Kur Shqipëria konsiderohej si një atdhe i mundshëm për hebrenjtë

Love

βeℓℓe â๓e
Një udhëtim në sinagogat hebreje në qytetet shqiptare nga Saranda deri në Berat

Shkruar nga Esther Hecht,
Hadassahmagazine


Bregdeti-i-Sarand%C3%ABs.jpg

Bregdeti i Sarandës

Vendi mё misterioz nё Evropё, Shqipëria, ёshtё njё vend i ekstremeve dramatike. I ndarё nga Evropa perëndimore pёr dekada me radhё nёn sundimin e diktatorit Enver Hoxha, Shqipёria ёshtё duke rendur drejt hapjes dhe modernizmit. Ky vend pak mё i vogёl se Merilendi, ёshtё i bekuar me diell me shumicё, male me pyje, liqene, lumenj dhe qindra kilometra plazhe tёrheqёs. Fshatra të ndërtuara prej guri ‘kacaviren’ nё shpate malesh sikur tё kenё ngrirё nё kohё, ndërsa nё qytetet bregdetare pallatet dhe hotelet po shtohen me shpejtёsi tё madhe pёr tё pёrmbushur urinё pёr diell tё vizitorёve evropianё.
Rreth 60 pёrqind e popullsisё ёshtё myslimane, si rezultat i mё shumё se katёr shekujsh pushtimi otoman. Megjithatё edhe gjysmë shekulli pas ateizmit tё detyruar, popullsia ёshtё nё shkallё tё madhe sekulare, dhe nuk ёshtё me vend ta pyesёsh tjetrin se çfarё besimi ka.
Megjithёse hebrenjtё kanё jetuar nё Shqipёri pёr shekuj, gjenden vetëm disa gjurmё tё prezencёs sё tyre. Por hebrenjtё kanё njё arsye tё madhe pёr ta vizituar kёtё vend: Besa- kodi shqiptar i nderit dhe mikpritjes. Muslimanё e kristianё rrezikuan jetёn e tyre gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore për të shpёtuar hebrenjtё, ashtu sikurse edhe qindra refugjatё tё ardhur nga vende tё tjera tё Evropёs.

Në foto: Rrënoja nga një sinagogë hebreje në Sarandë
Rr%C3%ABnoja-nga-nj%C3%AB-sinagog%C3%AB-hebreje-n%C3%AB-Sarand%C3%AB.jpg


Pak histori
Hebrenjtё nё Ballkan kanё patur lidhje tё ngushta familjare e tregёtare. Ata qё banonin nё Shqipёri ishin tё lidhur ngushtё veçanёrisht me ata qё jetonin nё Korfuz, Janinё, Arta dhe qytetet e tjera greke. Sipas historianit shqiptar Apostol Kotanit, ata mund tё kenё mbёrritur nё Shqipёri rreth vitit 70 AC. Ai thekson burimet qё pёrshkruajnё anijet romake tё ngarkuara me robёr hebrenj qё i shpinin drejt Romёs. Pasardhёsit e robёrve mund tё kenё ngritur sinagoga nё portin e Sarandёs nё shekullin e pestё AC. Pak tё dhёna ka prej atёhere, deri nё 1281 kur njё grup i vogёl tregёtarёsh hebrej qё tregёtonin kripё dhe lёkurё dhensh, zunё vend nё qytetin e Durrёsit, qё ishte njё pikёlidhje e rёndёsishme nё rrugёn tregёtare Rome-Stamboll.
Nё shekullin e 15-tё dhe 16-tё, 1/3 e qytetarёve tё Vlorёs ishin hebrenj. Hebrenjtё kishin ardhur nё Vlorё nga Franca, Korfuzi, Spanja dhe Napoli. Ata ishin eksportues tё tekstileve, lёkurёs si edhe tё agrikulturёs.
Nё shekullin e 17-tё, Vlora filloi ta humbiste rёndёsinё e saj ndёrkohё qё po merrte rёndёsi Berati. Ndjekёsit e Shabbetai Zevi (Mesia falco) u vendosёn atje. Ka pak informacion mbi hebrenjtё qё nga 1700-ta deri rreth 1860. Njё pakicё e tyre u konvertua nё islamё ose kristianё. Por nё shekullin e 19-tё, hebrenjtё erdhёn prej disa qyteteve greke, veçanёrisht nga Janina dhe u vendosёn nё Gjirokastёr, Delvinё, Vlorё, Berat, Elbasan, Korçё, Shkodёr dhe Krujё.

