Lajm i keq për ata që synojnë Anglinë, qeveria britanike dhe ajo franceze do të “mbyllin” La Manche

Qeveria britanike bën me dije se Britania e Madhe dhe Franca kanë shprehur angazhimin për të rritur bashkëpunimin për të trajtuar së bashku çështjen e emigrimit të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit.
Në telefonatën e parë që kur u zgjodh kryeministër Rishi Sunak bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe së bashku ranë dakord për t’i dhënë fund këtyre ‘udhëtimeve vdekjeprurëse”, gjatë së cilave qindra njerëz rrezikojnë jetën cdo ditë.

Përpjekje të mëhershme mes Britanisë dhe Francës për të ndaluar emigracionin e paligjshëm u bënë dhe gjatë mandatit të shkurtër të Liz Truss e cila bisedoi për këtë çështje me kreun e Elysse gjatë takimit që zhvilluan në Pragë. Ata u angazhuan në atë kohë për një paketë masash ambicioze, që do të prezantohej më vonë gjatë vjeshtës.
Downing Street nuk jep më shumë detaje për këtë çështje apo se kur këto plane do të shpallen zyrtarisht. Por kryeministri Sunak mësohet të ketë thënë se është shumë e rëndësishme për të dy vendet që rruga e kanalit të La Manche të bëhet e pakalueshme për trafikantët.

A2news.com
 
Top