedhja e numrit falas, (877) 949-4752 6 - ,i sponsorizuar nga ICNA, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë.
Gjatë Ramazanit, shoferët në New Jersey do të hasin në dy tabela, njëra me flamurin amerikan dhe mesazhin: "877 - Pse Islami – kuptoni faktet."
Në tjetrën shkruan: "Ramazani - 1.57 miliardë njerëz e festojnë. Kuptoni pse."
50 tabela tjera do të vendosen në autostrada në gjithë SHBA-në, nga El Paso deri te Daytoni dhe nga Wichita deri në Albuquerque.
Dëshira e Khanit është që ata që interesohen për Islamin, ta pyesin atë ose një muslimanë tjetër para se të marrin një përfundim.
"Ka shumë persona që dëshirojnë të dinë më tepër për Islamin, por për shkak të dezinformatave ata kanë pasiguri dhe ndjenjë frike që të na afrohen."
WhyIslam u themelua në vitin 1999. Në të kaluarën fushata të ngjashme ka organizuar në metro, autobusë, radio dhe reklama televizive, por kjo është fushata e parë në New Jersey.
Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, besohet se në SHBA jetojnë 6-8 milion muslimanë.
Sipas disa studimeve amerikane shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre.

Dezinformatat

Koha e fushatës reklamuese është zgjedhur me kujdes, si 10 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, që do të jetë muajin e ardhshëm. Kjo fushatë amerikanëve u ofron informacione të besueshëm për Islamin nga burimet e besueshme.
"Paragjykimi është ndërtuar nga dezinformatat apo injoranca", tha Mohamed El Filali, nga Qendrës Islame e rrethinës Passaic, për faqen e internetit NY Fox.
"Mendoj se është shumë me rëndësi që njerëzit t’i marrin informacione nga burimet e sakta për atë se çfarë është Islami dhe kush janë muslimanët."
Nahela Morales, banore e Union City–t, dhe njëra nga tetë vullnetarët që i përgjigjen telefonatave, tha se kureshtja e saj për Islamin pas sulmeve të 11 shtatorit e ofroi deri te Islam.
E rritur si një krishtere, ajo filloi të shoqërohet me muslimanet në MySpace duke u bërë pyetje. dhe pas përgjigjeve të shumta, pesë vite më vonë, ajo u konvertua në Islam.
"Kureshtja ime filloi pas 11 shtatorit. Nuk mund të besoja që besimi i cili thërret për paqe, mund të vras aq shumë njerëz", tha Morales për New Jersey Real-Time News, duke iu referuar njërës prej kuptimeve të fjalës "Islam".
Sot, Morales i pranon pyetjet e amerikanëve kureshtar që duan të dinë më shumë për Islamin.
"Sot, kam marrë një telefonatë nga një grua që dëshiron të dijë se çfarë është Sheriati. Ajo ishte shumë kureshtare, dhe më tha: ‘Dua të kuptoj’. I thashë:" Pyetni lirisht", tregon Morales.
"I thashë se Sheriati është kodeks i sjelljes. Ne kemi rregulla. Si p.sh., nëse shihni një shenjë që thotë 30 milje në orë, përmbajuni asaj."
Pritet që fushatat e reja reklamuese të sjellin një numër të madh të thirrjeve, siç është bërë zakon tek çdo fushatë.
Megjithatë, organizatorët thanë se nuk është synim (i fushatës) konvertimi i njerëzve në Islam.
"Ne nuk jemi këtu për t’i konvertuar njerëzit, por për t’i udhëzuar", tha Khan. //islamgjakova
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Lojtari i Kriketit Wayne Parnell konvertohet në Islam

pas një gazete të Afrikës së Jugut ‘Independent Online’, lojtari i kriketit Wayne Parnell është konvertuar ne besimin Islam Wayne Parnell është konvertuar ne Islam pas një periudhe studimi dhe reflektimi personal dhe do ta festoj ditëlindjen e tij te 22-të me 5 gusht si një musliman.

Parnell, në një deklaratë të enjten, konfirmoi se u konvertua në fenë Islame në janarin e këtij viti dhe po shqyrton ndryshimin e emrit në Walid, që nënkupton një djalë të porsalindur.

Ende nuk kam vendosur për një emër Islam, kam menduar për emrin Walid që nënkupton një djalë të porsalindur, por tani për tani emri im mbetet Wayne Dillon Parnell. “Do te vazhdoj t’i respektoj rregullat e ekipit rreth pijeve alkoolike. Jam duke luajtur kriket ne Sussex dhe ky është fokusi im i tanishëm”, tha Parnell nga port Elizabeth.

“Pasi po i afrohem periudhës sime të parë te agjërimit kërkoj që kjo kohe e veçantë të trajtohet me respekt. Jam një i ri me profesion kriketer, përderisa vlerësoj dhe jam mirënjohës për interesin publik të jetës sime private zgjedhja e çështjes së besimit është një gjë personale dhe do doja ta mbaja private për publikun”, tha hedhësi majtist i klubit warriors.

Menaxheri i ekipit Muhammed Musaxhi, musliman, tha se shokët e ekipit të Parnellit, Hashim Amla dhe Imran Tahir, nuk kishin ndikuar në vendimin e tij për t’u konvertuar nga krishterimi në Islam. Muaj më pare Wayne kishe vendosur ta pasoj Islamin tha Musaxhi për kriketerin i cili shkëlqeu gjate kupës botërore interkontinentale ICC-së.

Vendimi për konvertim ishte bërë nga vet ai, por shtoi se nuk di asgjë për ndryshimin e emrit.

