Kush jane 33 Kryeministrat e 100 vjeteve te fundit

A e dini se kush jane 33 Kryeministrat e 100 vjeteve te fundit perfshire edhe Piktorin??? Lexojini se eshte shume interesant si informacion (marre lista nga miku im gazetar Roland Qafoku):

Kryeministri I 1-rë
ISMAIL QEMALI (Qendroi në detyrë nga 4 dhjetori 1912 deri më 22 janar 1914.)

Kryeministri i 2-të
TURHAN PASHE PERMETI (Ka qenë dy herë kryeministër, nga 15 mars 1914 – 20 maj 1914 dhe nga 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920)

Kryeministri I 3-të
ESAD PASHE TOPTANI (Qendroi në detyrë nga 5 tetori 1914 deri në 27 janar 1916)

Kryeministri I 4-t
SULEJMAN DELVINA (Qendroi në detyrë nga 30 janari 1920 deri më 14 nëntor 1920.)

Kryeministri I 5-të
ILIAZ VRIONI (Ka qenë tre herë kryeministër. Nga 11 korrik deri më 16 tetor 1921, 27 maj 1924 – 10 qershor 1924 dhe 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925)

Kryeministri I 6-të
PANDELI EVANGJELI (Ka qenë katër herë kryeministër. Nga 16 tetori 1921 deri 6 dhjetor 1921, nga 6 mars 1930 deri më 11 prill 1931, nga 20 prill 1931 deri 7 dhjetor 1932 dhe nga 11 janar 1933 deri 16 tetor 1935)

Kryeministri I 7-të
QAZIM KOCULI (Qendroi kryeministër vetëm 1 ditë, nga mëngjesi deri në mbrëmjen e 6 dhjetorit 1921.)

Kryeministri I 8-të
HASAN PRISHTINA (Qendroi si kryeministër vetëm 5 ditë, nga 7 dhjetor deri më 12 dhjetor 1921.)

Kryeministri I 9-të
IDHOMENO KOSTURI (Qendroi kryeministër 12 ditë, nga data 12 dhjetor 1921 deri më 24 dhjetor 1921.)

Kryeministri I 10-të
XHAFERR YPI(Qendroi kryeministër nga data 24 dhjetor 1921 deri më 26 dhjetor 1922. )

Kryeministri I 11-të
AHMET ZOGU(Ka qene 7 herë kryeministër, nga këto dy mandatet e para ekzekutues dhe 5 mandatet e tjera si president me fuqi ekzekutuese. Nga 2 dhjetor 1922- 25 shkurt 1924, 6–31 janar 1925, 1 shkurt 1925–23 shtator 1925, 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927, 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927, 24 tetor 1927 – 10 maj 1928, 11 maj 1928 – 1 shtator 1928. )

Kryeministri I 12-të
SHEFQET VERLACI (Ishte dy herë kryeministër. Herën e parë qendroi në detyrë 58 ditë, nga 30 marsi 1924 deri më 27 maj 1924 dhe herën e dytë nga 12 prill 1939 deri më 3 dhjetor 1941.)

Kryeministri I 13-të
FAN NOLI (Qendroi si kryeministër nga 16 qershori deri më 24 dhjetor 1924.)

Kryeministri I 14-të
MEHDI FRASHERI (Ka qenë kryeministër nga 21 tetor 1935 deri më 7 nëntor 1936)

Kryeministri I 15-të
KOSTAQ KOTTA (Ka qenë kryeministër nga 9 nëntori 1936 deri më 7 prill 1939. )

Kryeministri I 16-të
MUSTAFA KRUJA (Ka qenë kryeministër nga 3 dhjetor 1941 deri më 4 janar 1943.)

Kryeministri I 17-të
EKREM LIBOHOVA(Ka qenë dy herë kryeministër. Herën e parë 24 ditë, nga 18 janari deri më 11 shkurt 1943. Herën e dytë nga 11 maj 1943 deri më 10 shtator 1943.)

Kryeministri I 18-të
MALIQ BUSHATI(Ka qenë kryeministër nga 12 shkurti 1943 deri më 28 prill 1943. )

Kryeministri I 19-të
REXHEP MITROVICA(Ka qenë kryeministër nga 5 nëntor 43 – deri më 16 qershor 44.)

Kryeministri i 20-të
FIQIRI DINE(Ka aqenë kryeministër nga 18 korrik deri më 28 gusht 1944).

Kryeministri I 21-të
IBRAHIM BIاAKاIU(Ka qenë kryeminuistër nga 6 shtatori deri më 25 tetor 1944. )

Kryeministri I 22-të.
ENVER HOXHA(Ka qenë 10 vjet kryeministër pa ndërpreje me 8 mandate. Nga 23 tetor 1944–21 mars 1946, 2 tetor 1948–21 nëntor 1948, 23 nëntor 1948–16 nëntor 1949, 17 nëntor 1949–4 korrik 1950, 5 korrik 1950–5 shtator 1951, 6 shtator 1951–9 prill 1952, 10 prill 1952–31 korrik 1953, 1 gusht 1953–19 korrik 1954).

Kryeministri I 23-të
MEHMET SHEHU
Ka qenë 27 vjet kryeministër pa ndërprerje me 7 mandate. Nga 1954 – 1958, 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962, 1962- 1966, 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970, 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974, 1974 – 1978, 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981.

Kryeministri I 24-t
ADIL اARاANI) Ka qenë vjet 11 vjet kryeministër pa ndërprerje me 3 mandate. Nga 15 janar 1982- 23 nëntor 1982, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991.)

Kryeministri I 25-të
FATOS NANO (Ka qenë 4 herë kryeministër. Nga 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991, nga 11 maj – 4 qershor 1991, 25 korrik ’97 – 23 prill 1998 , 29 korrik 2002-1 shtator 2005. )

Kryeministri I 26-të
YLLI BUFI, (Ka qenë kryeministër nga 11 qershor 1991 deri më 6 dhjetor 1991)

Kryeministri I 27-të
VILSON AHMETI, (Ka qenë kryeministër nga 18 dhjetor 1991 deri më 13 prill 1992. )

Kryeministri I 28-të
ALEKSANDER MEKSI, ( Ka qenë 5 vjet pa ndërprerje kryeministër me dy mandate. 13 prill 1992 deri 10 korrik 1996 dhe 11 korrik 1996 – 1 mars 1997.)

Kryeministri I 29-të
BASHKIM FINO (Ka qenë kryeministër 11 mars 1997 deri më 24 korrik 1997.)

Kryeministri I 30-të
PANDELI MAJKO (Ka qenë dy herë kryeministër me dy mandate. Nga 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999 dhe nga 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002.)

Kryeministri I 31-të
ILIR META (Ka qenë dy herë kryeministër me dy mandate. Nga 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001 dhe nga 6 shtator 2001 – 29 janar 2002. )

Kryeministri I 32-të
SALI BERISHA (Ka qenë 8 vjet kryeministër pa ndërprerje me dy mandate. Nga 2005 deri më 2009 dhe nga 2009 deri më 2013. )

Kryeministri I 33-të
EDI RAMA (Më 12 shtator nis mandatin e parë si kryeministër.)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top