Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kutitë e KZAZ 20 në Fier, nisen sot drejt KQZ-së

  • Nga WxP
  • Start date Start date
  • - Zgjedhjet Parlamentare 2009
+

[ posto kete artikull ne faqet me poshte ]


  • delicious.gif
    del.icio.us
  • blinklist.gif
    blinklist
  • digg.gif
    digg
  • facebook.gif
    Facebook







FIER- Pas një nate plot tension, mësohet se në të gdhirë të ditës së sotme, situata në KZAZ-në nr 20 në Fier është më e qetë. Kjo u arrit pas negociatave mes përfaqësuesve të PS-së dhe KQZ-së për transportimin e 103 kutive kutive të votimit gjatë ditës së sotme, dhe jo gjatë orëve të natës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se kutitë do të transportohen sot, me shoqërinë e komsionerëve të dy forcave politike.
"Vota është e drejtë dhe pronë e votuesve, ndaj do të doja që gjithë qytetarët shqiptarë të vihen në mbrojtje të votës së tyre", tha për mediat dje në mbrëmje kandidati i PS-së për qarkun e Fierit Gramoz Ruçi, duke komentuar në këtë mënyrë reagimin e simpatizantëve të PS-së.
Ndërkohë, kandidati për deputet, Sokol Olldashi ka akuzuar për këtë situatë tensioni PS-në, e cila sipas tij angazhoi militantët e saj dhe i drejtori drejta KZAZ-së. "Përfaqësues të PD-së në KZAZ-në nr. 20 janë marrë peng nga drejtuesit e PS-së, mes tyre dhe Kastriot Islami, të cilët nuk i lejojnë ata që të dalin nga VNV. Në mjediset e KZAZ-së kanë hyrë dhe militantë të PS-së, mes të cilëve dhe persona në kërkim dhe të armatosur", tha Olldashi. Deklarata që u kundërshtuan sakaq nga kandidatët e PS-së, të pranishëm mbrëmë në qendrën, vendosur në mjediset e shkollës së mesme "Perikli Ikonomi" të qytetit.
Akuza për këtë qëllim u shkëmbyen në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe nga selitë e partive, ku zëdhënëset bënë përgjegjëse të situatës partitë kundërshtare. Mallinda Bregu sqaroi se deputetët e PD-së ishin atje vetëm për të negociuar, ndërkohë që Armela Imeraj, nga selia e PS-së i bëri thirrje PD-së që të tërheqë ministrat e saj nga KZAZ nr. 20, pasi siç u shpreh ajo "ata po mbajnë peng mbarëvajtjen e procesit zgjedhor".

1 korrik/ ora 22.33
Përkeqësohet situata në Fier, qytetarët nuk lejojnë transferimin e kutive në KQZ
FIER- Simpatizantë të Partisë Socialiste në Fier nuk lejojnë të transferohen kutitë e votimit që KZAZ nr. 20 vendosi t'i dërgojë në Tiranë. Me dhjetëra vetë i kanë zënë rrugën makinës që është vendosur para KZAZ-së. Ata protestojnë që kutitë të mos dërgohen në KQZ, por të numërohen në Fier. "Këto kuti janë dëmtuar nga komisionerët e PD-së vetëm e vetëm për t'i quajtur të pavlefshme. Vota brenda tyre është votë e vlefshme është vota jonë", thotë njëri prej protestuese.
Ndërkohë edhe kandidatja për deputete në këtë qark Ermelinda Meksi thotë se kutitë janë të rregullta dhe është i paarsyeshëm vendimi i KZAZ për ti dërguar në KQZ. Kjo bëhet thotë Meksi për të mos lejuar daljen e kandidatit të 10 të PS-së në Fier.

*****

Procesi, 73 qendra të panumëruara. Kutitë e Fierit transferohen në KQZ

TIRANث- Deri në orën 21:00 raportohen nga KQZ se kanë mbetur kutitë e 73 QV (qendra votimi) pa u numëruar. Mësohet se kutitë e kontestuara në Fier do të dërgohen nga KZAZ nr.20 për tu numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Ky është vendimi më i fundit pas problemeve që lindën atje për vlefshmërinë e këtyre kutive dhe thirrjes së kreut socialist për të zhbllokuar situatën. Ky eshte vendimi qe mori sefundmi KZAZ nr.20. Po kështu në Tiranë kanë ardhur për numërim edhe kutitë e votimit të zonës së Fushë-Kuqes në Laç, edhe ato të shpallura me probleme në dokumentacion e votuesve. Ndersa Bushati vazhdon numerimin normalisht, ku kane mbetur edhe 18 kuti për tu numëruar deri në këtë orë.
SHEKULLI.COM
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back