Kur Muza vjen dhe pi vere me ty

Baboon

12... forget about it!
Dëshirë pa zë
Shpesh i servir vetes dëshirën e mos dëshirës
Kësisoj s'kam se c'humb
Etiketën e së keqes ja ngjis së mirës
Si një bakall pelivan pa zor, pa shumë mund

Ti më kot lajkatohesh me qerpikët ngritur
Bukuria tënde s'më marros
Sot kam kreshme, s'jam fare i uritur
Dëshira s'ka zë, s'thërret dot mos

Lulet në parvaz më verbojnë sytë
Kujtime që prishin orën e qetë
Shtroj vetëm një pjatë, s'ka të dytë
S'ka asnjë "dua", dëshirë jam vetë
 
Dëshirë pa zë
Shpesh i servir vetes dëshirën e mos dëshirës
Kësisoj s'kam se c'humb
Etiketën e së keqes ja ngjis së mirës
Si një bakall pelivan pa zor, pa shumë mund

Ti më kot lajkatohesh me qerpikët ngritur
Bukuria tënde s'më marros
Sot kam kreshme, s'jam fare i uritur
Dëshira s'ka zë, s'thërret dot mos

Lulet në parvaz më verbojnë sytë
Kujtime që prishin orën e qetë
Shtroj vetëm një pjatë, s'ka të dytë
S'ka asnjë "dua", dëshirë jam vetë
Tani mi kënaqe syt 🤗
 
Veshtrime që shkrihen

Vapa përvëluese më bëri të zgjedh fustanin e ditës së nesërme.
Pikërisht atë fustan që unë quaj fatsjellës. Ndonse i vjëtruar, ai më kujton ditët kur isha ende vajzë.
Mbase nga lulet që dekorojnë cohën e lirë industriale, të cilat ngjajnë tamam si flutura thuajse te gjalla, të lira e shumë ngjyrshe ashtu si unë vajzë...

Por, përpara fustanit tim të parë.
Më kujtohet gjimbajtësja ose çdo lloj pëlhure e rrecke, për të fshehur natyrën që po shpërthente në trupin tim asokohe. vetëm e vetëm që të vazhdoja të ndihesha akoma e lirë dhe e pa peshë, ashtu por si një flutur.

Qesh me veten ndëkohë, ngase sot do të duhej një flutur e stërrmadhe per ta bërë ketë efekt.
E megjithatë edhe sot "fluturat" e bënë magjinë si gjithnjë.
Ashtu siç bënte pëlhura prej leshi mbeshtjellur si nje bollë rreth mesit të tim eti.
Një burrë i gjatë edhe plak.
Por që ajo pëlhurë e vjetruar, thurur shtrejt e me ngjyra rreth brezit, e ngrinte atë në këmbë.

As fytyra e shefit nuk mori ate thartirën e zokonshme kur unë i kerkova ta lija pak më herët punën sot. Perkundrazi mu duk dashamirës.
Përfundimisht ky fustan ka diçka magjike!

Aty per aty, arsyeja kumbon ne kokë

"Budallaçke bestyte"

Por teksa e pikas veten duke ecur me hap të shtruar drejt stacionit të urbanit, dhe jo duke rendur si zakonisht,
Arsyeja fanpset sdi se ku.
Qeshem sërish si çupëlinë që beson tek zanat.
Buzeqeshja shtohet, kur vërej se autobuzi nuk ka shume njerëz brënda.
Sapo ngjis shkallët e hyrjes, një ndejse bosh e tëra për mua.
Por nuk ulem.
Ma ka enda që ajri nga dritarja katerkendore e vogël siper ndejses te më rrahë fytyrën, paçka se me një grimase jo të vogël pluhuri, tashmë imun per njerzit që udhetojnë me urban.
Fatirino u beh sa hap e mbyll syte. Nuk mu duk fort i interesuar të shihte abonenë
që sakaq unë nxorra nga çanta me një levizje mekanike të ngulur në muskuj.
Por me një buzqeshje edhe vështrim të cilin e njoh tashme aq mirë, aq sa muskujt nxjerrjen e abonesë nga çanta, më fton të ulem në ndejsen bosh.
E falenderoj por nuk ulem.

Nuk ka rëndësi se çfarë vesh, tashmë veshtrimet plot epsh të meshkujve më janë bërë rutine. Dhe nďër vite jo vetëm që kam krijuar imunitet, por mendoj se më kan bërë të jem disi harbute me raste e plot shpoti.

"Si do të të pozoj për ty ?"

Një ndër më të shpeshtat që përdor.

Aty për aty vetsiguria së bashku me kenaqsinë e meshkujve, shëmbet si nje keshtjellë prej rëre.
Nuk e fsheh ka kohë që me shijon kjo sjellje e pa cipë përkundër natyrës time.
Dhe si për ta konfirmuar të gjithë sharmin e tij, fatorino vjen sërish me ftesën që te ulesha sespe do të ndizte kondicionerin e autobuzit.
E falenderoj sërish duke u përpjekur te mbaj te qeshurën idiote qe po më mbyste grykën.