Bashkëlojtarët tjerë, duke preferuar të mbeten anonim, besojnë që Parnell ishte shume serioz në lidhje me zgjedhjen e tij të fesë dhe ai nuk kishte pirë asnjë pikë alkool, i ndaluar për myslimanët, që nga seria e ndeshjeve të ligës indiane.

Duke mbështetur mohimin e Musaxhiut që Parnell nuk ishte ndikuar nga lojtari Amla, lojtaret thane se ai asnjëherë nuk ka tentuar ta konvertoj ne besimin e tij, edhe pse ata ishin shume të impresionuar me disiplinën e rrepte që Amla tregoi për fenë e tij duke refuzuar të marr pjesë në festimet ku është përfshirë alkooli, duke qëndruar i palëkundur në namazin e tij të përditshëm dhe duke refuzuar të mbaj veshjen sportive të sponsorizuar nga firma e birrës Jugafrikane ‘Castle Lager’.

Në dy vitet e para të debutimit të tij, ne vitin 2009 Parnell zhvilloi një reputacion të veshtirë. Në tetorin e vitit 2009 ai u përjashtua nga klubi ‘Warrior’ për shkak të një incidenti në mëngjesin e hershëm në një klub nate në qytetin Port Elizabeth.

Ai tërhoqi vëmendjen kur u be kapiten për moshat U-19 në kupën botërore të vitit 2008. Ai ishte lojtari me i ri i cili nënshkroi kontratë për moshat 20 vjeç në vitin 2009.

Ky është krishteri i dyte që konvertohet në Islam, pas pakistanezit Yousuf Youhana (tani Muhammed Yousuf ) në vitin 2006.
nga: ForumiVizitor

---------- Post added at 11:50 ---------- Previous post was at 11:49 ----------

Tema: Në Angli do të organizohen manifestime për clirimin e Palestinës

Qytetarët anglezë në ditën e premte të kësaj jave do të mblidhen para ndërtesës së BBC dhe do të manifestojnë për clirimin e Palestinës së okupuar nga Izraeli.

Këto manifestime organizohen nga Komisioni për të drejtat islame të njeriut, dhe pritet të mbahen në orën 14-18 me orën locale të Londrës.

Bëhet e ditur se në këtë manifestim do të marrin pjesë grupet: Qendra islamike e Anglisë, Fondacioni Miqtë e Mesxhidul Aksas, këshilli islamik i Evropës, Unioni i studentëve muslimanë, Fondacioni i hebrenjeve anti-sionist, e shume grupe tjera.
nga: ForumiVizitor

---------- Post added at 11:53 ---------- Previous post was at 11:50 ----------

Tema: E largojnë nga puna për shkak të shamisë, reagon lëvizja “Bashkohu”

Lëvizja “ Bashkohu “ përmes një komunikate për shtyp e kundërshtojmë ashpër vendimin e drejtorit të shoqatës humanitare që ofron shërbime mjekësore “ Love Bridge “ dega në Kosovë e njohur si shoqata “ Nëna “ për largimin nga puna të teknikes së mjekësisë Lindita Bajgora vetëm pse kishte vendosur të mbante mbulesën islame.

“Ne si lëvizje e cilësojmë këtë si rastin e radhës të diskriminimit në baza fetare të femrës myslimane që mbanë shami në Kosovë. Vendimi i drejtorit Gani Demolli për largimin nga puna të Lindita Bajgores është një vendim arbitrar , i pashkruar dhe i pa arsyetuar që përbën shkelje të të drejtave të viktimës njëherit paraqet rast të urrejtjes dhe diskriminimit në baza fetare”,thuhet në reagimin e Lëvizjes “Bashkohu”.

Kjo lëvizje bën thirrje që ky vendim të anulohet dhe Lindita Bajgora të vazhdojë punën në këtë qendër ashtu siç kishte punuar deri në momentin kur kishte vendosur të mbante mbulesë islame.

“Ne njëherit e njoftojmë drejtorinë e kësaj shoqate dhe opinionin e gjerë se së shpejti do ti drejtohemi organizatës “ Love Bridge “ me seli ne Gjermani për ta njoftuar për rastin e Linditës dhe për të kërkuar nga ata që ajo të kthehet sa më parë në punë”, thuhet në fund të reagimit.
nga: ForumiVizitor
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Muslimanët e Kinës privohen nga agjërimi i Ramazanit

Mes arrestimesh të reja dhe ndalesave të agjërimit dhe faljes nëpër xhami, muslimanët ujgurë po e vuajnë episodin më të fundit të dhunës nga Qeveria kineze mbi këtë komunitet minoritar në regjionin veriperëndimor Shingjang të Kinës.

Dilshat Rashit, zëdhënës i Kongresit Botëror të Ujgurëve me bazë në Mynih, të premten më 5 gusht, i deklaroi agjensionit ‘Eurasia Review’ si në vijim: “Nëse ndonjë figurë fetare (imam) flet për Ramazanin gjatë aktiviteteve fetare, ose i nxit njerëzit që të marrin pjesë (në agjërim), e humb menjëherë licencën për praktikim (të pozitës së imamit). Rastet më serioze përfundojnë me arrestim për nxitje të përfshirjes në aktivitete fetare jolegale.”

Një ditë para fillimit të muajit të agjërimit për muslimanët e Kinës, së paku 11 njerëz u vranë në një seri sulmesh në rajonin veriperëndimor të Shingjangut.

Autoritete kineze fajësojnë minoritetin etnik (musliman) për këto sulme, pas së cilave policia kineze vrau dy muslimanë të dielën e shkuar.

