Kush ishte Ibrahim Dalliu

Lauri

Anunnak
Hafiz Ibrahim Dalliu (lindi më 1878), teolog, përkthyes, poet, publicist, mësues dhe aktivist shqiptar.

Hafiz Ibrahim Dalliu, lindi në një familje fetare. Si fëmijë u edukua në frymën fetare të familjes dhe duke ndjekur këtë rrugë vendosi të studionte në Stamboll. Gjatë studimeve, Ibrahimi në frymen islame ai u aktivizua për çështjen kombëtare shqiptare.

Në këtë drejtim Dalliu, mendonte se funksionarët e Xhamisë dhe të gjithë besimtarët myslimanë kishin nevojë të menjëhershme për literaturë fetare në gjuhën shqipe, prandaj nxitonte qysh kur ishte në auditorët e shkollës që fillimisht djemve e vajzave t'u mësoonte shkrimin e leximin e shqipes dhe për këtë sapo u kthye në atdhe, mori përsipër detyrën e mësuesit në një nga shkollat e para të Tiranës (1901), me gjithë vështirësitë e shumta e pa u shkëputur nga detyra e imamit në faltoret e qytetit të lindjes.

Në formimin me ndjenja patriotike te Dalliu ndikoi bashkëpunimi me atdhetarë shqiptare. Në librin e tij "Patriotizma në Tiranë", autori ka përmendur mbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit. Këta qenë motivet që Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit më 1909, ku u vendos hapja e Shkollës Normale (e para shkollë e mesme pedagogjike në gjuhën shqipe në Shqipëri) e ku Dalliu u emërua mësues i kësaj shkolle të re ku A. Xhuvani shkruan, ndër te tjera, që Normalja ka ne themelin e saj djerseën dhe kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut . Mirëpo këto bindje e qëndrime 'heretike' të njeriu të përkushtuar e çuan Hafiz Dalliun në burgje mizore deri në dënim dhe përndjekje. U desh ndërhyrja e miqve dhe e shokëve si Hasan Prishtina, Mihal Grameno etj, që e detyruan gjykatën ta nxirrte nga burgu.

E gjithë jeta e Dalliut, është e ngjeshur me ndjekje policore si pasojë e veprimeve të tij kundrejt padrejtësitë dhe veprimeve për mbrojen e interesave të Shqipërisë. Pas Luftës II Botërore u emërua mësues në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës për lëndët e Besimit Islam.

Zhvillimet politike-shoqërore në Shqipëri, pas luftës, në fundin e vitit 1944, ndryshuan strukturën sociale e të gjitha fushave të jetës në qytet e në fshat, në sistemin ekonomik, arsimor, etj. deri në raportin e marrëdhënieve të individit me të tjerët. Vendosja e diktaturës së shtetit monist cenonte interesat e të gjitha shtresave dhe të drejtat e masave popullore, prandaj Hafiz Dalliu nuk mund të pajtohej me regjimin ateist, komunist e diktatorial dhe pikëpamjet e tij i shprehte hapur qoftë edhe përpara nxënësve gjatë orës së mësimit. Ai nuk mund ta mendonte shtetin të tillë që merr nëpër këmbë të drejtat më elementare të qytetarëve, ndërgjegjen dhe bindjet e tyre fetare. Eshtë thënë se atje ku ishin ngjarjet e mëdha të vendit, atje gjendej dhe Hafiz Dalliu. Vetë Hafiz Dalliu thoshte: "... Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë...".

Mirëpo ky lloj qëndrimi nuk i pëlqente diktaturës së kuqe, prandaj e arrestuan e burgosën dhe e torturuan pa asnjë argument ligjor; pas disa muaj mundimesh në duart e persekutorëve të birucave (nëpër qelitë e burgut), e liruan për mungesë faktesh dhe del nga burgu i sëmurë, i dobësuar sa nuk qëndronte dot në këmbë dhe për pasojë vdes në shkurt te vitin 1952.

/info nga wiki
hoxh_zpsaf310b10.png
 
Titulli: Kush ishte Ibrahim Dalliu

اfarë tha Ibrahim Dalliu në gjygjin që i bënë komunistat dhe pse ishte mbi 70 vjeçar.


"Kam dëgjue stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet n'anglisht, mbasi dëshroja që ata të zbarkonin në Shqipëri. Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjen as të afërme dhe as të largët. Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për tjera nuk ka çka na duhët Anadolli. Shqipëria është shtet që i përket vetëm Evropës. Me Evropën na lidhë pozita gjeografike, mardhanjet shtetnore, ato kulturore e të gjitha tjerat që vijnë pas, për një jetë më të mirë dhe të begatëshme të popullit tonë.”

(Dosja I. Dalliu, Arkivi Ministrisë së Mbrendshme, Tiranë, 1998).
 
Titulli: Kush ishte Ibrahim Dalliu

Në janar të vitit 1949, në burgun e Tiranës shkroi vargjet e titulluara “Drejtësia e sundimtarëve të sotshëm”, ose siç njihet rëndomtë "Komunistat", rreshta të cilat i ruajti dhe i fshehu me kujdesin më të madh.

Ndër këto vargje ai thotë:

Po kërkove bukën të japin urinë
Po kërkove jetën të japin patërdinë
Po kërkove nderin të japin llaftarinë
Po kërkove shokun të japin pabesinë
Po kërkove besën të japin tradhëtinë
Po kërkove mëshirën të japin gjakësinë
Po kërkove njëriun të japin kafshërinë
Po të jesh shenjtor të bashkojnë me qenërinë
Po kërkove dritën të japin errësirën
Po deshe shijen të japin të vështirën
Po kërkove fenë të japin mundimin
Po kërkove dhimbjen të japin acarimin
Po të duash paqen të bashkojn’ me krimin
Po të duash familjen të japin burgimin
Po kërkove rregullin të japin kukudhin
Po kërkove Zotin të japin të paudhin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top