Kush fle pak shton ne peshe

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kush mendon se te fjeturit pak e dobeson e ka gabim. Madje reduktimet e gjumit te shtojne ne peshe.
Keto jane te dhenat e prezantuara gjate zhvillimit te «Sleep 2009» , takimit te Shoqates Mjekesore te Gjumit qe po mbahet ne SHBA.

Gjate vezhgimit te nje grupi personash, te cilet per pese dite u lane qe te flinin me ore te reduktuara, u pa se ata shtuan 1.3 kilograme, ne ndryshim nga persona te tjere te cilet fjeten normalisht, si dhe konsumuan tre vakte te plota.

Keshtu te flesh 4-5 ore ne nate, redukton deri ne 30 perqind leptinen, nje hormon qe mban nen kontroll oreksin, ndersa rritet grelina, hormoni qe stimulon urine.

Nuk eshte e rastesishtme qe ne dhjetevjecaret e fundit, masa mesatare trupore eshte rritur per shkak te reduktimit te gjumit nga 8-9 ore qe ishte ne vitet '60 ne 6-7 ore qe eshte sot.

Ndaj mjeket thone se cdo nate njerezit nuk duhet te flene me pak se 7-8 ore per t'u plotesuar me gjume, si dhe per te mbajtur nen kontroll trupin.

Jo normal eshte edhe gjumi i tepert i cili jo vetem sjell shendet te tepruar,po edhe keputje, pasitivitet dhe shume deshire per ushqim.tchShiko fotografinë 1724841
 
Prandaj paskam marrë kile unë :(
Interesante
 
Kjo dihet... Gjumi eshte ilaci per cdo gje :D

Biles nese ben 8-9 orshin edhe lekura te zbukurohet.

Duhet te rregulloj orarin e gjumit se tani vetem 7 ore bej.
 
Ku ka me mire se gjumi, une fle pak ore gjate javes (fle vone dhe cohem heret) por ne fundjave po nuk kaloji ora 12 s'cohem nga gjumi.
 
Interesante kjo, nuk e dija...
 
Nderkoh qe po e degjoja ne radio kete kuriozitet u habita me verte sepse deri dje e dija te kunderten LOL
 
Une e kam ndegju te kunderten edhe e kunderta me ndodh mua :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top