Shën Valentini është festa për të cilën shkruhen më shumë kartolina në botë, duke përjashtuar këtu Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkëmbehen 1 miliardë fraza dashurie çdo 14 shkurt dhe kjo dashuri është e drejtuar jo vetëm tek partnerët, por tek të gjithë: mësues, fëmijë, prindër dhe kafshë.
Ja një listë me kuriozitete mbi Shën Valentinin:
Sipas një sondazhi të vitit të kaluar në Itali nga Coldiretti, 48% e të dashuruarve dhurojnë në 14 shkurt lule, që janë dhurata e preferuar. Më pas ndjekin çokollatat (25%), veshjet (15%), parfumet dhe bizhutë (12%). Janë rreth 20 milionë lule që blihen me një vlerë prej 75 milionë eurosh nga italianët.
Sipas një sondazhi të ‘Reuters’ të vitit 2010, 1/5 e 24 mijë personave të intervistuar preferonin ta kalonin Shën Valentinin me… qenin e tyre. Në këtë sondazh del se rreth 50% e turqve 14 shkurtin e kalon në shtëpi me kafshën shtëpiake duke zënë vendin e parë si populli që e “urren” më shumë këtë festë. Ana tjetër e medaljes janë francezët: vetëm 10% e tyre preferon
qenin në vend të partneres.
Arsyet se pse trëndafilat e kuq janë simboli i Shën Valentinit janë dy. E para: e kuqja është ngjyra e pasionit; e dyta: San Valentino i dha një trëndafil të kuq një çifti që po debatonte duke shuar sherrin.
Shiko fotografinë 13900