Зngjεll
___________
Kuvendet e Dibrës
Nga: FATOS DACI
Kuvendet në Dibër kanë qenë parlamente të kohës. Me fjalën kuvend në Dibër kuptohej një mbledhje e zgjeruar e pjesëtarëve të një bashkësie ose e disa bashkësive ndërmjet tyre. Në kuvende malësorët diskutonin probleme që i përkisnin një komuniteti të caktuar në kohë paqeje e në kohë lufte. Probleme të kohës së paqes ishin problemet ekonomike të zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë (qetë e punës, çifçiu, fara, kultura që do të mbillej, barinjtë, stanet dhe vathët); e pronësisë, si të tokave, kullotave, pyjeve, merave, bjeshkëve (shitblerja e ndërresat tyre), të trojeve, të rrugëve, ujërave, kufijve; të miqësisë, si fejesa e martesa, kumarëllëku e byrazerllëku etj. Probleme të kohës së luftës ishin mobilizimi sipas thirrjes së fisit, mëhallës, katundit, krahinës (Malit ose Bajrakut) për të mbrojtur nderin, shtëpinë, tokën e pasurinë nga fiset e tjera, katundet fqinje, krahinat fqinje apo nga pushtimet e huaja; gjakmarrje e hakmarrje etj.
Kuvendet në Dibër kanë qenë parlamente të kohës. Me fjalën kuvend në Dibër kuptohej një mbledhje e zgjeruar e pjesëtarëve të një bashkësie ose e disa bashkësive ndërmjet tyre. Në kuvende malësorët diskutonin probleme që i përkisnin një komuniteti të caktuar në kohë paqeje e në kohë lufte. Probleme të kohës së paqes ishin problemet ekonomike të zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë (qetë e punës, çifçiu, fara, kultura që do të mbillej, barinjtë, stanet dhe vathët); e pronësisë, si të tokave, kullotave, pyjeve, merave, bjeshkëve (shitblerja e ndërresat tyre), të trojeve, të rrugëve, ujërave, kufijve; të miqësisë, si fejesa e martesa, kumarëllëku e byrazerllëku etj. Probleme të kohës së luftës ishin mobilizimi sipas thirrjes së fisit, mëhallës, katundit, krahinës (Malit ose Bajrakut) për të mbrojtur nderin, shtëpinë, tokën e pasurinë nga fiset e tjera, katundet fqinje, krahinat fqinje apo nga pushtimet e huaja; gjakmarrje e hakmarrje etj. Në kuvende diskutoheshin dhe problem të ndorjes, të besës, të mikut, të kremtimit të festave etj. Në atë kohë dalloheshin disa forma kuvendesh, si kuvendi i shtëpisë (ose i hises), kuvendi i vëllazërisë (ose i barkut ose i fisit), kuvendi i mëhallës (i barqeve ose i disa fiseve), kuvendi i katundit (ose i disa mëhallëve), kuvendi i krahinës ose i Malit (ose i disa katundeve) dhe kuvendi ndër Male (ku mblidheshin disa Male ose krahina). Lajmërimi për kuvende bëhej me qitje pushkë sipas mënyrës së caktuar, me ndezje zjarresh, me fjalëtorë që quheshin pojakë, mënyra të tjera etj. Në kuvende ishin të detyruar të merrnin pjesë burrë për pushkë (ose burrë për shtëpi), përfaqësues fisesh, përfaqësues fshatrash, përfaqësues krahinash ose Malesh, sipas qëllimit të kuvendit dhe sipas mënyrës së lajmërimit që bëhej.
اfarë diskutohej në kuvendet e burrave?
