Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

AnGeLiC

VIP
V.I.P
psikopat-4-678x381.jpg

Psikologu kanadez Robert D. Hare është i njohur për metodën e tij të vlerësimit të psikopatisë (Psychopathy Checklist-Revised – PCL-R), e shpesh punon si këshilltar për repartin e FBI-së, i cili merret me rastet e rrëmbimit të fëmijëve dhe të vrasësve serialë.

Në përgjithësi, psikopatë konsiderohen njerëzit, të cilët nuk tregojnë kurrfarë pendese për veprat e tyre dhe nuk janë të aftë për dhembshuri.

Sipas gjurmëve të “check-listës” së Hareit, psikologët kanë krijuar një test shumë të thjeshtë, me të cilin mund të konstatohet se, a mendon dikush si një vrasës serial?

ثshtë fjala për një pyetje të thjeshtë, e cila nuk është “pyetje truk”, e në të cilën, shumica e vrasësve serialë të arrestuar – besoni a mos besoni – kanë dhënë përgjigje të saktë.

Lexojeni këtë tregim të shkurtër, pastaj përpiquni të përgjigjeni pyetjes me nje koment ne Facebook.

“Gruaja ishte në varrimin e nënës së saj dhe ndër të pranishmit sheh një burrë të cilin kurrë më parë nuk e kishte parë. Ju duk si burrë ideal dhe u dashurua me të menjëherë, me shikim të parë. Por, nuk kishte kontakt të tij dhe nuk dinte si ta gjente numrin e tij të telefonit. Disa ditë më vonë vrau motrën e saj.”

Pyetja është: “Cili ishte motivi që ajo vrau motrën?”

Dritare net
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Qe ai te vinte ne varrimin e motres se saj dhe ti merrte nr pasi keshtu mund ta takonte perseri:P
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Qe ai te vinte ne varrimin e motres se saj dhe ti merrte nr pasi keshtu mund ta takonte perseri:P

Urime edhe zyrtarisht Sensuu.

Certifikaten e merr te marten se te henen nuk punohet.
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Haha une kete e dija dhe kjo eshte per te zbuluar se kush ka prirje deviante,edhe une kam vertet prirje se kam dhene prova lol
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Ne fakt ky test nuk ka lidhje me psikopatine por ne baze te ketij testi FBI ka gjetur ose evidentuar mendjet kriminale.
Sepse vetem nje mendje kriminale mund te arrij deri aty.
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Dhe une qe mendova se ajo mesoi me vone se ai ishte i dashuri i motres dhe keshtu e vrau per ta pasur ajo :P

Qe do te thote s'vuaj nga psikopat-lleku,jo tani per tani se si dihet jetes lol
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Atëherë, edhe ky doktori me të gjithë ekipin e tij dhe të gjithë ata që gjejnë
zgjidhjen janë psikopatë!
Dmth., të gjithë ata që nuk e kanë gjetë zgjidhjen nuk janë psikopatë,
por ama edhe nuk bijnë në kategorinë e të mençurve.
Në anën tjetër, në përgjithësi nëse dikush nuk din (s'ka prirje) të mendojë si një hajdut,
kriminel, psikopat etj., ai person nuk mund të bëhet polic, detektiv etj..
Ekzistojnë ca thënie si: "hajduti hajdutin s'un e vjen", apo "Rrugaçë Rrugaçe s'un e mashtron".

Pra, me një fjalë, për të konstatuar dikend se a është psikopat, duhet pakëz më tepër
se sa vetëm të gjejsh "mustrat" e të vepruarit të një personi apo edhe grupi.
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

...urime sensuu, pasi edhe une mendova qe e motra duhet te ishte e dashura e tij, ...krim xhelozie.

Paskam qene me km larg :) ...me pak fjale, jam me i omelt se sa duhet :)

Darius
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Haha flm,shyqyr dola e para per nje gje,se gjithmone e dyta une e shkreta :P
 
Titulli: Kush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje është zyrtarisht psikopat

Lol o e vjeter kjo me
 
Back
Top