Mendoj se meshkujt, (ne kulturen shqiptare flas gjithmone)duke qene se jane rritur me nje lloj lirie mendimi dhe veprimi, me idene se une jam mashkull dhe si i i tille kam gjithmone nje lloj te drejte me shume se femrat, duke pasur kete vetevleresim, ose duke qene te ledhatuar ne kete drejtim, mendoj se genjejne disi me pak se sa femrat, ose te pakten, nuk genjejne per hiç gje.
Pershembull, nje mashkull nuk genjen kurre per lidhjet qe ka pasur, sepse ska nevoje, sepse nuk ndihet i kercenuar se femra aktuale mundta lene per kete arsye. Eshte fakt, qe femrat ne shumicen e rasteve genjejne vetem ne mardheniet e ndersjellta te dashurise, o po genjejne te dashurin per lidhjet qe kane pasur me pare, genjejne babain, duke e bere te duket qe une jam akoma goca e babit e paprekur dhe e cilter, genjejne vellain, xhaxhain etj, por shume rralle genjejne motren, nenen, gjinine femerore me pak fjale.
Si rezultat, vertet meshkujte genjejne me pak dhe femrat me shume, dhe ketu duket sikur ata marrin piket maksimale per ndershmeri, por po ta analizosh me vemendje, si efekt i krenarise se semure qe ata kane ne te qenurit mashkull, meshkujt jane qenia qe jeton ne nje bote ireale. Prandaj nje mashkull nuk e kupton kurre, se sa djalle eshte femra qe ata kane ne krah, por per fatin e keq te tyre, eshte djalli qe ata kane krijuar e ushqyer vete, duke qene se femra eshte qenie lehtesisht e adaptueshme, meshkujt mbi to formojne, ushqejne, kultivojne, forcojne nje djall, dhe kjo eshte genjeshtra me e madhe qe ata i shoqeron gjith jeten, tek nena, tek motra, tek e dashura tek e bija etj etj etj.
Kjo vlen vetem per nje kategori meshkujsh, sepse ka nga ata qe kane shume intelekt, personalitet, qe skane nevoje as te genjejne as te genjehen nga dikush, por sigurisht jane te rralle, dhe pergjithesisht te zene me pune.