Në kuvendin e shtëpisë ose të hises diskutoheshin probleme të bujqësisë, blegtorisë, toka, livadhet, pyjet, çobani, ustai i veglave të punës, martesat e fejesat, miku e byrazeri, marrëdhëniet me barqet ose fiset e tjera, probleme të gjakmarrjes e të gjakdhënies etj. Në kuvendin e barkut ose të fisit, diskutoheshin probleme midis barqeve ose fiseve, që kishin të bënin me rrugët, kufijtë e tokave, livadhet e pyjet, me barinjtë e ustain e veglave bujqësore, turpe ose bidate që mund të ndodhnin në vëllazëri apo fis ose qëndrimi që duhej të mbahej kur këto ndodhnin në fise të tjera, në katund ose katunde të tjera. Në kuvendin e fiseve ose të katundit diskutoheshin probleme të tokave, kufijve, ujërave, rrugëve, pyjeve, kullotave, për besëprerjen e mikun e prerë, për pushkë me llafe kur dikush qiste pushkë në kundërshtim me kararet e vëna. Të gjitha këto diskutoheshin si për ato që ndodhnin në fise, si për ato që ndodhnin në katund e ndër katunde. Në kuvendin e krahinës ose të Malit diskutoheshin probleme pronësie si ato që përmendëm në raste të tjera, probleme të marrëdhënieve shoqërore e zakonore, probleme etj. Forca e zbatimit të vendimit të kuvendeve ishte e madhe. Askush nuk guxonte të dilte mbi vendimet, kararet e itifaqet e marra. Gjithkush ishte i detyruar t’i zbatonte ato ose në raste moszbatimi gjendej menjëherë përballë një kundërveprimi të pazakontë, siç ishte dëbimi nga fshati i personit përgjegjës bashkë me familjen për një kohë të caktuar ose përgjithmonë, djegia e shtëpisë, prishja e të mbjellave, si kositja para pjekjes e të mbjellave të misrit dhe të lashtave, prerja e pyllit. Kuvendet ishin parlamente krejtësisht demokratike të kohës. Në kuvend para e hali ishin të barabartë. Të gjithë pjesëmarrësit në kuvend uleshin në mënyrë të barabartë. Burra uleshin me kujdes në kuvend dhe sipas një mënyrë të përcaktuar me rigorozitet. Zakonisht, më e preferuara ishte ulja e burrave në formë rrethi, si për të treguar se të gjithë ishin të barabartë. Secili ulej këmbëkryq. Kryetari i kuvendit ulej po këmbëkryq, në rreth me të tjerët, vetëm se me një distancë më të dallueshme nga paraardhësi dhe pasardhësi. Zakonisht burrat që merrnin pjesë në kuvend, shkonin të armatosur. Por edhe mënyra e mbajtjes së armëve në kuvend ishte e përcaktuar me një rregullore të veçantë. Pushkët duhej të mbaheshin në prehër. Fjala në kuvend bëhej me radhë. Një fliste, të tjerët dëgjonin në qetësi absolute. Në kuvend nuk lejohej fjala me zë të lartë, me kërcënime, me batuta, me sharje. Në kuvend gjestet e duarve ishin të matura. Askush nuk mund t’i drejtonte, në çfarëdo rrethane, gishtin tjetrit në kuvend dhe askush nuk mund të tundte qoftë edhe instinktivisht, shkopin në drejtim të tjetrit. Si drejtimi i gishtit, si drejtimi i shkopit quheshin kërcënime dhe për këtë gjest ai, në drejtim të të cilit dikush kishte drejtuar gishtin a shkopin, hakmerrej rëndë, deri edhe me vrasje, edhe pse veprime të tilla mund të kishin qenë të rastësishme e të paqëllimshme. Vendimet që merreshin në kuvende, quheshin karare e itifaqe. Vendimet e kuvendeve zbatoheshin sipas kohës së përcaktuar nga kuvendi, si tre muaj, gjashtë muaj, një vit, por zakonisht afatet ishin Shëngjergj më Shëngjergj, Bajram më Bajram, Shëndre më Shëndre.
