Kush do të udhëheqë robotikën ushtarake, do të udhëheqë botën !

Delirium

No description ...
Ndërkohë që Rusia përdor tanke të telekomanduara në Siri; Izraeli prodhon “kulla mitralozi” që mund të qëllojnë kur u duket se u afrohet një armik; Ukraina zhvillon makina që lëvizin në mënyrë të pavarur; industria e luftës shkon çdo vit e më shumë drejt inteligjencës artificiale.

Shiko fotografinë 1429108

Automatizimi mund ta ketë ndihmuar shumë njerëzimin, por armatosja e robotëve me “inteligjencë artificiale” është një idetë më të kundërshtuara, pasi mundësitë për gabime fatale janë të shumta.

Në vitin 2017, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se “Kushdo që do ta udhëheqë robotikën ushtarake, do të udhëheqë botën në të ardhmen.” Kështu që, nëse një vend ndalon së zhvilluari në këtë fushë, rrezikon t’i dhurojë epërsi rivalëve.

Për këtë arsye, zhvillimi ka vazhduar. Robotët që shihni më poshtë japin një ide se si mund të jetë e ardhmja e ushtrive.
 
Shyqyr që njerëzimi po përparon. Së paku në front i dërgojmë robotët, e njerëzit shpëtojnë. :lol

Kjo punë është kështu: sa më e përsosur teknologjia luftarake, aq me afër fundi!

Unë do t'i kisha propozuar të luajnë më mirë ndonjë Game of War ,
bile përveç viktimave njerëzore edhe shpenzimet do t'i kishin kursyer! :)
 
edhe une lexoja pardje, se robotet do jene shum shpejt aktiv, ata do te dijn si ne vende pune e si ne universitet cilin njeri ta mbytin e cilin jo?

sa me habiti kjo qe lexova…. cfare eshte kjo?


se do vije kohe njerezimit ti bie vlera PAVLERث (keshtu ashtu kan ra teposht shum),
porse te hyje robotizmi ne vijim drejtimesh si orientim udheheqjesh, sme duket normal.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top