Sulmet erdhën më pak se dy javë pasi 18 persona ishin vrarë në rajonin e panënshtruar të Shingjangut. Pas trazirës, mbi 100 ujgurë u paraburgosën nga autoritet kineze. Shumica e të paraburgosurve ishin muslimanë të devotshëm të cilët frekuentoni xhamitë, dhe gratë e të cilëve bartnin mbulesë islame, tregojnë banorët.

Kryeqyteti i Shingjangut, Urumqi, u bë arenë dhune të përgjakshme në korrik të vitit 2009 pasi që muslimanët ujgurë ishin ngritur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndalimeve dhe kufizimeve të shumta të vendosura nga qeveria kineze në atë rajon. Në ditët pas tyre, grupe të mëdha të etnisë Han (etnia shumicë në Kinë) morën rrugët në kërkim të hakmarrjes ndaj muslimanëve, duke shkaktuar kështu një prej përplasjeve ndër-etnike më të dhimbshme në dekadat e fundit në Kinë.

Trazirat lanë afër 200 të vrarë dhe 1700 të plagosur, sipas statistikave të qeverisë. Ndërsa ujgurët thonë se të vrarët dhe të plagosurit janë edhe më shumë në numër, dhe kryesisht pjesëtarë të komunitetit të tyre.

Lidhur me këto trazira, autoritetet kineze kanë dënuar mbi 200 njerëz (shumica ujgurë), 26 prej të cilëve me vdekje.

S’ka agjërim

Me fillimin e muajit Ramazan, Pekini vendosi ndalesa dhe kufizime të rrepta mbi muslimanët kinezë. Punonjësit muslimanë të qeverisë në Shingjang u detyruan nga qeveria të nënshkruanin nga një “letër përgjegjësie” ku premtonin se do të evitonin agjërimin, faljet e mbrëmjes (namazin e teravisë) dhe aktivitete tjera fetare.

“Agjërimi i Ramazanit është traditë etnike e tyre, dhe ata janë të lirë ta praktikojnë atë”, shprehet një punonjës i zyrës së komitetit të lagjes të qeverisë lokale, i cili konfirmoi ndalesat dhe kufizimet.

“Por nuk u lejohet të mbajnë ndonjë aktivitet fetar gjatë Ramazanit,” shtoi ai.

“Anëtarët e Partisë (Komuniste) e kanë të ndaluar agjërimin, siç e kanë edhe shërbyesit civilë.”

Sa u përket kompanive private, punonjësve të tyre u ofrohej drekë gjatë kohës së agjërimit.

Kushdo që refuzon të hajë, rrezikon ti humbasë bonuset vjetore, e edhe vet vendin e punës, shton Rashit.

Zyrtarët nuk kanë kursyer as fëmijët muslimanë nëpër shkolla, të cilëve u janë me dreka falas gjatë periudhës së agjërimit.

Një banor ujgur i Pekinit tha se studentëve nën 18 vjeç u ndalohet agjërimi i Ramazanit. Për më tepër, qeveria ndërmerr fushata që t’i detyrojë restorantet në zonat me shumicë muslimane të qëndrojnë hapur gjatë tërë ditës.

Kufizimet mbi ata që dëshirojnë të frekuentojnë xhamitë janë shtuar edhe më tepër.

اdonjëri që dëshiron të marrë pjesë në faljen e namazit në xhami, duhet të regjistrohet me kartën e tij të identitetit. “Janë të obliguar të regjistrohen,” shton ai. “Nuk u lejohet të mblidhen e të flasin (pas namazit).”/fri/
 
Pe: Lajme nga Bota Islame

Zgjerimi i Haremit pike me rendesi te madhe ne historine islame

Mekë, 21 Gusht: Ministri i Drejtësisë Muhammed Al Eisa përshkroi projektin 80 Miliard rialësh për zgjerimin e Xhamisë së madhe si një pike e rëndësishme në historinë e dy xhamive të shenjta. Kjo për shkak të shenjtërise dhe lavdisë se vendit i cili bën thirrje për kujdes dhe vëmendje të lartë të shërbëtorëve të Islamit dhe muslimanëve. Këta shërbëtorë të cilët nuk kursyen asnjë përpjekje në përmbushjen e premtimit të tyre tek Allahu dhe pa dyshim do ti marrin bekimet e Tij gjithnjë e më shumë .” deklaroi Ministri.

Kujdestari i dy xhamive të shenjta Mbreti Abdullah vuri gurthemelin për zgjerimin historik i cili mbulon 400.000 metra katror në veriperëndim dhe verlindje të xhamisë dhe do të rrise kapacitetin e saj të plotë në më shumë se 2.5 milion besimtarë.

Projekti i zgjerimit është i dizajnuar për të bërë haxhin dhe umren më të rehatshëm dhe më të sigurtë në pamjen e një zgjerimi fenomenal të haxhilerëve gjatë viteve të fundit, shtoi Al Eissa.

Kjo iniciativë e rëndësishme islame për të siguruar hapësirën për rritjen e numrit të besimtarëve sidomos zgjerimi i Massës ( vendi mes Safas dhe Mervës) do të largoj vështirësitë me të cilat përballen haxhilerët dhe për ti mundësuar atyre kryerjen e riteve në një atmosferë të relaksuar dhe shpirtërore. Shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i GCC-së Abdulatif Al Zajani përgëzoi Mbretin Abdullah për zgjerimin e ri te Haremit i cili do të përmisoj objektivat për mysafirët e Allahut. Ai tha se projekti do të përmbush kërkesat e rritjës së numrit të haxhilerëve.

