Kush është gruaja të cilën e përzuri Haradinaj nga foltorja

legjenda

Tetova
Të gjithë u mblodhën sot në qytetin historik të Kosovës për të shënuar 140-vjetorit e lidhjes së Prizrenit.

Por as kjo ngjarje historike nuk kaloi pa ndonjë incident jo të vogël. Ishte pasardhësja e gjeneral Mehmet Derallës, Valdete Deralla e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne, por që nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj që të reagojë dhe t’ia ndërpresë fjalimin.
Valdetja nisi të tregojë se kush është duke e zgjatur fjalimin e saj, por Haradinaj u ngrit në këmbë dhe i tha që duhet vazhduar me ceremoninë, kështu duke urdhëruar truprojat e tij që ta tërheqin me dhunë nga podiumi.

Gruaja në fjalë doli në foltore dhe filloi të prezantohet si trashëgimtare e një ministri të qeverisë së pavaresisë së Shqipërisë, i cili sipas saj ishte i vetmi që kishte mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi i saj, qe i ishte bërë në Konferencën e Londrëa së vitit 1913.


“Profesor etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kamë fatin që ja pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derallës, që ju besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, i vetmi anëtar që përfaqësoj trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipëris Londinezë, shpreh keqardhjen e thelle që jo vetëm në kohen e komunizmit , kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Deralles”, ishte pikërisht këtu kur ju ndërpre fjala nga Kryeministri i Kosovës.

Por kush është Mehmet Deralla, mbesa e të cilit u poshtërua në atë mënyrë nga kryeministri kosovar?

Mehmet Pashë Deralla është një ndër figurat e shquara të Kombit Shqiptar. Ai ishte ministër i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit.

Mehmet Pashë Deralla njihet në memorien historike si një ndër protagonistët e Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878 dhe ishte një nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë. Ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi.
Mehmet Deralla së bashku me babanë e tij ishin në vijën e parë të frontit të luftës për liri. Babë e bir treguan gatishmëri të lartë për të sakrifikuar gjithçka për idealet kombëtare shqiptare.
Lidhja e Prizrenit u shtyp, por Mehmet Pasha nuk hoqi dorë nga idealet e tij. U aktivizua përsëri në Lidhjen e Pejës ,nën drejtimin e Haxhi Zekës. Mehmet Pashë Derallën e internuan në Bagdad për t’i prerë çdo mundësi kontakti me Shqipërinë

Mbas Shpalljes së Pavarësisë dhe formimit të qeverisë të parë të Shqipërisë të Pavarur, kryeministri Ismail Qemali , mbështetur në meritat, kapacitetet profesionale dhe atdhedashurinë e zjarrtë të Mehmet Pashë Derallës i ofroi postin i ministrit të ushtrisë kombëtare Shqiptare. U formua Ministria e parë e Mbrojtjes që quhej Ministria e Luftës. Ministri i parë i luftës ishte Mehmet Pashë Deralla. Kjo Ministri kishte një efektiv që përbëhej nga disa oficerë shqiptarë të ish ushtrisë turke, nënoficerë dhe popull të armatosur. Si detyrë kryesore këto forca kishin të organizonin mbrojtjen e qytetit të Vlorës ku ndodhej qeveria e sapo formuar dhe ta mbronte atë nga çdo lloj rreziku.

Mehmet Pashë Dëralla, u emërua Ministër i parë i Luftës , në bazë të mbledhjes së pestë të kuvendit Kombëtar të Vlorës, sipas votave të fituara. “Kjo zgjedhje u verifikua në seancën e pestë, e cila filloi më 3 dhjetor dhe zgjati deri më 4 dhjetor, kur u bë votimi për ministra, ku nga 63 delegatë, të pranishëm ishin vetëm 57, vend i tretë i takoi gjeneralit tetovar me 42 vota, pas Luigj Gurakuqit e Mufid Beut”.

Dita e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, 4 dhjetor 1912, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Derallas, i cili u bë organizatori dhe frymëzuesi i qëndresës me armë në dorë kundër të gjitha trupave pushtuese ballkanike që po sulmonin Shqipërinë. Ai reformoi trupat vullnetare dhe siguroi sovranitetin e Qeverisë së Vlorështtp://www.botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top