***
Në Dibër vepronin dy kuvende. Kur mblidheshin Malet e dy Dibrave në Dibër të Epërme kuvendi bëhej te Gurra e Mazhicës dhe kur mblidheshin në Dibër të Poshtme, kuvendi zhvillohej te Ferra e Pashës, në اidhën. Si katund, vendi i mbledhjeve ishin Zogjaj në Dibër të Epërme dhe Arrasi në Dibër të Poshtme. Kur mblidheshin veç e veç, ata të Dibrës së Epërme mblidheshin tek Kisha në Vorre të Shupenzës, ndërsa kur mblidhej Dibra e Poshtme, kuvendi bëhej te Ferra e Pashës ose te varret e Dali Hasanit. “Mbi të gjitha ishte Mbledhja e Popullit, “Besëlidhja”, “Itifaku” apo “Kuvendi i Madh”. Kuvendet te Ferra e Pashës janë drejtuar nga Salë Demiri dhe në kohë të tjera nga Lusha, Noka, Troci etj., sipas kohës. Ndërsa kuvendet e Dibrës së Epër janë drejtuar nga Salë Markja, Sheh Zerqani, Mersin Dema, Dalip Kara, Cen Leka etj. Afër vitit 1800 filloi të përdorej emërtimi “itifak” që do të thotë besëlidhje, ndërsa më vonë, në fillimet e shekullit XX hyri fjala “kongres”. Itifaqe u lidhen në çdo fshat, në çdo Mal e në çdo krahinë. Kongreset më të rëndësishme të asaj periudhe janë Kongresi i Dibrës 1880 dhe Kongresi i Dibrës 1909. Kohë më vonë gjejmë të përdoret thjesht fjala mbledhje si mbledhja te Varret e Dali Hasanit afër Pilafeve, mbledhja e Gjurrës së Mazhicës, mbledhja te Ferra e Pashës, mbledhja te varret e Shupenzës etj. Të gjitha këto forma ishin besëlidhje të mirëfillta. Të tilla “besëlidhje “ janë bërë dhe në luftërat e tensionet kundër Zogut të zhvilluara në Sllovë, te Kulla e Lumës, në Allajbegi, në Dhoks etj. Pjesëmarrja në këto kuvende ishte masive. Kështu, në Kuvendin e Dibrës, që u mbajt në fushën e hapur të Qernanicës, në korrik 1878, morën pjesë 10 000 veta, kurse në besëlidhjen në malin e Dhoksit morën pjesë 12 000 veta. “Në vitin 1872, Malet e Dibrës lidhën besën për të luftuar kundër turqve osmanë. Luftimet në Kastriot, Sllovë, Muhurr, Zogjaj e Bulqizë, të udhëhequra nga Mahmut Daci, Dalip Karaj dhe Hasan Shini u shkaktuan dëme të mëdha forcave të ushtrisë turke të Demir Pashës, që erdhën për të shtypur kryengritjen në Dibër Mbledhje të Maleve, betime e kuvende janë bërë në shtëpitë e fshatarëve në Viçisht, në اerenec, në Gropat e Ujkut (Shupenzë), në Mejë të Kalasë, tek Guri i Shpuar (Mazhicë) etj.… 10 mijë dibranë u mblodhën në fushë të Maqellarës, ku u folën Abdyl Frashëri e Iljaz Dibra, të cilët u kërkuan të falnin gjaqet dhe të lidhnin besën…”
***
Kuvendet më të rëndësishme të Dibrës janë mbajtur për t’u organizuar që të përballonin situatat e reja që krijoheshin pas sulmeve, pushtimeve të fuqive të huaja. Të gjitha kuvendet e Dibrës kanë pasur si synim kryesor luftën për liri e pavarësi kombëtare. Disa nga këto kuvende të rëndësishme jo vetëm për historinë e Dibrës janë:
Kuvendi i Shënlleshit
Kuvendi i Shënlleshit ose Kuvendi i Dukagjinit, u mbajt në vitin 1603 në Shënllesh të Dardhës. Në këtë kuvend morën pjesë 2000 delegatë, përfaqësues të të gjithë krahinave të Shqipërisë së Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme, nga të gjitha krahinat e Veriut dhe të Dukagjinit.
