Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
kush-do-ta-besonte-quot-vdes-quot-internet-explorer_hd-770x470.jpg

Ajo që ishte përfolur prej vitesh tashmë ka ardhur zyrtarisht. Internet Explorer ka shpallur falimentimin pas plot 19 vitesh që nga krijimin i tij.
“Microsoft Internet Explorer, një browser familjar dhe i dashur për të gjithë, ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 19-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë”.

Kështu e nis shkrimin e tij ueb-faqja “yahoo.com”, në të cilin thuhet se viti 2015 shënon fundin e Internet Explorer.

Ka qenë vetë shefi i marketingut të Microsoft, Chris Capossella, ai që e njoftoi lajmin. Por mbyllja e tij do të shoqërohet me krijimin e një tjetër motori të ri kërkimi, transmeton Telegrafi.

Capossella deklaroi se tashmë po mendohet për një tjetër logo, emër dhe browser, që do të hidhet në treg së bashku me “Windows 10”.

Ai deklaroi se kjo është zgjidhja e vetme për të rikthyer në një farë mënyre shkëlqimin që dikur ka pasur IE.

Për vite me radhë, “Internet Explorer” ka mbajtur vendin e parë si browser, i pazëvendësueshëm, deri në 2004, kur u përball me “rivalin” Firefox.

4 vjet më vonë, përdoruesit e internetit u njohën me Google Chrome. Të dy këto browser, të ofruar falas, sollën rënien e IE – së në treg.

Vite më parë revista e teknologjisë “PC World” e ka quajtur “Internet Explorer” si “produktin” më të keq të të gjitha kohërave dhe programin më pak të sigurt në planet. /Telegrafi/
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

mos....kam aplikacione qe nuk mund ti hap tjeter vec me IE...hajde pune per IT tani :p
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Gjynaf... sa kujtime te bukura kam pasur me Internet Explorer :D
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Vetem per intranet e kam perdor ket lloj gjoje qe nuk ishte per asigjo! :p
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Ishte dashuria ime e pare. R.I.P.
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Nqs nuk gabohem do zvendesohet me nje tjeter te quajtur Spartan dhe kush e ka perkthyer lajmin duhet te dij qe Internet Explorer nuk eshte motorr kerkimi por shfletues (Browser), nga mi gjejne keta gazetar :(
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Po tio lexoje i here artikullin o mendje ndritur se ashtu thote shfletues (browser)
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Po tio lexoje i here artikullin o mendje ndritur se ashtu thote shfletues (browser)

E lexova por e kane ber turli

Ka qenë vetë shefi i marketingut të Microsoft, Chris Capossella, ai që e njoftoi lajmin. Por mbyllja e tij do të shoqërohet me krijimin e një tjetër motori të ri kërkimi, transmeton Telegrafi.

dmth qe eshte motorr kerkimi apo qe do zvendesohet browseri me nje motorr kerkimi?
qe te dyja jane kontradiktore pasi nga microsoft kemi BING si motorr kerkimi.

Me mir therrit ata te IT qe tani :p
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

ceshtje interpretimi eshte , kshuqe lexoje si te te vij ty per mbare

ne po interpretojme ligjet si na do qejfi...jo me nje artikull

i thirra ,por kushedi do i kete rene ndonje rrufe :p

a po vje ti te me japesh nje dore...se tjetren e jap vete :p
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Keta te IT zakonisht kane 2 huqe, ose harrojne shpejt ose bejne shpejt sikur harrojne prandaj priti dhe ca :p

te vi une po na qerase me kafe se un jam cik si ai te tema qe sdo te ekspozohet dhe te qeraset :p
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

ok ashtu e leme...kocifoz do te te hedh ne vend te sheqerit ,e nese e pi pa sheqer , ne vend te kafese lol
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Pse kaq e lig moj korbe, e lig me nje engjell si une :(
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

Mooooooooooooosss !!!
Sa vjec ishte i qori
Si vdiq mi ene ky i shkreti
Kur vdiq a ka lene ndonje amanet
A la kend mbrapa

Emi se ne te sembes se te gjithe do vdesim nje dite .
 
Titulli: Kush do ta besonte: “Vdes” Internet Explorer

valla sa shum me ben nervoz shum here dhe Chrome dhe Explorer edhe me vdek edhe keta nuk me dhimbsen fare .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top