Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mënyra e ushqyerjes konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit, disa formave tumorale, sëmundje këto që vitet e fundit po përhapen në mënyrë mjaft shqetësuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë në udhëzimet e veta, nënvizon rolin e një ushqyerjeje të ekuilibruar për të qenë të shëndetshëm dhe për të parandaluar apo dhe trajtuar mjaft sëmundje.
Në vendin tonë vitet e fundit sëmundje si: diabeti, sëmundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po përhapen mjaft dhe për specialistët mendohet se një ndër shkaqet kryesore është një dietë jo e përshtatshme. Sot në përdorim një dietë jo të përshtatshme me nevojat e organizmit. Dieta përmban shumë yndyrna, sheqer, kripë dhe është e varfër me fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet janë të përpunuara deri në atë pikë që nuk ngjajnë aspak me ushqimin natyralë. Për dr.Shefqet Deliallisi, i cili është i pari që studion në librin e tij “Ushqyerja dhe shëndeti. Shkenca e ushqyerjes”, duhet ditur se bazën e një ushqyerjeje të shëndetshme e përbën sasia e moderuar dhe larmia e ushqimeve. Me fjalë të thjeshta: shmangni sasitë e tepërta ose të pakta të çdo ushqimi. Nuk ekziston asnjë ushqim që i vetëm të sigurojë mjaftueshëm të gjitha elementët e domosdoshëm, për të garantuar shëndet. Prandaj është e nevojshme që dieta të përmbajë larmi ushqimesh, por kjo duhet bërë duke seleksionuar dhe njohur ushqimet e shëndetshme. Në librin e tij ai këshillon një dietë të ekuilibruar, që do të thotë merrni elementët ushqimor të rëndësishëm, që sigurojnë energjinë e nevojshme për organizmin, në përputhje me nevojat e gjithsecilit. Ekzistojnë disa udhëzues që sugjerojnë dhe arrijnë të plotësojnë një mënyrë ushqyerje të shëndetshme. Më i njohuri është ajo që njihet si dieta mesdhetare, që në bazë të saj ka ushqimet me origjinë bimore si: buka, makaronat, frutat, zarzavatet, vaji i ullirit dhe konsumimi i moderuar i ushqimeve me origjinë shtazore. Për ti vënë në praktikë rekomandimet rreth sasisë së elementeve ushqimorë që duhen konsumuar çdo ditë përdoren tabela, të cilat përcaktojnë sasinë e energjisë dhe përmbajtjen në proteina, yndyrna, karbohidrate, për secilin ushqim. Ekziston ajo që njihet si piramida ushqimore, e cila i ndan ushqimet në 7 grupe, ku në grupin e parë futen: mishi, peshku dhe veza. Këto ushqime përmbajnë 18-20 % të proteinave. Në grupin e dytë renditen: qumështi dhe derivatet e tij, që janë burim i mirë proteinash të cilësisë së lartë, por dhe burime të kalciumit, fosforit, vitaminave A, B dhe D. Në grupin e tretë janë: drithërat, patatja dhe orizi, të pasura me vitamina dhe proteina. Më pas renditen legumet si fasulet, bizelet, bathët, thjerrëzat, të cilat përmbajnë vitamina, kripëra minerale dhe sasi yndyrnash “të mira”. Në vend të pestë renditen” yndyrnat që përdoren për gatim. Këto ndihmojnë për prodhimin e energjisë dhe sigurojnë acidet yndyrore esenciale. Në dy grupet e fundit janë zarzavatet dhe frutat, të cilat janë burim vitaminash, kripërash minerale dhe fibrave ushqimore.

Dieta që mbron shëndetin

Ruajtja e një balance mes karbohidrateve, yndyrnave, proteinave, vitaminave kripërave minerale garanton një ushqyerje të shëndetshme. Kjo duhet bërë sipas një skeme të përcaktuar ose siç quhet një piramidë ushqimore e shëndetshme. Kështu karbohidratet që shpesh nënvlerësohen ndikojnë në peshën trupore, nivelin e sheqerit në gjak dhe luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e obezitetit, diabetit dhe të sëmundjeve të zemrës. Ndërkohë, për sa i përket yndyrnave rekomandohet që të mos abuzohet me to. Ato konsiderohen si “armik” i zemrës dhe si një nga shkaqet kryesore që çojnë në obezitet, diabet tip 2, kancer të gjirit dhe të zorrës së trashë. Përdorimi i tepërt çon në rritje të nivelit të kolesterolit në gjak. Por duhet ditur se jo të gjitha yndyrnat janë të dëmshme, yndyrnat e pangopura, mbrojnë organizmin nga sëmundjet e zemrës. Proteinat, janë mjaft të rëndësishme, sepse marrin pjesë në formimin e antitrupave, duke forcuar sistemin imunitar, janë burim energjie dhe ndikojnë në mjaft funksione jetësore të organizmit të njeriut. Tashmë rolit të vitaminave, shkenca ka kohë që i ka atribuuar edhe parandalimin dhe mjekimin e mjaft sëmundjeve kronike, por dhe të kancerit apo sëmundjeve të zemrës. Nuk ka asnjë ushqim ideal që i përmban dhe të jetë burim i të gjitha vitaminave. Por sasia e domosdoshme e vitaminave mund të sigurohet nga çdo dietë e zakonshme e ekuilibruar, e shumëllojshme.
 