Kuvendi i Dibrës (1878)
Kuvendi u mblodh më 1 nëntor 1878 në kryesinë e Iljaz pashë Dibrës. Kuvendi i Dibrës miratoi rezolutën në trajtë memorandumi, e cila përmbante 5 pikat që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit: formimi i vilajetit të Shqipërisë, krijimi i administratës me nëpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore. Në rezolutë thuhej se këto kërkesa do t’i paraqiteshin brenda 1 muaji Portës së Lartë me anë të një delegacioni të përbërë nga personalitete të shquara të Shqipërisë, të cilët do të merrnin pëlqimin me shkrim nga të gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptarë. Në rezolutë theksohej vendosmëria e popullit shqiptar për të siguruar plotësimin e kërkesave të lartpërmendura. Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879.
Kongresi i Dibrës (1880)
Më 20 tetor 1880, në qytetin e Dibrës, u mblodh një kongres. Në të morën pjesë përfaqësues nga të katër vilajetet, gjithsej 300 delegatë të shoqëruar nga 5000 luftëtarë. Kongresi diskutoi në lidhje me mbrojtjen e Ulqinit, për krijimin e një principate autonome shqiptare dhe të një qeverie të përkohshme. Kongresi, me shumicë votash, u shpreh për mbrojtjen e Ulqinit me tërë rrethinat e tij dhe i dërgoi Riza Pashës, komandantit të Garnizonit të Shkodrës, një kërkesë në formë ultimatumi, ku kërkohej të mbrohej Ulqini. Në kongres u diskutua rreth bashkimit të katër vilajeteve në një principatë të vetme autonome nën protektoratin otoman, me qendër në Elbasan. U vendos që tokat shqiptare të mbroheshin për çdo pëllëmbë, të kishte shkolla e gjykata në gjuhën shqipe dhe administrata të ishte me nëpunës vendas. U vendos që për mbrojtjen e vendit të zbatohej rekrutimi i detyruar ushtarak. Nga të ardhurat që do të mblidheshin prej taksave, 20% e tyre të shpenzohej për arsimin dhe punët botore. Lidhur me formimin e qeverisë së përkohshme pati shumë diskutime e debate të forta. Radikalët dhe të moderuarit ishin kontradiktorë midis tyre dhe asnjëra palë nuk lëshonte pe. U diskutua që në çdo qytet të krijohej një “Bashkim-besëlidhje”, që të kishte edhe zyrat e tij. Këto do të ishin organet qeverisëse të vendit, që do të ruanin rregullin, do të ndalonin vrasjet e vjedhjet dhe do të mblidhnin taksat. Pavarësisht nga debatet, këto “Bashkime-besëlidhje” filluan nga puna në Dibër, Tetovë, Kumanovë, Shkup e gjetkë. Në Shkup shpërtheu një demonstratë, ku morën pjesë rreth 10 mijë vetë, sepse myftiu i qytetit u përpoq të pengonte veprimtarinë e këtyre bashkimeve. Por ai nuk mundi të sabotonte këto besëlidhje, përkundrazi demonstruesit përzunë myftiun. Nga ky kongres iu dërguan dy peticione Portës së Lartë, ndërsa pushtuesi iu kundërpërgjigj këtyre vendimeve me masa të rrepta ndëshkuese. Ky kongres ndihmoi që të mbahej gjallë fryma e patriotike. Prandaj, gjatë muajve mars-prill 1881, dibranët disa herë u ngritën kundër pushtuesit osman. Për t’i shtypur këto rezistenca, Porta e Lartë dërgoi Dervish Pashën në krye të 6 batalioneve, por nuk arriti ta nënshtronte Dibrën. Kongresi i Dibrës u pasua nga kuvende e besëlidhje të tjera, që i paraprinë Kongresit të Dibrës të vitit 1909.