Ministri i financave Ibrahim Al Assaf njoftoi se projekti i ri i zgjerimit do të kushtoj 80 Miliard rialë ( 14 miliard e 800 milion euro) në të cilën janë përfshirë paratë e nevojshme për të paguar kompensimin për pronarët e pasurive të paluajtshme të ndara për projektin.

Shejh Saleh Al Husein kreu i kryesisë së dy xhamive të shenjta vlerësoi lartë ekspertët e universitetit saudit për përgatitjen më të mire dhe dizajnin në përputhje me standardet ekologjike dhe duke inkorporuar standardet e larta të sigurisë. Ashtu siç mbreti Abdullah dëshiroi e tërë bota islame do të jetë krenare me zgjerimin e projektit te ri.” Tha Shejh Al Husein.

Një dokumentar i shfaqur gjatë ceremonies së hapjës tregoi se porta kryesore e zgjerimit do ta marrë emrin e mbretit Abdullah dhe do të ketë dy minare duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11. Sipas burimeve të informuara, hapësira e përgjithshme e Xhamisë së madhe ekzistuese është 356.000 metra katror duke akomoduar 770.000 besimtarë derisa zgjerimi i ri do të përfshijë një hapësirë 456.000 metra katror ku do të akomodoj 1.2 milion besimtarë.

Projekti i ri do të përbehet nga tre pjesë: Konstrukti i ndërtese së re, zgjerimi dhe zhvillimi i oborrit përreth xhamisë duke përfshirë zonat e këmbësorëve, tunelet dhe tualetet dhe zhvillimin e objekteve të shërbimit të klimatizimit, elektrikes dhe ujit të pijshëm.

Një numer i hoteleve të reja do vendosen në fund të oborrit. Rrugë të gjëra do të ndërtohen në mes të ndertesave për besimtarët për të arritur në xhami. Projekti mbulon gjithashtu zhvillimin e zonës Hindi Xhebel.

Rruga Abdullah Bin Zubejri do të rregullohet dhe do të jetë arteria kryesore që lidh rrugën Haxhun dhe rrugën e parë dhe të dytë unazore. Nje tunel 1200 metërsh nga fundi I zgjerimit duke kaluar nëpër hindi xhebel ndërsa një tunel 1100 metërsh do të ndërtohet nën malin madafie. Ndërsa xhebel al kabba do të ndërtohet nj ëtunel 700 metërsh për raste emergjente dhe do te ndërlidhet me dy tunelet tjera

Gjatë Xhumasë, mbreti Abdullah poashtu inaguroi oren e kulles së Mekës e cila konsiderohet të jetë më e larta në botë, koncepti i kohës mekase e ngjashme me kohën e Greenwich

ISLAMI, feja e Vërtetë!
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Parlamenti grek miraton ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë

Parlamenti grek miratoi dje me 198 vota pro dhe 16 kundër projektligjin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë.

Ky vendim ka ardhur si përgjigje ndaj kërkesës së banorëve mysliman, të cilët deri tani nuk kanë pasur vend për kryerjen e riteve fetare.

Siç parashikohet në projektligj xhamia do të ndërtohet në zonën Eleonas afër qëndrës së Athinës dhe ndërtimi i saj do të kushtojë rreth 15 milion euro, të financuara nga shteti grek, dhe do të ketë kapacitet për 350 persona.

Kundër ndërtimit të xhamisë u pozicionua partia LAOS e cila kërkoi votim të hapur të këtij projektligji.

Jorgos Karaxhaferis e krahasoi ndërtimin e një xhamie si një “fabrikë krijimi terroristësh”. Duke iu drejtuar ministrit të Mjedisit z. Karaxhaferis tha: “Po luani me zjarrin dhe shkatëroni Greqinë. Nëse nuk mund të bëni diçka atëhere le të shkojmë në zgjedhje tani në mënyrë që të shpëtoni veten”.

Nga: ForumiVizitor - Portali
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Vendim historik, KMSH merr vendim per ndertimin e Xhamise se Namazgjase

Kryesia e KMSH-së pasi ka analizuar të gjitha detajet për ndërtimin e një xhamie të madhe në Tiranë, e shumëpritur kjo prej kohësh, është mbledhur sot më dt. 20 Shtator 2011, në një mbledhje të posaçme, ku ka marrë vendimin historik, që xhamia e re të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, tokë kjo e trashëguar brez pas brezi si vend për të falur namaz. Projekti i ndërtimit të kësaj xhamie daton që më 1993, ku u vendos edhe guri themeltar në prani edhe të kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Tiranë dhe pas një kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur sot në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi për mijëra besimtarë kryeqytetas.Truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe asaj “George Bush”, e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia. Në kompensim të kësaj sipërfaqeje Këshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, i ka dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katrorë, duke e çuar sipërfaqen e përgjithshme në rreth 5.300 metra katrorë.