Nё 1912, hebrenjtё morёn pjesё nё luftёn pёr pavarёsi. Pas vitit 1928, kur Shqipёria u bё monarki, shumё hebrenj hynё kёtu nga Greqia, veçanёrisht Janina. Mes tyre ka patur farmacistё, doktorё dhe tregёtarё. Censusi i vitit 1930 flet për 204 hebrenj.

Nё 1935, Leo Elton, njё gazetar britanik vizitoi Shqipёrinё dhe i tha Judah Magnes,- presidenti i parё i universitetit hebre tё Jeruzalemit, se ‘Shqipёria ishte vendmbrojtje ideale pёr hebrenjtё dhe eventualisht mund tё bёhej atdhe i tyre’.

Pas ardhjes në pushtet tё Hitlerit hebrenjtё nga Gjermania, Austria, اekosllovakia dhe Polonia u derdhёn nё Shqipёri. Kёtu ata gjetёn strehёn shpëtimtare. Italia pushtoi Shqipёrinё nё 7 prill 1939 dhe pastaj sulmoi Jugosllavinё duke aneksuar pjesё tё mёdha tё Kosovёs pёrfshirё dhe Prishtinёn. Nё 1942 hebrenjtё nga Prishtina lёvizёn nё Berat, disa shkuan nё Shkodёr, Tiranё dhe Elbasan. Të tjerë u bashkuan me partizanёt.

Kur Shqipёria u pushtua nga gjermanёt nё verё tё 1943, situata pёr hebrenjtё u keqёsua. Shumё prej tyre u fshehёn nga banorët e vendit. Nё pranverёn e viti 1944 kёrkesa e gjermanёve pёr dorëzimin e listës së hebrenjёve, u refuzua. Pas luftёs, nё Shqipёri kishte rreth 180 hebrenj. Disa u larguan nga vendi nё fund tё viteve 1980, dhe tё tjerё nё 1991 kur u hapёn kufijtё e shkuan nё Izrael. Nё janar 2011, 69 shqiptarё u nderuan si “Righteous Gentiles” nga Yad Vashen nё Jerusalem.

Komuniteti hebre nё Shqipëri
Jakob Solomon u lind nё Vlorё ku babai dhe gjyshi i tij merreshin e tregëtinё e veshjeve. Pavarёsisht se festimi i ditёve fetare ishte i ndaluar, ai mban mend qё ata i festonin tё gjitha. Ata mblidheshin nё shtёpinё e tetos sё madhe. Kur Solomoni ishte në klasën e pestë, familja udhëtoi në një qytet tjetër për të bërë synet të dy djemtë. Solomoni shkoi në Izrael në vitin 1991. Familja e tij ishte një nga to që u dërguan në Beersheba. Të tjerat u dërguan në veri, në Karmiel. Pavarësisht nga distanca në mes tyre , të dy grupet qëndruan pranë njëri-tjetrit. Sallomoni, që e viziton shpesh vendlindjen e tij, (Vlorёn) beson se vetëm një grusht hebrenjsh kanë mbetur në Shqipëri. Një drejtues i komunitetit, në Tiranë, thotë se në vend ndodhen rreth 40-50shqiptaro-hebrenj duke përfshirë këtu 20 fëmijë. Shumica kanë bizneset e tyre, por të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe i gëzojnë së bashku festat tyre, por nuk ka shkolla hebrejsh apo varreza të tyre.

