View: https://youtu.be/Mqwoh-QUqQc
“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, nuk ndjehem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë shkova si kryeministër i Shqipërisë. Nuk kam asnjë problem personal me Albinin, por vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar. Këtë situatë e përjetojmë dhe e trajtojmë në mënyrë të ndryshme. Kjo është në të drejtën e tij”.
Kështu u shpreh kryeministri Rama nga Podgorica, këtë të premte, teksa komentoi refuzimin e takimit nga Albin Kurti, një ditë më parë, teksa kryeministri i Shqipërisë vizitoi Kosovën.
Më tej, Rama u shpreh se Kurti do të jetë i ftuar në Tiranë, pavarësisht të gjithave, ndërsa tha se ai mund edhe të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i Shtëpisë.
“Në takimin e Tiranës, pavarësisht qëndrimit të BE-së, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në takimin e Tiranës për procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dëshiroj që ne të jemi të gjashtë bashkë aty, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar dhe mund të mos duan ta ftojnë në vendet e tjera. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e tij. Madje, mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.
A2news.com