Kështu, sipas këtij vendimi të qeverisë, sipërfaqja prej 2570.5 m², e ndodhur në zonën kadastrale 8150, me numër pasurie 1/82, pjesë e pronës së listuar me nr. 592, me sipërfaqe të përgjithshme 6739 m2, në listën e miratuar me vendimin "Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Tiranë, të qarkut të Tiranës", pronë shtetërore, sipas planit të rilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kalon në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim ndjekjen e procedurave ligjore që nevojiten për ndërtimin e xhamisë "Namazgjaja", për Komunitetin Mysliman Shqiptar. Menjëherë pas këtij vendimi, ndalohet tjetërsimi apo dhënia në përdorim e pronës së përcaktuar për qëllime të tjera, të ndryshme nga ndërtimi i xhamisë "Namazgjaja", e Tiranës, për Komunitetin Mysliman Shqiptar", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.Me vendimin e datës së sotme (20 shtator 2011), Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka dhënë zyrtarisht startin për ndjekjen me hapa të shpejtë të të gjitha procedurave për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, si një kompleks multifunksional, ku do të përfshijë krahas xhamisë një Qendër Kultutore, bibliotekë, salla konferencash, etj. Hapat ligjorë për ndërtimin e Kompeksit të Namazgjasë do të ndiqen nga Komisioni i ngarkuar me këtë punë, nga Kryesia e KMSH-së në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Nga: ForumiVizitor - Portali
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Festa e Kurban Bajramit me 6 Nëntor



Sipas përllogaritjeve të Institutit Kombëtar për studimet astronomike dhe gjeofizike në Egjipt, dita e Arafatit do të jetë ditën e shtunë, 5 Nëntor 2011, kurse dita e Kurban Bajramit është të dielën, 6 Nëntor.

Sipas kreut të këtij institucioni, dr. Hatim Aude, dita e parë e Dhul Hixhes do të jetë të premten, 28 tetor, kurse hëna e re do të lindë në orën 21.56 mbrëmjen e ditës së mërkurë, një ditë para ditës kur mundësohet shikimi i hënës.

Ai tha se hëna e re do të qëndrojë në qiellin e Mekës pas perëndimit të diellit për 27 minuta, në Kajro 22 minuta dhe në kryeqytetet e botës arabe dhe islame nga 13 deri 42 minuta.

Kështu, sipas përllogaritjeve astronomike të këtij instituti, dita e parë e muajit Dhul Hixhe do të jetë ditën e premte, 28 tetor. Kurse dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë me datën 6 nëntor. /AO/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Suedi: Policja e parë me mbulesë



Dona El Xhamal (Donna Eljammal) 26 vjeçare është bërë policja e parë me mbulesë në Suedi. Ajo kishte dëshiruar të punonte si police shumë kohë para se të fillonte të mbante mbulesën islame.

“Prej se kam qenë e vogël unë dëshiroja që ti ndihmoja të tjerëve në vend se vetëm të qëndroja para kompjuterit.”

Vitin e kaluar u lejua mbajtja e mbulesës në policinë suedeze pas një debati të gjerë në vend.

Ajo e mban mbulesën e saj gjatë punës në polici dhe thotë se nuk ka asnjë pengesë gjatë punës andaj nuk e shef të arsyeshme heqjen e saj.

Sipas legjislaturës Islame veshja modeste e mbulesës është obligim për çdo femër të moshës se rritur. /mesazhi/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Ndërpret ministrin gjerman, Davutoglu: Ministër, nuk ekziston terrorizëm islamik


Ministri i jashtëm turk Ahmed Davutoglu, i cili ndodhet në Gjermani për një vizitë pesë ditore, e ndërpreu fjalën e ministrit të brendshëm gjerman, Hans Peter Friedrich, për shkak se përdori termin “terrorizëm islamik” gjatë një takimi në mbrëmje.

Davutoglu e ndërpreu fjalimin e ministrit kur ai përmendi togfjalëshin “terrorizëm islamist”, duke thënë: “Një minutë, unë asnjëherë nuk kam përdorur termin “terrorist i krishterë” edhe pse vrasësit neo-nazistë (që akuzohen për vrasjen e tetë turqve dhe një greku) janë të krishterë. Ju nuk mund të thoni “terroristë islamistë”. A mos kam përdorur unë togfjalëshin “racistë gjermanë” pas incidenteve(vrasjes së emigranteve)” dhe shtoi se ai mund t’i përkufizonte vrasjet si akte raciste dhe akte të një organizate neo-naziste, por nuk i quan vrasësit terroristë të krishterë.

Kur ministri gjerman u shpreh se ata përdornin frazën terrorizëm islamik për t’iu referuar grupeve si al-Kaeda, Davutoglu u përgjigj: “Po, ne mund t’i quajme al-Kaeden apo Baader Menihof organizata bandite terroriste, por nuk mund te përdorim termat terroristë islamistë apo të krishterë.”

Para takimit me Friedrich, ministri turk u takuam e familjet e viktimave turq të vrarë nga grupe kriminele neo-naziste. // radioislame.com
 
Pe: Lajme nga Bota Islame

Cdo komentim u fshi.. Tema ngelet veç per lajme..

Jetesa dhe lajmi yt i fundit u fshi per arsye se eshte postuar ne vend tjeter..
Gjithe te mirat..
 
Pe: Lajme nga Bota Islame

ok shume faleminderit

te pershendes

---------- Post added at 21:31 ---------- Previous post was at 21:29 ----------


Fshiej te gjitha te panevojshmet te lutem!

Do te benit mir.

Shum faleminderit
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Hjuston: Hapet eskpozita e artit islamik



Islami ka qenë i përhapur në kulturat dhe besimet e tjera duke kaluar edhe caqet e vendlindjes së tij, gadishullit Arabik.

Mes traditave islame ka një vend të çmuar edhe tradita e dhurimit, qoftë për oportunizëm apo arsye altruiste. Punimet e artit që janë dhuruar gjatë shekujve shpesh paraqesin motive që menjëherë të sjellin në mendje kulturën islame. Tradita e shkëmbimit të dhuratave është në vëmendjen e një ekspozite të hapur në Muzeun e Arteve të Bukura në Hjuston.

Tema e ekspozitës jepet që në titullin e saj;”Dhuratat e Sulltanit; Arti i dhurimit në ligjin islamik”.

