Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Kura” ekuadoriane për lezbiket

AnGeLiC

VIP
V.I.P
1496245406kura4.jpg

Ekuadori nuk bën pjesë në listën e vendeve ku një lezbike mund të jetojë një jetë normale dhe për ta dokumentuar këtë, një fotografe arriti të infiltrohet në një “qendër trajtimi” të homoseksualëve.

Bëhet fjalë për një “qendër shëndetësore” që thotë se shëron të gjithë klientët e vet nga homoseksualizmi.

Gazetarja Paola Paredes arriti që të depërtojë në këtë “klinikë” duke përdorur edhe prindërit e saj. Këta të fundit u paraqitën aty me Paolan me vete dhe u thanë drejtuesve të këtij institucioni se kërkonin që ta shëronin nga lezbicizmi, sigurisht, kundrejt një pagese.

Paola, 31 vjeç, u pranua dhe me vete ajo arriti që të merrte një aparat dhe një mikrofon të fshehtë ku ka regjistruar horroret që ndodhnin aty.

Në materialet filmike dhe audion e regjisturar “kura” e përdorur kundër lezbikeve ishte lënia pa ushqim, pa ujë, dhuna dhe përdhunimi nga stafi mashkullor i qendrës.

Paredes thotë se vitet e fundit numri i klinikave të tilla është rritur ndjeshëm dhe ligjërisht ato janë të regjistruara institucione rehabilitimi nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit.

/ Top Channel
1496245444_kura.jpg
1496245451_kura1.jpg
1496245457_kura2.jpg
1496245463_kura3.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top