Në 2010, Shabad hapën Hechal Shlomo Synagogue, në Tiranë duke caktuar Rabbi Yoel Kaplan, si kryerabi i Shqipërisë, me bazë në Thesaloniki. Sipas kalkulimeve të tij, del që Shqipëria ka 200 hebrenj dhe disa qindra të tjerë me lidhje hebrenjsh. Kaplan shpreson që të përfitojë tokë për varrezat e hebrenjve.

Pejsazhet shqiptare
Tё udhёtosh nё Shqipёri ёshtё njё sport ekstrem. Nё rrugёt e saj ecёn makina, traktori, karroca e kuajve dhe ndonjёherё shikon edhe gomarё, dele apo dhe e mushka.
Por pamjet pёrreth radhiten nga thjesht tё bukura,- nё mahnitёse. Rruga nga Saranda nё Vlorё duket sikur luan kukamshefti,- herё dredhon e fshihet nёpёr male, e here del nё lugina.
Nё mes tё kёsaj bukurie, sidoqoftё, 750.000 bunkerё antitank të ndёrtuar nga Enver Hoxha janё të shpërndara kudo si kёpurdha malinje qё tё kujtojnё vitet e errta.
Saranda nё gjirin e detit Jon, qyteti mё jugor i vendit, po rritet me shpejtёsi. Nё qendër, nё kryqёzimin e rrugёve Abedin Dino e Vangjel Pandi, njё sinagogë tё madhe e shek. 5-tё, që mё vonё u kthye nё kishё, iu vu eskavatori. Sipas arkeologëve izraelitё, fakti qё sinagoga ka qenё nё qendёr tё qytetit tё lashtё tregon qё atё kohё hebrenjtё kishin komunitet tё madh dhe po u shkonin punёt mirё. Mozaikёt nё dysheme nё bazilikёn qёndrore dhe nё njё dhomё anёsore pёrmbajnё simbole, si menorah dhe njё imazh qё shembёllen Arkёn e Shejtё. Dyshemetё janё mbajtur tё mbuluara pёr t’i mbrojtur. Nё muzeun arkeologjik, vetëm një bllok më tutje gjinden fotografi. Për të shikuar një pamje më të bukur të Sarandës duhet marrë rruga e Butrintit. Butrinti shtrihet 10 mile në jug, është park nacional dhe një nga perlat e Shqipërisë por e çmuar edhe jashtë vendit.Nga Saranda, një rrugë e shkurtër makine me dredha, në verilindje, të shpie tek një tjetër perlë, në Gjirokastër, vendlindjen e diktatorit Enver Hoxha dhe të romancierit Ismail Kadare. Shtëpitë, rrugët e ngushta me kalldrëm dhe kështjella kanosëse janë të gjitha prej guri dhe frymëzuan Kadarenë për ta krahasuar qytetin me një krijesë prehistorike që kacaviret mbi mal.