Kuratorja Françeska Leoni thotë se çdo pjesë e ekspozuar këtu pasqyron këtë ide.

“Kjo ekspozitë ka patur shkëmbimin e dhuratave si ide”.

“Kjo pjatë zbukuruese është në hyrje. Në të është një shprehej e Kuranit:” Ai që beson se Zoti të jep, është bujar me dhuratat”

Zonja Leoni thotë se dhënia e dhuratave ka një kuptim të veçantë në botën muslimane.

“Në botën islamike, bujaria ka qenë përherë një cilësi shumë e çmuar... Ka qenë thuajse një detyrim etik për t’u dhënë njerëzve në nevojë”.

Shumica e produketeve të ekspozura kanë qenë dhurata për arsye politike- për të arritur një rezultat të caktuar. Si kjo panoramë e krijuar me bojë dhe flori që tregon marrjen e postit të ambasadorit të Persisë nga një indian i pasur në shekullin e 17, panoramë që i përkiste mbretëreshës Elizabeta e dytë.

Ekspozita tregon se si Islami paraqet veten e tij tek të tjerët përmes shkëmbimit të dhuratave, pavarësisht nëse qëllimi ishte personal, politik apo fetar.

Një komplet tavllash të pikturuara në qeramikë dhe disa sixhade janë mes dhuratave të ekspozuara këtu. Mjaft objekte shpalosin arabeska dhe forma gjeometrike pasi Islami është kundër përshkrimit të njerëzve dhe kafshëve.

“ثshtë i kundondodhur përdorimi i gjeometrisë dhe formave gjeometrike nga Spanja në Azinë Qendrore dhe në Indnezi. اdo vend jep ndikimin e tij në këtë formë arti”.

Karen Wite ka ardhur të shohë ekspozitën dhe u befasua nga larmia e këtyre punimeve.

“Jam e befasuar nga detajet, dhe nga ngjyrat e ndryshme”.

Françeska Leoni thotë se bukurshkrimi arab ka ndikuar tek artistët që vinin nga larg në Gadishullin Arabik, për të mësuar gjuhën përmes shkrimeve të shenjta të Kuranit.

“Transformimi i gjuhës, nga e folura bukur në të shkruarën bukur, është shoqëruar me rëndësinë që ka fjala e shkruar në Islam që në krye të herës”.

Për njerëzit nga vendet muslimane, transformi i fjalës së shkruar në art është diçka e njohur.

“ثshtë e mrekullueshme për t’u parë, dhe përfundimisht ndihmon në zhvillimin e rajonit si një i tërë, pasi nëse përzieni besimet fetare dhe artin dhe nëse kjo bëhet bukur, atëherë kjo çon në zhvillimin e rajonit”.

Banorit të Hjustonit, Cirus Majeh, disa objekte i kujtojnë fëmijërin në Iran.

“Sidomos kur sheh qilimat persianë... Të ulesh në to, kjo të jep një ndjesi të veçantë”.

Ndjenja e mrekullueshme që përçojnë këto punime arti, është dhurata që ato u japin vizitorëve./voa/
 
Re: Lajme nga Bota Islame

Teme: Hapet nje xhami e re ne France
Nje xhami e re u hap me 29 dhjetor ne qytetin Cote d'Or te Frances.

Kjo xhami eshte ngritur prane nderteses se "Le Bien Publik", e cila prodhon nje reviste lokale me te njejtin titull.

Projekti i ndertimit te xhamise eshte mbeshtetur financiarisht nga komuniteti lokal.

Xhamia eshte ngritur ne nje vend me hapesire 200 metra katrore, e cila zevendeson nje xhami tjeter me hapesire 27 meter ne qender te vendit.

Nje tjete xhami e re eshte raportuar te hapet ne France ne te ardhmen e afert./forumivizitor/
 
Last edited by a moderator:
Re: Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Themelohet muzeu islamik ne Paris

Muzeu Islamik i Institutit te Botes Arabe (IMA), do te themelohet gjate muajit mars te ketij viti ne Paris, kryeqytetin e Frances. Muzeu do te themelohet ne kuader te Institutit te Botes Arabe te ketij qyteti

Ndertimi i objektit te muzeut te ri te Institutit per Boten Arabe eshte perfunduar pas dy viteve te tera pune dhe kjo qender e artit islamik do te promovohet me rastin e njezete e pese vjetorit te ketij instituti ne mars te ketij viti.

Ky muze i ri ka kater kate dhe do te ekspozon mbi 600 vepra ne lidhje me kulturen dhe qyteterimin islam./forumivizitor/
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Muzeu Islamik i Institutit të Botës Arabe (IMA), do të themelohet gjatë muajit mars të këtij viti në Paris, kryeqytetin e Francës. Muzeu do të themelohet në kuadër të Institutit të Botës Arabe të këtij qyteti

Ndërtimi i objektit të muzeut të ri të Institutit për Botën Arabe është përfunduar pas dy viteve të tëra punë dhe kjo qendër e artit islamik do të promovohet me rastin e njëzetë e pesë vjetorit të këtij instituti në mars të këtij viti.

Ky muze i ri ka katër kate dhe do të ekspozon mbi 600 vepra në lidhje me kulturën dhe qytetërimin islam.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Një gjykatë në SHBA njeh ligjin e Sheriatit



Një gjykatë federale e apelit në SHBA, ka mbështetur padinë e një myslimani kundër shtetit të Oklahomës, e cilal synonte të korrigjojë një amandament kushtetues i cili nuk u lejon gjykatave lokale të marrin parasysh dispozitat e Sheriatit islam në shqyrtimin e çështjeve dhe marrjen e vendimeve bazuar në të.