Ushqime per permiresimin e paraqitjes

Disa lloje te ndryshme ushqimesh qe mund te permiresojne lekuren dhe floket tuaj por gjithashtu dhe per shendetin ne pergjithesi.
1. Portokallet e kuq, qershite, shega
Kolagjeni eshte nje proteine natyrale qe gjendet tek lekura dhe muskujt, por me rritjen e moshes fatkeqesisht ulet dhe prodhimi i tij ne trup. Portokallet e kuq qershite dhe blueberries ( lloj fruti) jane te pasura me antioksidante te cilet ngadalesojne plakjen dhe semundjen me ane te uljes se enjtjes. Gjithashtu ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon te rinj dhe te shendetshem. Fruta te tjera qe permbajne kolagjen jane: kiwi, kumbllat, thanat.
2. Farat e lulediellit dhe sardelet
Farat e kungullit, tuna, arrat jane te pasura me acide yndyre (fatty acid) te cilat jane te rendesishme per per qelizat e trupit. Keto acide ndihmojne ne rjedhjen natyrore te nutrienteve ne qelize si dhe ne heqjen e materjaleve qe lejne mbeturinat. Me nje fjale ndihmojne ne pastrimin e mirebajtjen e qelizave te trupit.
3. Spinaqi dhe gjerat e tjera jeshile
Nje melci e paster ndihmon qe trupi i njeriut te funksionoje sa me mire. Disa nga ushqimet qe ndihmojne ne pastrimin e melcise jane : spinaqi, brocoli. Duke ngrene sa me shume gjera jeshile ndihmon dhe ne shije, e ul pak ate nepsin per te ngrene gjera te embla. Sheqeri i tepert nuk eshte mire per trupin.
4. Majdanozi, rigoni
Nqs i ke syte e fryre kur cohesh nga gjumi, atehere kjo eshte nje nga pasojat e kripes se tepert. Doktoret rekomandojne uljen e marrjes se kripes se tepert. Ne vend te kripes, provoni ne ushqim rigon, majdanoz ose hudher.
5. Perimet
Perime te fresketa dhe ndonjehere te pagatuara jane shume te shendetshme. Jane te mira si per buzeqeshjen dhe per lekuren tuaj. Karrota, lulelakra, mashurkat ndihmojne ne zbardhjen e dhembeve duke hequr njollat e tyre. Ne qofte se keni konsumuar kafe, vere te kuqe apo dicka tjeter, ndiqeni pas me nje doze karrotash apo ndonje perim tjeter te prefeduar. Kur jane te pagatuara kane efekt me te mire ne pastrimin e dhembeve.
6. Vezet dhe bulmeti
Vitamina A eshte e rendesishme per riparimin e lekures dhe kur ke sasi te vogla te saj ne trup, lekura thahet dhe ripet. Mungesa e vitamines A ne trup shkakton rrudhje dhe shkakton mos-sherim ne lekure. Ushqimet si: melci, qumesht, veze, permbajne beta-karotin. Po ashtu dhe pjeshket, pjepri, kajsite permbajne beta-karotin te cilen trupi e shnderron ne vitamine A.
7.Salmon, avokado, mango
Salmon, avokado dhe mango jane te mira kunder plakjes. Sidomos salmoni i Alaskes eshte i pasur me omega-3 e cila ndihmon ne qarkullimin e gjakut. Gjithashtu salmoni permban dimethylaminoethanol (DMAE), i cili permireson muskujt e fytyres dhe ul rrudhat. Mango dhe avokado permbajne vitamin E dhe antioksidante. Shtojini ne sallate te shoqeruar me salmon dhe perpara do te keni nje pjate te ushqyeshme dhe te shijshme.
 
Titulli: Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?

Nuk duhet tepruar as me ushqimin e shëndetshëm

Një rregull tashmë i njohur: me asgjë nuk duhet tepruar- kjo vlen edhe për ushqimin e shëndetshëm.ثshtë zbuluar se të ashtuquajturit “super-ushqime” në sasi të mëdha mund të shkaktojnë çrregullime shëndetësore.
Me vite të tëra rekomandohet konsumimi i ushqimeve të shëndetshme, për shkak të efektit të dobishëm të antioksiduesve të pranishëm në produktet e tilla, si p.sh. boronica dhe çaji i gjelbër. Mirëpo, tash është vërtetuar se nuk është mirë të teprohet edhe me ushqimin e shëndetshëm.
Shkencëtarët pohojnë se organizmi është shumë i ndjeshëm ndaj baraspeshës ushqyese, e cila shumë lehtë ndryshon.
Madje, sipas tyre, deri te çrregullimet shëndetësore mund të vijë edhe nëse teprohet me konsumimin e ushqimit që ka veti antioksiduese. /Telegrafi/
 
