Laguna e Karavastasë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
280px-Karavasta.jpg Laguna e Karavastasë




Laguna e Karavastasë Laguna është në afërsi të Lushnjes. Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë pelikani, Dalmatian Pelican.
Dalmatian+Pelican.jpgdalmationpelican.jpg
Supozohet se 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakes.Eshtë më e madhja e vendit tonë dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut, sip. 4330 ha, gjatësia 10.6 km, gjërësia 4.3 km dhe thellësia deri në 1.5 m.

Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjërë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial, i hapur për nevojat e peshkimit. Nëpër këto kanale, si pasoje e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.
Gjate nje cikli të baticë-zbaticës shkëmbimi i ujit me detin arrin afërsisht 1/50 e volumit të gjithë lagunës. Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, në të cilin folenizojnë shpendët. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit Kaçurel me rreth 60 çifte që përfaqëson rreth 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore. Karavastaja për këtë specie përfaqëson kufirin më perëndimor të saj. E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallandysheve të detit.
[h=2]Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës”[/h] Ka një sip prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë, që ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994.


[h=1]Ishulli i Pelikanit[/h] Ishulli i Pelikanit ndodhet në lagunen e Divjakes, në lartësinë rreth 0.5 m mbi nivelin e saj. Përbën një ishull interesant të formuar nga akumulimet i mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore. Në të folenizon pelikani kaçurel..Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Vizitohet duke marrë rrugën automobilistike Lushnjë – Divjakë - Parku Kombëtar i Pishës së Divjakës./Wikipedia
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top