Rasti ka të bëjë me propozimin e paraqitur nga Rex Dunkan, një republikan nga Oklahoma, i cili ka propozuar një ndërhyrje në kushtetutë për të mos lejuar marrjen në konsideratë të dispozitave të Sheriatit islam në vendimet dhe gjykimet që merren nga gjykatat e shtetit.

Por myslimanët e këtij shteti e kanë konsideruar këtë si një rast të mungesës së tolerancës ndaj myslimanëve, duke thënë se nuk ka asnjë rrezik nga zbatimi i sheriatit islam në Oklahoma.

Kreu i Marrëdhënieve amerikano-islame në Oklahoma, Munir Avad, është shprehur se ndryshimi përbën shkelje kushtetuese të lirisë së besimit. Ai tha se nëse do të ndodhë ky ndryshim, do të ndikojë në të gjithë jetën e tij, duke përfshirë testamentin dhe marrëveshjet e ndryshme.

Sipas tekstit të propozuar për ndryshim: “Kushtetuta e Oklahomës i ndalon gjykatat e shtetit të marrin në konsideratë në marrjen e vendimeve konceptet ligjore të popujve apo kulturave të tjera, sidomos ligjin ndërkombëtar dhe atë islam.”

Por gjykata federale e apelit, ditën e martë, pasi shqyrtoi padinë, e la në fuqi ligjin e vendosur nëpërmjet një referendumi në vitin 2010.

Gjykatësja Vicky Miles u shpreh se z. Munir Avad ofroi fakte të qarta lidhur me dëmet që mund ti shkaktohen komunitetit mysliman si pasojë e ndryshimit të kësaj pike në kushtetutë. /AO/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Hollandë, vesh shami, kritikohet Mbretëresha



Partia anti-islamike e akuzoi se legjitimoi shtypjen e grave

Mjaft debate janë ndezur në Holandë, pasi Mbretëresha hollandeze u pa të mbante një veshje të stilit islamik gjatë një vizite zyrtare.

Në ditën e fundit të udhëtimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, mbretëresha Beatris vizitoi xhaminë e madhe të Sultan-Kabus në Oman, ku mbante të veshur një shami në kokë, doreza dhe kapele të zezë. Një veshje kjo që tërhoqi mjaft vëmendjen e Partisë anti-islamike të Lirisë, e cila e akuzoi mbretëreshën, se legjitimoi shtypjen e grave.

Mbretëresha Beatrix shoqërohej në xhami nga i biri, dhe gruaja e tij, e cila gjithashtu ishte e mbuluar për të respektuar këtë vizitë.

Partia e Lirisë drejtohet nga Geert Wilders, i famshëm për kritikat e ashpra ndaj Islamit dhe kundërshtinë ndaj emigracionit, ndërsa mbretëresha tregoi hapur pikëpamjet e saj dhe se nuk është fan i politikave anti islamike të Wilders ./abc/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Gjermani, Hamburgu njeh fenë Islame zyrtarisht
Landungsbr%C3%BCcken_Hamburg.jpg

Hamburgu është në prag të njohjes zyrtare të fesë islame, bazuar në një konventë ndërkombëtare, sipas të cilës pakicat fetare vendosen në pozita të barabarta juridike me grupet e tjera fetare.

Hamburgu do të njohë një nga tre organizatat më të mëdha islame, si përfaqësuese e myslimanëve tek autoritetet gjermane.

Për herë të parë që nga themelimi i shtetit modern gjerman, myslimanët do të njihen si komunitet fetar, të cilit i janë garantuar dhe kodifikuar të drejtat. Ky jap vjen si kurorëzim i negociatave të zhvilluara mes tre organizatave islame më të mëdha ( Unioni islam turk, Këshilli i shoqatave islame dhe Unioni i qendrave kulturore islame) me tre qeveri të njëpasnjëshme që nga viti 2007.

Iniciativa për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me myslimanët, ishte e vetë presidentit të shtetit të Hamburgut, i cili i përket partisë Demokristiane. Qeveria e tij pati nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me kishat katolike dhe protestante dhe më pas me komunitetin hebre.

Partia Demokristiane fitoi shumicën absolute në zgjedhjet lokale, gjë e cila i mundësoi të formojë qeverinë e Hamburgut në shkurt të vitit 2011. Pas rënies së koalicionit të mëparshëm, qeveria e re i nxori bisedimet me myslimanët nga ngrirja për ti kurorëzuar me këtë marrëveshje të rëndësishme.

Zëdhënësi i qeverisë së Hamburgut, Christof Holstein, ka thënë se marrëveshja e re vendos rregulla për organizimin e praktikave myslimane, ndërtimin e xhamive dhe të drejtën për ditë pushimi gjatë festave islame, kujdesin fetar për të burgosurit myslimanë në burgje, mësimin e islamit për nxënësit myslimanë, ngritjen e një varreze myslimane, dhënien e vizave për të sjellë imamë etj…”
/http://islami-puke.forumo.org/t2389-gjermani-hamburgu-njeh-fene-islame-zyrtarisht/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Në Bern të Zvicrës ndërtohet xhamia më e madhe
5c21d9759a99b895fbd02ec460621428_L.jpg

Këshilli Qendror i Myslimanëve të Zvicrës, ka njoftuar se është nxjerrë vendimi për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Zvicër. Kjo xhami do të ndërtohet në qytetin e Bernit.

