Kuriozitete nga fusha e mjekesise

Jeta

Anëtar i Respektuar
Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë.

Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak.

Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak.

Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak.

Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.

Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.

Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domos-doshme (rruzat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

Jeta e rruzave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtëriet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.

Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².

Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrahon) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve komjuterike në veprim të përhershëm.
Sipërfaqja e këtyre komjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.

Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpjetësinë 390 km në orë.

"Shkenca dhe jeta"
 
Nga momenti i shuarjes së cigares së fundit

Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh.

Pas 20 minutash: Shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale.

Pas 8 orësh: Përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur.

Pas 24 orësh: Zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës.

Pas 48 orësh: Mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë.

Pas 2 javësh deri në 3 muaj: përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%.

Pas një deri në nëntë muaj: Zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive.

Pas një viti: Rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa te duhanpirësit.

"Revista Spekter"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top