‘Ky vend nuk i fal as k*rvat, as shenjtorët dhe as barkun që lind’!

Shenim:
Po e sjell kete teme jo per te komentuar BB Vip apo personazhet e saj por per thelbin e asaj qe ka dashur te thote autorja.
A jemi ne nje vend me te vertete sic thote ajo?

Beatrix Ramosaj duket se po e përjeton keq daljen nga Big Brother VIP. Këngëtarja nuk mori pjesë në emisionin e drejtuar nga Dojna Mema, pasi njoftoi se nuk ishte mirë emocionalisht.

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Neda Balluku, ie cila gjithashtu u dashurua brenda në shtëpi dhe dashuria e saj vazhdon akoma e ka një mesazh për Triksën:

Trixës, shoqes së përvojës së përbashkët!

E dashur Beatrix,

ky vendi ynë është i projektuar që t’i bëjë vajzat të ndihen të gabuara dhe pa vend. Të gjykuara deri në detaj. Dhe sidomos nuk i fal kurrë. Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan Rrugaçë. Nuk fal as nënat e as bijat. Nuk fal motrat. Nuk fal as barkun që i lind.

Por a e di ti Trixë se kush ja jep fuqinë këtij vendi për t’u sjellë kështu?! Jemi vetëm ne. Ne vajzat që shumë shpesh jetojmë për ata dhe jo për ne. Për ne që qysh në vegjëli kemi parë sesi gruaja merr përherë fajin. Dhe a e di si zgjidhet kjo, moj shoqja ime e përvojës së përbashkët? E thjesht dhe e pastër; duke mos e çarë kokën hiç! Përjetë peshën për gjithçka në këtë vend, do ta mbajmë ne. Unë jam gati për këtë!

Më janë dashur plot 10 vite e dashur Beatrix të kuptoja se në këtë botë do të kemi përherë njerëz që na duan e vlerësojnë (dhe ti ke SHUMË!) dhe të tjerë që sot mund të të duken si oriz i shtuar (ata që nuk të duan) dhe unë e di, që iluzioni i së keqes është ai që e bën të duket më i shumtë në numër, por mos u gënje! është vetëm iluzion. Ti ke në dorë të reagosh e të zgjedhësh çfarë të bën mirë ty. Të rrethohesh nga ajo dashuri që për ty e kanë të gjithë njerëzit në krahun normal të këtij vendi.

Edhe sikur ti të kishe patur një rrugëtim krejt të ndryshëm, më beso- edhe për sytë e tu të shkruar do kishin diçka për të thënë! Vërtet dëshiron t’i lejosh të të gllabërojnë, stresojnë 10 vitet e ardhshmetë jetës tënde dhe të të vënë në dyshim për atë që je?!

Ti ke vetëm një detyrë Trixë sot e përherë, përballë urrejtjes që në Shqipëri vjen falas, do lodhesh pak në betejën për ta rrethuar veten me dashurinë që shpesh këtu duket si e heshtur, mirëpo është dhe është e fortë, ty të duhet veç pak t’i japësh zë.

Bëje për veten për të shpëtuar, bëje për ne që e mësuam me të keq këtë punë dhe bëje për ato vajzat e ardhshme që do të bëjnë pëvojën që bëmë ne, por të lira dhe pa frikë!

Mos i lejo Trixë dhe kupto realisht që kjo gjendje e famshme inati histerie, merr vlerë vetëm nga frika jote . Dielli sot është i bukur, siç ka qenë përherë. Dhe ti këtij Dielli, nuk i ke asnjë borxh!

Me dashuri, Neda!

noa.al
 
Oaa sa rëndësi I japin kësaj Trixes! Keq është se doli nga bb. Nuk është aq e pafajshme jo, vet u përfshi në atë situatë jeta, e dinte ajo situatën. Nejse ska vra njeri, ama edhe shenjtore dhe naive nuk është. Deshe ajo të sfidojë Borën, jetonte vetëm brenda për brenda në shtëpi, pa menduar se do dale jashtë. :p
 
Une BB Vip nuk e ndjek, aq me pak nuk degjoj Behigjen kur kendon por di te them qe ne shqiptaret e kemi shume te thjeshte te bejme moralistin me.....te tjeret!
(sidomos kur tjetra eshte femer)
 
As un nuk e ndjek, por kur u puthen Donaldi dhe Bora, jeta aq fort kishe bërtit nga gëzimi për dashurinë e tyre, sa që i kishe trembur dhe komshijet lool
 
Une BB Vip nuk e ndjek, aq me pak nuk degjoj Behigjen kur kendon por di te them qe ne shqiptaret e kemi shume te thjeshte te bejme moralistin me.....te tjeret!
(sidomos kur tjetra eshte femer)
download.jpeg
 
Kur ben gabimin prit dhe pasojat
 
Nuk do arrije asnjehere te justifikoj ne asnje dimension,keto lloj injorancash, keto emesione idiote.
Pervec se nuk i shikoj,packa qe piket televizive me keto po i kapin organizuesit e programeve,prape me lene indiferente.
Shkrimin e lexova,shkrim ,bukurshikim i klases dyte.
Ne nje shoqeri njerzore cdo kush ka vend,dhe krijon vendin qe meriton.
Rastet ekstreme nuk jane kurre mostra ,e nje perfundimi statistik.
Mendoj qe jo vetem femra shqiptare por shoqeria njerzore ne pergjethsi ka te nevojshme,qe te trazoje qullin ne sahanin qe han,nepermjet shkollimit minimal,kultures minimale dhe pak llogjike minimale,pastaj shkalle shkalle,zoti per tere e gjithesecili per veti.
Kjo teza qe:-o burraa ec gjejme fajtorin per idiotesit qe shpesh here prodhojme vete,me duken nivel idiot.
 