اfarë duhet të hani për të qenë gjithmonë vigjilent



Dietologët rendisin tetë ushqime që ju bëjnë energjikë gjatë gjithë kohës

Ndjeheni të mërzitur kur zgjoheni nga ëndrrat dhe kuptoni se realiteti është ndryshe. E shihni veten me një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Drejtojuni kuzhinës dhe bëhuni shef i saj. merrni u drejtimin se me çfarë do të ushqeheni për të qenë të shëndetshëm. “اfarë ju hani mund t’ju ndihmojë të jeni më vigjilentë, më të qartë, do të keni më shumë energji, dhe madje do të jeni edhe më kreativë”, thotë Elizabeth Somer, RD, autor i “Dieta dhe Ushqimi”. Duke supozuar se keni bërë të paktën shtatë orë gjumë, këto ushqime do të lexoni më poshtë do ju ndihmojnë të jeni më të përqendruar, dhe që të jeni energjikë sapo çoheni në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës.
1. Një lugë sheqer
Një lugë sheqeri ose mjalti në mëngjes ju mban trurin më vigjilent. Një lugë e vogël sheqeri në kafe ose mjaltë stimulon lirimin e acetilkolinës, e cila është substancë kimike e trurit që rrit kujtesën. Por mos e teproni, se për ndryshe shumë shpejt do të ndiheni të përgjumur. Teprica e sheqerit mund të rrisë nivelet e serotoninën që sjell gjumin.
2. Një dietë me drithëra
Truri juaj pikë së pari ka nevojë për “karburant” që është glukoza, blloku bazë i ndërtimit të karbohidrateve. Kështu, pas një natë të agjërimit, truri juaj është në alarm të kuq për një fibra. Por ju nuk keni nevojë për disa drithëra dhe fibra për të mbajtur vigjilent trurin tuaj.
3. Oksigjen i lëngët dhe peshq
Salmoni përmban një yndyrë e njohur si DHA, që përbën 97 për qind të omega-3 dhe acide yndyrore që gjenden në trurin tuaj. Ju duhet shumë për të marrë sasinë e nevojshme për të krijua qartësinë mendore, duke bërë një pjesë të punës së DHA, e cila është që të marrë me vete produktet e “mbeturinave” që e bëjnë trurin tuaj të ndjehet i ngadaltë.
4. Erëza V8
Ushqime e nxehta dhe ushqimet djegëse shpejtojnë rrjedhjen e gjakut, e cila është si ngrohje për motorët tuaj. Nëse konsumoni shumë domate në mëngjes, apo hidhni një lugë gjelle e xhenxhefil të freskët në çajin e nxehtë apo të ftohtë do të krijoni një rrjedhje të shpejtë të gjakut, të ngjashme me efektin që krijojnë ushqimet e nxehta apo djegëse.
5. Soja
Soja përmban komponimet e quajtura isoflavones që ndihmojnë në qartësimin dhe kthjellimin e mendjes tuaj (dhe për të luftuar humbjen e kujtesës). Pini një gotë kalciumi të fortifikuar më qumësht soje, përziejeni me drithëra, grurë, apo disa ushqime fibroze të copëtuara.
6. Akull uji
Një gotë e vogël me ujë të ftohtë ndihmon gjakun tuaj të pompohet më shpejt. Uji i ftohtë forcon sistemit tuaj imunitar për të mbrojtur temperaturën e tij normale, e cila i jep metabolizmit tuaj një shtytje të lehtë.
7. Kafe
Po, natyrisht! Kafeina ndihmon në rritjen e vigjilencës në sajë të një lënde kimike të quajtur adenozine, e cila ndryshe bllokon kimikatet që dobësojnë trurin tuaj. Si rezultat i kësaj, ju mendoni më shpejt, drejtoni më mirë automjetin tuaj, dhe nuk harroni lehtë. Vetëm duhet të njihni pragun tuaj, pra të mos pini më shumë kafe sesa pranon organizmi juaj.
8. Nëse të gjithë të tjerat nuk funksionojnë
Merrni në pije energjike. Merrni një gotë me xhenxhefil dhe mbajeni pranë shtratit tuaj. Kur vjen koha e zgjimit pini pak nga ky çaj, po ashtu edhe para se të flini gjumë. Ky çaj ndihmon në gjallërimin e trurit, rritjen e vigjilencës dhe ju ndihmon të jeni energjikë gjatë gjithë ditës. Dhe duke u bërë një nxënës i mirë i kësaj praktike mund të bëjë të ndjeheni përjetësisht i ti, madje edhe fizikisht do ju bëjë të dukeni 2,5 vite më të rinj.
•tiranaobserver•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top