Kura 5 ditore me mjaltë dhe hudhra, efekte të forta në organizëm

Hera

Έτερος εγώ
Kura 5 ditore me mjaltë dhe hudhra, efekte të forta në organizëm

Kohët e fundit, jeta është bërë shumë e shpejtë, ashtu si ushqimet. Ky ritëm është shkaktar i shumë sëmundjeve të rrezikshme siç është diabeti, mbipesha, problemet me tretjen e të tjera.

Regjimet e shëndetshme ushqimore janë kthyer në një mënyrë efikase për ta ushqyer trupin me vitamina e minerale.

Shiko fotografinë 1893758

Hudhra dhe mjalti janë dy përbërës të rëndësishëm të mjekësisë popullore për të trajtuar sëmundje e çrregullime.

Uthulla e mollës gjithashtu është një nga ushqimet më të shëndetshme që i vjen në ndihmë organizmit.

Kombinimi i këtyre tre përbërësve formon një kurë natyrale të plotfuqishme që lufton një sërë sëmundjesh të rënda.

Hudhra ka vlera të fuqishme kundër inflamacionit dhe forcon sistemin imunitar.

Hudhra përmban sasi të mëdha të manganit, kalciumit, fosforit, seleniumit, vitaminës B6 dhe asaj C.

Uthulla e mollës është ideale kundër problemeve me tretjen, mbipeshën dhe dhimbjeve të stomakut.

Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve.

Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale.

Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “ multivitaminë.”

Mjalti shton energjinë, forcon sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar, lufton infeksionet dhe parandalon përhapjen e qelizave të dëmshme.

Përbërësit
1 filxhan çaji me mjaltë

10 thelpinj hudhër të plotë ose të shtypur sipas preferencës

1 filxhan çaji me uthull molle

Udhëzimet
Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë homogjene.

Më pas, masën hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Përpiquni të konsumoni dy lugë gjelle nga kjo kurë shëndetsore çdo mëngjes.

Efektet janë më të forta gjatë pesë ditëve të para të konsumit të kurës me uthull, mjaltë dhe hudhra./AgroWeb.org
 
Hajde ilaq, hajde :unsure: mjalte me hudhra :rolleyes: + uthull molle :eek:
 
Ne fakt njerzit i perdorin,i perdorim,por ka nje dicka, mendoj qe c`do lloj tip diete apo nje kombinim pak i cuditshem i rrept ,qe ne i servirim trupit pa nje konsult mjeksore nuk eshte i duhuri.
Te rregullon nje gje te zenxhirit biologjik ne organizem ndoshta e te prishe dy tre qarqe tjera. keshtu qe jam pak dyshuese dhe jo pro tyre shume.
 
Kam lexu diku qe dhe me qepe te kuqe , lengun e gjysmes se limonit dhe mjalte . E le per dy ore ose ter naten dhe vazhdo kte kure cdo mengjes .
 
Sigurohuni mos te pucni njeri mbasi te keni henger 10 thelpinj hurdhra. :lol:
 
Cfare kontrasti?uthulla nuk eshte aspak e shendetshme...hudhra po ama per
Lukth eshte armik..

mjalta vetem mjalt ..bio madje..

ps..meqe jemi ketu te bej nje shpallje te vogel un?
Nese deshiron njeri
Mjalt bio le te lajmrohet ne nr.00000567ne add arfe
 
Dietologet e rekomandojne hudhren..po une ta di qe te jete e fundit gje mbi toke..se shkoj neper mend te ha hudher..
Ka me te vertet nje arom shume te keqe...dhe kur e ndjej tek njerezit e tjere...zot behem keq..
Tek ne e perdorin shume...dhe kete zakon e praktikojne edhe kur dalin jasht shtetit..
E kam dalluar nje shqiptar ne metro..ulur afer pas meje...vetem pse ndihej era e hudhres...
Zot thash me vehte..te pakten ketej..te hiqnin dore nga hudhra..qepa dhe preshi..se dallojne me km larg...

Ke qejf dmth te shkembehesh me te moshuar jasht shtetit..sidomos grate..mbajne arom lavando..vanilje..

Tek ne..duhet te vendosesh kundra gas..se kalon direkr ne asfiksim hahahaha
 
Hmmm pse duhet mos han me njerzit udher, qep dhe presh? Me duket nje paragjykim shume i shemtuar.
Me te veretet kane nje ere karakteristike, ndonjehere teper te fort, por me duket e ekzagjeruar te thuash "per kundragaz".
Ka dhe popuj te tjere qe hane qep e udher me thes.

Njeriu sdo ndyshoj ushqimin vetem pse kaloj kufirin.

Sa per temen, stomaku im i dashur nuk e digjeron as udhren e as uthullen ashtu qe se lodh me veten me keto 2 ushqime...
 
Kjo ngjan si ushqim per ariun po ti shtohen dhe geshtenjat lol
 
Hmmm pse duhet mos han me njerzit udher, qep dhe presh? Me duket nje paragjykim shume i shemtuar.
Me te veretet kane nje ere karakteristike, ndonjehere teper te fort, por me duket e ekzagjeruar te thuash "per kundragaz".
Ka dhe popuj te tjere qe hane qep e udher me thes.

Njeriu sdo ndyshoj ushqimin vetem pse kaloj kufirin.

Sa per temen, stomaku im i dashur nuk e digjeron as udhren e as uthullen ashtu qe se lodh me veten me keto 2 ushqime...

Mund te jete paragjykim..por gjithsesi..fakti qe njerezit vazhdojne ti konsumojne..do te thote se as u intereson se cfare mendoj une dmth hahaha

Keshtu qe si pelqej..dhe nuk ka asgje te keqe te mos e pelqesh dicka...

Dhe te mendosh se ne vendin tone i hajne sepse ecin me mendimin se te shton jeten hudhra..eshte antibiotike natyral..nderkohe qe jasht si perdorin shpesh...dhe jetojne 100 vjet...

Kemi koncept te gabuar per ushqyerjen ne..harrojme se jete gjatesia vjen nga aktiviteti fizik..nga vrapi nga ecja..dhe nga ushqimi sigurisht..por jo duke u dendur me hudher e qepe...
 
Hmmm, tani mos ja hiq tere efektet udhres vetem se ste pelqen aroma....
Eshte e treguar qe ka nje efekt antioksidant , blla blla bllla se sdo flasim per udhren e efektet e saja.
Jetegjatesia varet nga shume gjera, dhe ushqimi mund te jete nje nga faktoret kyc (mbas gjenetikes dhe fatit - se kot ke gena te mira e ha shendetcem nqs te shtyp makina :p).
Aktiviteti fizik bashk me ushqimin bejne nje cift te persosur.
Pra, me pak fjale, secili mund te haj ca permesh te doj ( e nqs vine ere te keqe, se mos lakra brukselit vjen ere te mire shume kur e ha), rendesi ka ti haj :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top