braziljania
Anëtar i Nderuar
Nëse deri pak kohë më parë jemi drejtuar te mjeku për të marrë tableta apo shurupe të pasura me hekur, për të plotësuar nevojat e organizmit që vuan nga mungesa e tij, një ekip mjekësh britanikë sugjerojnë se është shumë më efikase të rregullohet dieta ushqimore, sesa të merren ilaçe. Sigurisht, që nuk bëhet fjalë për format e rënda të anemisë, kur trajtimi mjekësor është i domosdoshëm, por për format e lehta të saj. Mjekët anglezë, që studiuan rreth 3 mijë pacientë të prekur nga anemia e mungesës së hekurit, që trajtoheshin me tableta apo produkte të tjera mjekësore për ta luftuar, gjysmës prej tyre iu kërkuan t‘i nënshtroheshin një diete ushqimore të përditshme me shumë hekur dhe ushqime me vitaminë C, ndërsa pjesës tjetër iu kërkuan që të vazhdonin të merrnin tabletat siç kishin bërë gjithmonë. Në fund të studimit u pa se rezultati i atyre që për dy muaj rresht kishin ngrënë ushqime të pasura të hekur, ishte thuajse i njëjtë me ata të ilaçeve. "Për format e lehta të anemisë nga mungesa e hekurit nuk është e domosdoshme t‘i drejtohemi mjekut apo farmacistit. Një dietë e pasur ushqimore është ilaçi më i mirë për ta luftuar", tregon kërkuesi që udhëhoqi studimin e realizuar nga Universiteti i Birmingamit. E në fakt, sëmundja e anemisë nga mungesa e hekurit është një nga sëmundjet më të shpeshta të gjakut. Ajo haset më tepër te gratë dhe një përqindje shumë e madhe e popullsisë në botë vuajnë prej saj. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit është më e zakonshmja.