Kur koshi i plehrave vlen më shumë se kasaforta.

[^_^]

If you understand me, you can overwhelm me.
Guvernatori Fullani humbi punën, u ndoq penalisht e madje edhe u arrestua disa ditë, vetëm se në invetarin e monedhave të nxjerra jashtë përdorimi mungonin disa.

U ndëshkua Guvernatori sepse disa punonjës të shërbimeve mbështetëse në Bankë vodhën kartmonedha jashtë përdorimi, gjithsej rreth 7 milionë dollarë (kundërvlefta e lekëve të vjedhura nga koshi i plehrave).

Kjo ishte nën drejtësinë e "vjetër" e "të korruptuar".

Sot më drejtësinë e re, të reformuar sa më ska, Banka e Shtetit humb ashiqare të paktën 150 milionë euro në aktivitet tregëtar, ku Banka nuk presupozohet të humbë. Banka e shtetit nuk ka qëllim tregëtar.

Rezerva financiare që Banka e ruan me ligj për një ditë të keqe, ka rënë nga 30 miliardë lekë në më pak se 5 miliardë (shih Gjergj Erebara në Reporter.al).

Ama Guvernatorit të sotëm dhe askujt tjetër në Bankë NUK I HYN GJËMB NË KËMBË!!!

Unë nuk kërkoj burgosjen e askujt, por për barazi para ligjit dhe përgjegjësi para detyrës publike Guvernatori largohet nga ajo detyrë.

E pra dëmi që i ka ardhur bankës sot është rrezikshmërisht më i lartë sesa monedhat jashtë përdorimi të vjedhura dje.

Dje vodhën koshin e plehrave dhe u mbajt përgjegjësi. Sot kanë prekur kasafortën, por hiç përgjegjësi.
Ky është dallimi!

Mos na ndodhtë ndonjë emergjencë financiare se rrezerva e Bankës paska shkuar për lesh.😯

*E çuditshme është se edhe lajmi për këtë dëm skandaloz financiar nuk merr aspak jehonë mediatike.

Zot bëje mirë!🙏
Se për këtë shtet jemi të mbaruar.

Y.M
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top