Edhe pa u hedhur sytë , i ndjeja të gjitha vështrimet që po me hetonin mua, madje edhe ato të seksit të njëjtë.

Ashtu si unë në këmbe qëndrojnë tre a katër udhëtarë syresh.
Por vëmendjen ma tërheq një djalë i ri mbase moshatar me mua. Nuk kishte asgjë të veçantë ne pamjen e tij, ishte më i shkurtër se unë. Edhe pothujase e sigurtë isha, që peshonte me pak se unë. Veshja pastaj s'di, ato xhinse aspak të përshtatshme për ktë ditë të nxehtë.
Ajo bluzë e dalë boje, kufje qe i vareshin si penj marionete rreth qafës, asnje unazë, orë apo aksesor. Sikur kishte dalë nga revistat e vjetra të stilit "homless-punk"

Kot mendova me vete.

E megjithatë, s'di çfarë më shtynte ta vështroja her pas here.

"Xhinset vertetë të pa përshtatshme për stinën, por bluja paksa e zberdhylët eshtë vërtet e bukur "

..." bluza e vjetruar edhe e dalë boje, por duket që eshtë origjinale edhe material i mirë"

"Moj! Mblidh mendjen! "

Ndoshta ngaqe ish ndër te paktët i cili nuk e vuri re praninë time ne autobuz, apo ajo pamja e tij ashtu e shkujdesur s'di të them çfarë, por se dëshira që ai të kthente një herë kokën drejt meje po bëhej opsesion.
Gjëndja emocionale po më trazohej.
Tashmë buzqeshja moskokçarse e para disa minutave kish nisur të rrudhte cepat e buzëve , të cilat me shpejtesi po thithnin lagështirën e tyre duke sjellë thatsirë...

Nuk ishte më çështje dëshire vështrimi i tij, por kur, edhe si do të ndodhte.

As që e vura re se autobuzi kish ndaluar në stacionin e radhës.
Madje as kur një grua me një cantë me të madhe se veten çau si një hajdut permes gardhit, mes meje dhe ndejses bosh me një shpejtësi të habitshme.
As për thirrjen ankuse instiktive që bera në po atë kohë, nuk jam e sigurtë.
Në e bëra për shkak të çantës së saj që me shtyu para me forcë, apo se doja dëshpërimisht të terhiqja vëmendjen e tij...

E megjithatë ai nuk mi hodhi sytë si pjesa tjetër e autobuzit.
Vazhdonte të kish ngulur shikimin jasht dritares, me një shprehi profili a thua nuk qe ne një urban të pisët, plot zhurme e pluhur por në një anije edhe po vështronte horizontin qetsisht.
Po e humbisja durimin. Ndjeja gjakun që nuk po ma ftohte më trupin, por po niste një proçes të kundërt.
Edhe bulzat e djersës nuk vonuan të shfaqen, por se nuk qenë aspak djers vape...
Isha e sigurtë që po të më shihte qoftë edhe një herë do behej një me të tjerët aty brënda...

"Po sikur..."

"Le më të kisha veshur diçka tjetër "

Si për ti shuar pasigurinë vetes, por ndodhi e kuderta...

Aty ndjeva inat befas qe nuk kisha veshur dicka të re. Edhe "fluturat" lule u zhbënë nga fustani, ato u kyhyen në miza që po gerryenin qënien time tashmë.

"Mblidh mendjen moj! Ç'të hipi kshu si adoleshente"

E megjithate e ndjeja se të kuqtë me kishte rrethuar komplet kraharorin, edhe fytyra më qe ndezur.
Nuk isha më e sigurtë nëse e doja vështrimin e tij...
Ai profil në pak, në fare pak, u bë objekt adhurimi për mua.

Erdhi stacioni radhës ai befas heq dorën nga tubi paralel ku ishte mbajtur, sikur të kishte hequr dorën nga kraharori im.
Edhe menjëherë zemra nis të rrahë si e çemndur. Ndjej frym marrjen e çrregullt...

"Po zbre..."

Zot! Ai zbriti vertete.

Ja tek eshtë aty në trotuar. E shoh tek fut dorën ne xhepin e pasëm, nxjerr një cigare.
Unë nuk i kam qejf duhan pirësit. E megjithatë nuk kam parë deri më sot një gjest aq të zakonshëm sa ndezja e një duhani të jetë aq joshëse se ajo skenë.