Rruga gjatë bregdetit nga Saranda në Vlorë shoqërohet nga drurë kedri dhe pisha. Rrugës shikon shitësa ambulantë që shesin mjaltë në kavanoza të masave të ndryshme.
Vlora, një qytet i madh bregdetar, me plazhe me rërë ka qenë qëndër e e jetës hebraike, megjithëse pak gjurmë kanë mbetur prej saj. Në qoftëse hyn në qytet nga jugu, nga Ujët e Ftohtë, mban djathtas e ndjek bulevardin e Skelës, arrin tek një vend që quhet Orizi. Aty pranë kanë qenë dikur varrezat e hebrenjve, myslimanëve dhe kristianëve që qëndronin në krah të njëra tjetrës. E gjitha ka lëvizur jashtë qytetit në një vend që quhet Babica.
Fill pas Sheshit të Flamurit, një park i bukur me Monumentin e Pavarësisë dhe varrin e Ismail Qemalit, themelues i Shqipërisë moderne, është ProCredit Bank. Këtu, në mes të dy shtëpive, ka qenë dikur sinagoga më e madhe e qytetit. Nga Muzeu Historik, po të kthehesh majtas, rreth 100 jard më tej del te Rruga së Hebrenjve (Jeës’street) që fillon tek Kulla e Sahatit dhe është e gjatë rreth 150 jard. Një pllakë e ngjitur në godinë, liston emrat e familjeve hebrenj që kanë jetuar këtu. Disa prej tyre kanë qenë këpucarë, të tjerë kishin dyqane me tekstile. Një shënim në një pllakë te vendosur në godinë thotë ” Mbrohet nga shteti”.
Kthehemi tek sheshi i Flamurit. Këtu pranë kanë qenë dy sinagoga. Njëra u shkatërrua nga një tërmet dhe tjetra nga zjarri. Afrohemi tek xhamia e famshme Murad, e shek. 16-të,e ndërtuar me gurë të gdhendur. Ngjitur me të është një godinë e bukur me dritare me harqe, që ende është pronë e hebrenjve. E ndërtuar në 1928 ka shërbyer si sinagogë dhe pastaj si librari. Sot është shkollë private, shkolla nr.1.
Më në fund kthehemi në skelë dhe udhëtojmë buzë plazhit për tek një vend që quhej Triport. Thuhet se këtu erdhën hebrenjtë e përzënë nga Spanja.

***

Në foto: Rruga e Hebrenjve në Vlorë
Rruga-e-Hebrenjve-n%C3%AB-Vlor%C3%AB.jpg


Nga Vlora vazhduam në veri. Kaluam Fierin dhe ndaluam në Berat. ثshtë një qytet i vjetër i ndërtuar në shpatet e malit të Tomorrit që vështron lumin Osum. Berati është një nga trashëgimitë e rangut botëror, dhe thirret ”Qyteti i një mijë dritareve”. Janë shtëpi të bardha me dritare me korniza të bëra nga dru me ngjyrë të errët, që duken sikur janë vendosur mbi njëra tjetrën. Gjatë periudhës osmane, Berati shquhej për gdhendjen e drurit. Ngjisim kodrën për tek kështjella. Gjatë rrugës ndalojmë tek Muzeu Etnografik i cili më parë ka qenë shtëpi private. Drejtori,babai i Ajet Nallbanit, farkëtar Hyseni fshehu një hebre gjatë luftës së dytë botërore.
Kështjellat shqiptare kanë qenë vende të fortifikuara ku jetonte populli. Në kështjellën e Beratit ndodhet kisha e Shën Mërisë,që aktualisht është kthyer në muzeum dedikuar piktorit të shquar të shek.16, Onufrit. Sikurse Vlora edhe Berati ka një rrugë që quhet ”Rruga e hebrejve” perpendikular mbi Antipatrea.

Nga Berati vazhduam drejt Lushnjes, në Elbasan. Rruga nga Elbasani në Tiranë është marramendëse, e bukur sikur je në Alpe.
Tirana shtrihet gjërësisht si një qytet i gjallë e plot ngjyra dhe me më shumë se 600 mijë banorë në ditët e nxehta të verës qytetarët dalin nga shtëpitë e ulen në kafenera në periferi të qytetit, nën hijen e pemëve. Thuajse e vetmja gjurmë që na kujton jetën e hebrenjve këtu është një pllakë në Muzeun Historik që liston emrat e familjeve që fshehën hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Shoqata e miqësisë Shqiptaro-Izraelite, në katin e dytë të hotelit Livia, në qendër të qytetit jep informacion për Izraelin dhe inkurajon marrëdhëniet midis dy vendeve. Drejtori i saj, Petrit Zorba, është një minierë informacioni..

Përktheu: A. Lifschin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top