Mediat zvicerane kanë njoftuar që Këshilli qendrorë i myslimanëve të këtij vendi është duke zhvilluar negociata me zyrtarë fetarë të shteteve islamike të rajonit të Gjirit Persik, për ta siguruar buxhetin e nevojshëm financiar për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Zvicër në kryeqytetin e këtij vendi, Bern.

Nikolas Blansho, kryetar i Këshillit qendrorë të myslimanëve të Zvicrës në lidhje me këtë ka deklaruar: “Për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe kemi nevojë për një shumë mbi 20 milion franga zvicerane dhe ende nuk kemi biseduar me ndonjë shtet të veçantë të rajonit të Gjirit Persik.
Nga: /islami-puke.forumo.org/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Gjermani, fillon punën zyrtarisht fakulteti i Teologjisë Islame
UNIVERSITTI-T%C3%9CBINGEN.jpg

UNIVERSITTI TـBINGEN, GJERMANI

Fakulteti i teologjisë islame në Gjermani ka filluar zyrtarisht punën. Agjencia e lajmeve Irib, njofton se ka nisur punën që prej 16 Janarit fakulteti i parë për Teologji Islame me regjistrimin e 36 studentëve në nivelin bachelor.

Ky fakultet është themeluar në Universitetin Tübingen të Gjermanisë, i cili konsiderohet si njëri prej katër fakulteteve të islamologjisë në Gjermani.

Anet Shavan, ministre e arsimit në Gjermani që edhe vetë është një e diplomuar në degën e teologjisë krishtere, në lidhje me këtë u shpreh: “Promovimi dhe hapja e fakultetit për teologji islame është një iniciativë e rëndësishme drejtë integrimit të myslimanëve në shoqërinë e Gjermanisë”./islami-puke.forumo.org/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Zjarri nuk dogji Kuranin (Video)

Novi Pazar – Zjarri që përfshiu xhaminë Muhaxhir në Novi Pazar dogji të gjitha, por jo edhe faqet e librit te Allahut – Kur’anin.

Kongregacioni dhe banorët lokal kanë dëshmuar për të, dhe ranë dakord që kjo mbetet një mrekulli, Që çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe ndërtimet metalike janë djegur. Këtë ngjarje regjistuan edhe televizionet lokale dhe ato serbe.

Shihni videon e më poshtme./mesazhi/

Kuran preziveo pozar.VOB - YouTube
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Aktori Liam Neeson dëshiron të kthehet në besimtar musliman

Ylli hollivudian Liam Neeson po mendon të heqë dorë nga besimi katolik për t’u kthyer në një musliman.
59-vjeçari tregon se lutjet islamike i kanë hyrë në zemër gjatë qëndrimit në Stamboll për realizimin e disa xhirimeve.

“Thirrja për lutje ndodhte pesë herë në ditë dhe gjatë javës së parë kjo gjë të çmendte, por më vonë jo vetëm që mësoheshe me këtë frymë, por të dukej si gjëja më e bukur e në botë! Atje kishte 4 mijë Xhami nëpër qytet. Disa prej tyre janë vërtetë mahnitëse dhe me të vërtetë kam filluar të mendoj të kthehem në një musliman.”
Liam është rritur në Irlandën e Veriut në një familje të devotshme katolike dhe ai u pagëzua me emrin e priftit lokal. Por aktori, gruaja e të cilit, Natasha Richardson, vdiq në moshën 45-vjeçare gjatë një aksident skiimi në 2009-ën, ka folur edhe më parë rreth sfidave me besimin e tij.
Ai është shprehur, “Unë jam edukuar si një katolik, por mendoj se secili nga ne pyet veten në mënyrë të pavetëdijshme se çfarë jemi duke bërë në këtë planet? Vazhdimisht lexoj libra mbi Zotin apo mungesën e tij dhe ateizmin…”
Duket se vizita e tij e fundit në qytetin turk e ka bërë t’i ndizet sërish besimi në Zot! (LajmeShqip.com)
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Grafite antiislame në muret e xhamisë Isakije

Mbrëmjen e 30-31 Janarit 2012 nga personave të paidentifikuar ishin të shkrujatur dhe përdhosur muret e xhamisë Isakije, gjegjësisht të shkrujtura me grafite tani më të njohura antiislame dhe antishqiptare: Vdekje për shqiptarët dhe kryqe të vizatuara etj.
Me këtë rast Myftinia e BFI Manastir me kohë ka informuar dhe paraqitur rastin tek autoritet e rendit për grafitet e shkrujtura në muret e xhamisë, dhe njëkohësisht dërgoi letër deri tek SPM- Manastir në të cilën shkruan: “ Të nderuar, Myftinia e BFI- Manastir paraqet ngjarjen, gjegjësisht në mënyrë permanente është në gjendje të tilla, për të cilat institucioni i juaj është mirë dhe hollësisht i njoftuar, ngase ky është një nga shumë rastet të cilat gjithnjë i kemi paraqitur, për fat të keq gjithnjë përsëriten, ndërsa nga institucioni i juaj asnjëherë nuk kemi marrur informacion kthyes gjegjësisht përgjigje, a është ndërmarrë diçka dhe çka është ndërmarrë, por ne mendojmë se nëse asgjë më shumë, duhet të ngritni padi për shkelje ose vepër penale për persona të pa njohur. Të nderuar, ju njoftojm se Myftinia e Manastirit, për këtë rast dhe rastet tjera, do të ngre padi penale deri tek prokuroi publik”.
Kështu qëndron tek letra e dërguar deri tek SPM, Manastir e firmosur nga Myftiu i Manastirit, Pllum Veliu.
Nga: ForumiVizitor - Portali
aktuale_xhamia_805623101.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top