Fluturat në fustanin tim tashmë qenë bërë grumbull, e ishin mbledhur si një zgjua të tëra tek stomaku im.
Po dridhesha.
Dalja qe dy hapa larg.
Dera ishte ende e hapur.
Çdo qelizë e trupit tim më shtynte drejt saj. Por isha e mpirë.
Nuk levizja dot, me vështrimin e ngulur tek ai.
Dhe befas teksa ai e thith fort cigaren, tymi si nje tis i bardhë mjergulle ja vesh portretin... ai më vështron?!

Po po ai më vështron!

S'ka asnjë dyshim. Shikimet tona rroken në thellsinë e bebzave.

Ato puthen. Fillimisht ngadalë pastaj me pasion, grisin rrobat tona të vjetra,
Të ndjenin mishrat që ngjiten, që bëhen një....

Nuk di se sa kohë kaloi autobuzi në stacion.
Mpirja ime i kishte dhënë atij gravitetin e gjithë tokës siç duket. Edhe e kishte të pamundur te shkulej nga vëndi. Gomat e tij qenë shkrirë e bërë zift nuk shqiteshin nga asfalti...

Jo kurrsesi! Ashtu siç nuk u shqitën vështrimet tona, jo për atë qiell pa u dehur deri ne pikën kulmore!
Deri në ekstazë.
Kur më në fund autobuzi u bë i lehtë edhe çau përpara në udhë, nuk jam ende e sigurtë nëse udhëtarët e dëgjuan pasthirrmën çliruese që unë lëshova...
 
Në errësirën që na bashkoj
Aty nisëm rrugëtimin
Dorë përdore të bashkuar
Për ta gjetur pak ndriçimin
Ashtu të heshtur dorështrënguar
Errësirën pas po linim
Nëpër ëndrra të trazuar
Gati për të prit Agimin
Dhe kur djelli më në fund lindi
Ball për ballë ne ndaluam
Na përhumbi i thell shikimi
Aty shpirtrat bashkë bashkuam
Lëm të futem të pëshpërita
Në zemrën tënde aty më mbaj
"Me kohë qëndron aty si drita"
Më the dhe ike ti pastaj .
Bashkë do jemi përgjithmonë
Asnjëherë nuk do të humb
Ktheve kokën mërmërite
Ky është fillimi nuk është fund 🌞
 
O @Baboon djali,uroj te jesh mire ti dhe pena jote qe shkruan bukur.
Na dergo ndonje rrjesht per letersine!
Te pershendes dhe uroj te jesh mire! 🤗
 
Dëshirë pa zë
Shpesh i servir vetes dëshirën e mos dëshirës
Kësisoj s'kam se c'humb
Etiketën e së keqes ja ngjis së mirës
Si një bakall pelivan pa zor, pa shumë mund

Ti më kot lajkatohesh me qerpikët ngritur
Bukuria tënde s'më marros
Sot kam kreshme, s'jam fare i uritur
Dëshira s'ka zë, s'thërret dot mos

Lulet në parvaz më verbojnë sytë
Kujtime që prishin orën e qetë
Shtroj vetëm një pjatë, s'ka të dytë
S'ka asnjë "dua", dëshirë jam vetë
Lind pyetja: Kush fshihet pas ketij nick name :) qe kaq bukur shtron ugarin me shkronjat e zeza!
Vargje qe nuk te mjaftojn vetem me kaq por duhet akoma me shume per te lexuar e ndjere!
Muze pa fund 'rrebeli' @Baboon 🤗
 
Lind pyetja: Kush fshihet pas ketij nick name :) qe kaq bukur shtron ugarin me shkronjat e zeza!
Vargje qe nuk te mjaftojn vetem me kaq por duhet akoma me shume per te lexuar e ndjere!
Muze pa fund 'rrebeli' @Baboon 🤗
Kte nickname kam pas gjithnjë
Te falenderoj 🤗
Ja kam ca kshu qe i kam shkruar si pune prove se une sja them per poezi por me binden per te kunderten e me hyri ne qejf sic duket 😅
Por sidoqofte proza me pelqen me shume
 
Kur eshte konkursi Nev?
Te perqafoj uroj te jesh mire edhe ti 🤗
Ti sille krijimin kur duash deri ne fund muajit,dhe do e hap muajin qe vjen konkursin tjeter.🤗
 
Dëshirë pa zë
Shpesh i servir vetes dëshirën e mos dëshirës
Kësisoj s'kam se c'humb
Etiketën e së keqes ja ngjis së mirës
Si një bakall pelivan pa zor, pa shumë mund

Ti më kot lajkatohesh me qerpikët ngritur
Bukuria tënde s'më marros
Sot kam kreshme, s'jam fare i uritur
Dëshira s'ka zë, s'thërret dot mos

Lulet në parvaz më verbojnë sytë
Kujtime që prishin orën e qetë
Shtroj vetëm një pjatë, s'ka të dytë
S'ka asnjë "dua", dëshirë jam vetë
Urime dhe ju pergezoj per emocionin e percjelle prej ketyre strofave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top