-
- Anëtarësuar më
- Apr 1, 2011
-
- Mesazhe
- 115,968
-
- Reagimet e mara
- 84,995
Një terapi e avancuar me bazë qelizash staminale, në gjendje t’u kthejnë shikimin pacientëve që e kanë humbur atë si pasojë e djegieve, pritet të nisë së shpejti zbatimin.
Kjo, pasi Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për aplikimin e këtij procesi, që mban firmën e studiuesve italianë të Universitetit të Modenës.
Terapia në fjalë bazohet në mbi 20 vjet kërkime e studime, të realizuara nga një grup shkencëtarësh me famë ndërkombëtare në fushën e biologjisë dhe atë të qelizave staminale. / Top Channel