Ky është aksidenti më i tmerrshëm i regjistruar ndonjëherë me kamerë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kjo video është dëshmia më e mirë se edhe kur ndizet drita e gjelbër në semafor, prapë duhet të shikoni majtas-djathtas para se të kaloni nëpër udhëkryq.
Edhe pse është një video e para dy viteve, prapë ia vlen të shikohet, pasi është njëri nga aksidentet më të tmerrshme që është regjistruar ndonjëherë me kamerë,
Në këtë aksident të tmerrshëm, ku një kamion-cisternë ka goditur një mini-bus, një automjet mallrash dhe një veturë, kanë humbur jetën 27 persona, 7 të tjerë në gjendje kritike për jetën, 8 të tjerë me lëndime të rënda, derisa mrekullisht kanë arritur të shpëtojnë të padëmtuar 11 persona.
Pra merreni si shembull këtë aksident dhe hapni sytë mirë derisa vozisni apo kaloni rrugën./ZERI
[video=youtube;oNnB-4-A2t8]https://www.youtube.com/watch?v=oNnB-4-A2t8[/video]
 
Titulli: Ky është aksidenti më i tmerrshëm i regjistruar ndonjëherë me kamerë

Se pash videon por di te them qe jam frikacake e madhe... e kam nje shok e sa here hyp ne makine me te ndez gazin e ben zik zak per te me lemeritur pak :P

Pergjithesisht jam e kujdes'shme por shpesh nuk mjafton vetem kaq se jo te gjithe jane te kujdes'shem si ty ne rruge!!
 
Titulli: Ky është aksidenti më i tmerrshëm i regjistruar ndonjëherë me kamerë

Tani askush nuk thot nuk jam shofere/r i keq ,por aksidentet po ndodhin cdo dit. dhe aqe me keq kur ndodhe ne zebra ,samafor dhe udhkryqe qe eshte rregullore qe shihet prej se largu.Pastaj sikur te nxite vetvetiu te ngasesh me shum kur je ne rrug .. procedur e lehet veq shtype me kembe .
 
Back
Top