Kjo Neda i ka ca reagime/shkrime interesante.
Më kujtoi këtë reagimin që ka shkruar në 2017 pasi ai djali i vetëm u vra me thikë në zemër pranë ish stadiumit Dinamo.

“Po ça burri je, o plak? O dak! O njish! O Bukurosh!”​

Si t’ja dalim ne nënat t’u mësojmë bijve tanë që në këtë vend të mallkuar nuk ka rëndësi sedra, por fjala? Që burrnia nuk është dhuna, por mençuria për të shuar konfliktin? Që nuk ka rëndësi ç’të dikton shoqëria, por familja?

Si t’ja dalim ne nënat të rrisim bij të denjë dhe jo pjella fotokopje të kapadaillëkut mashkullor shqiptar? Si t’i mësojmë djemtë që kur hasen me djem të tjerë të etur për përplasje të mësojnë të tërhiqen e ndërrojnë rrugë, dhe jo të bëhen viktima të ngacmimit “hajde sqarohemi jashtë!”?

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djale, kur të bëhesh vetë burrë?

Po ça burrash mban ky dheu ynë, qe nuk duan gratë e tyre që i besojnë inferiore, gratë e tyre që i shpullosin ‘se dajaku ka dalë prej xheneti’, vajzat e tyre që i lënë pa shkollë, e i martojnë që 15 vjeç, që motrat e tyre i ruajnë si xhandarë e me motrat e të tjerëve tallin menderen për t’i çuar një herë në krevat, e nëse, larg qoftë! nuk ja dalin s’lënë vend pa trumbetuar “kurvllëkun” e tyre të pafajshëm?

Po ça burrash mban ky dheu ynë që mirë që nuk duan grate, po që s’duan as burrat? Që burri me burrin ka armiqësi e jo vllazëri? Që burri me burrin ka sedër e jo miqësi? Që burri me burrin nxjerr thikën e jo shtrëngimet e duarve?

Po ça burri je o plak! O dak! O shok! O Njish! O Bukurosh! O Bukurosh kaluar Bukuroshi! Që lë lesht në lloto, në bixhoz, në cigare! Që ju punojnë gratë me turne, që lajnë pjata, bythë plakash, rrugë me pështymet që ju nxirrni nga goja juaj që ça nuk nxjerr, kur ecni rrugëve e kruani hallatet për qejf të hallateve, edhe para vajzave e grave, vetem sepse mundeni, sepse jeni burra.

Po ça burri je ti që rreh vetëm sepse mundesh?! Po ça burri je ti që vret vetëm sepse mundesh?! Po kush Koken je ti, o burrë, që bën si Zot e si shkop e i merr jetën tjetrit? Po pse, meshkujt në Shqipëri janë aq mutërisht të pasigurt te vetja, saqë nga mëngjesi në darkë duhet të japin prova burrnie?

Te shpejtësia e makinës, te cigarja pa heq akoma cicën e mamit, te seksi pa bërë as dashuri, te leku pa i thënë punës një herë mirëmëngjes, te vrasja pa thënë një herë ‘më fal’!

Po ça problemi ke me veten o plak, o dak, o Bukurosh?.
 
Une BB Vip nuk e ndjek, aq me pak nuk degjoj Behigjen kur kendon por di te them qe ne shqiptaret e kemi shume te thjeshte te bejme moralistin me.....te tjeret!
(sidomos kur tjetra eshte femer)
kush o kjo me?
 
E vetmja mundesi per te shkeputur femren nga varsia e keqe e mashkullit,eshte paketa ekonomike.
Dhe kjo arrihet nepermjet dhenies se mundesise fillimisht te nje pune,ndihme,mbeshtetje etj etj.
Ne shqiperi varsia ekonomike e femres tek mashkulli eshte ne nje nivel te larte.
Gje e cila sjell varsine e saj ne cdo stad,kushte apo situat te veshtire qe mashkulli ne krah mund ti krijoje.
 
Varfëria është nëna e krimeve / Mark Aureli
 
A ashtuquajtura Beatrix quhet Behigje
u jalla kush e tha kete mo? jo mo jo se e njoh shume mire
ishin thjesht fjale shtypi, jo cdo gje eshte e besueshme

Mgjth per Trixen mund te them qe ka qene perhere rosaku i vogel i shemtuar , duke qene se kushurirat e saj zinin cdo hapsire
ishte momenti i saj ...tani me art nuk ndriti gje, e ndriti me te tjera gjera :p
 
Nuk e di per ca behet fjale. Por me vjen keq qe gjithe ai popull duke u marre me nje big brother apo perputhen. shkoni mer e lexoni librin profeti se per 1 dite mbarohet hahaha
 
jo mi se shoh big brother , po hap insta BB, hap Fb BB, ulesh ne kafe BB, edhe frigoriferin po ta hapesh BB do dali me duket lool
 
fola ne pergjithsi ne fakt. se kam dhe une 1 grup me shoqet perdite se ca shkrujt aty se marr vesh :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top